We use cookies - they help us provide you with a better online experience.
By using our website you accept that we may store and access cookies on your device.

Intervistë me fituesin e kupës Manfred! Dua te behem trajner i NT

Ne kemi zhvilluar nje interviste te shkurter, me te parin perdorues te huaj ne Shqiperi i cili eshte per here te pare fitues i Kupes se Shqiperise.

Ai, na tregoi per lidhjet e tij me Shqiperine, finalen e Kupes se Shqiperise dhe enderren e tij per te qene trajner i Ekipit Kombetar.

Une ju ftoj te lexoni mendimet e tij rreth kesaj loje lidhur me zhvillimin e ekipit te tij dhe arritjen e trofeut te kupes.

Ju lutem, a mund të na prezantoni veten tuaj?

Për shkak të kësaj loje, emri im është Manfred. Unë jam 33 vjeç dhe jetoj në Frankfurt / Main (Gjermani). Unë punoj në industrinë e IT.

Na tregoni dicka për ekipin tuaj. Përse ke zgjedhur te luash me ekipin e dytë në këtë vend? Je i lidhur me dikë në jetën reale apo në Hattrick?

Po! Kam zgjedhur Shqipërinë për shkak të disa miqëve në jetën reale. Pas Gjermanisë, ky është vendi me të cilin kam më shumë lidhje. Por për fatin e keq, deri tani unë nuk kam qënë kurrë aty

Për shkak të forumeve, Hattrick është edhe një lojë sociale. Na tregoni ju lutem për mikun tuaj më të mirë në HT dhe rivalin apo pjesën tuaj më të keqe në HT.

Të jem i sinqertë, për disa arsye unë nuk mund të përqëndrohem në pjesën sociale të lojës si pjesë sociale e jetës sime, nga e cila të mund të marr sadopak kohë nga jeta reale.
Rivali im më i hidhur është vetë HT (sidomos për ekipin tim të parë) është pjesa më e bukur e lojës, vetë motori i lojës .


Na tregoni gabimin tuaj të parë dhe gabimin tuaj më të keq me ekipin tuaj?

Si fillim, gabimi i parë ishte ndoshta vendosmëria që kisha për të arritur vendin e parë;-) Tani unë jam i varur nga HT për shkak të lojës dhe e kam shumë të vështirë për t'a lënë atë edhe nëse ai ndonjëherë më shkakton shumë zemërim (si për shembull kur në këtë valle, përfshihet edhe rivali im më i hidhur).

Një numër i konsiderueshëm i skuadrave të dyta janë zhvilluar shumë shpejt, nëpërmjet përdorimit të metodës lojtarë të vjetër dhe cmime të lira. Cila është strategjia juaj në lidhje me këtë gjë? A do të përdornit këtë strategji edhe për ekipin tuaj të parë?

Po! Stratagjia ime është të ndertoj një brez të artë me lojtarë mesfushorë dhe të përdorja lojtarë të vjetër dhe të lirë për repartin e mbrojtjes dhe sulmit. Ende jam duke e ndjekur këtë strategji dhe si shkak i kësaj, kam në ekip katër mesfushorët e mi origjinalë (Mulo, Dushku, Mazreku dhe Mehmeti)
Strategjia të krijosh një mesfushë të fortë në kombinim me sulmusat e tërhequr difensiv, është aktualisht dicka e pëlqyer nga motorri i lojës.


Është e vështirë të transferosh këtë strategji tek ekipi im i parë sepse kushtet janë te ndryshme. Për shkak te numrit të madh të përdoruesve në Gjermani është shumë e vështirë te arrish në seritë e larta dhe vecanërisht në raundet e sipërme të kupës. Për shkakt të kësaj, ti ke më pak të ardhura në ekipin tënd, të cilat mund të përdoreshin për të ndërtuar një ekip të fortë. Por unë aktualisht përpiqem të ndryshoj fokusin e stërvitjes te ekipi im i parë nga mbrojtja, drejtë një ekipi të orjentuar më së tepërmi në mesfushë dhe sulm.

Në mënyrë të shpejtë por jo të papritur, ju jeni fituesi i Kupës së Shqipërisë. Na tregoni ju lutem, cili është lojtari më i mirë i ekipit tuaj dhe ecurinë e aftësive të tij në këtë moment.

Lojtari im i preferuar është Drinaz Dushku (380611279).
Unë e bleva atë në fillim të rrugëtimit tim nëpër Shqipëri. Ai mori sasi të konsiderueshme stervitje në organizim dhe pasime. Tani ai ka nivelin 16 në organizim dhe është duke kaluar nivelin 13 në pasim. Të mos harrojmë specialitetin e tij me kokë. Ndoshta një ditë, ai do të ketë një shans për të luajtur për Ekipin Kombëtar Shqiptar.


Ekipi juaj ka filluar me 2-5-3 në finalen e Kupës së Shqipërisë. A mendoni se ju keni rrezikuar disi? Na tregoni cila ishte strategjia juaj për atë finale.

Unë mendoj që shanset për të fituar ishin 50 me 50 sepse kundërshtari im gjithashtu kishte një ekip shumë të fortë. Unë e dija se mund t'a merrte mesfushën nëse do të luante MOTS. Kështu që unë vendosa për të hedhur të gjitha vezët në një shportë :-) Në fund kjo ka funksionuar shumë mirë.
Ekipi im ende vuan për shkak të MOTS-it. Në vazhdimësi, shpresoj se unë do të mund të arrij në vendin e 6 të renditjes në Kategorinë Superiore.


Si fituesi i kupës do të luani në Hattrick Master. Cili është objektivi luaj në përfaqësimet ndërkombëtare?

Kjo është e vështirë të parashikohet në këtë moment sepse varet edhe nga shorti. Unë shpresoj që të fitoj të paktën në turin e parë. Mendoj që kjo gjë nuk do të më vërë shumë në siklet.

Nëse do të kishit mundësi, cilat janë dy gjërat të cilat do donit të ndryshonit në Hattrick?

Sjelljen e tifozëve: Nga këndvështrimi im ka lëvizje të mëdha në lidhje me numërin e spektatorëve në një ndeshje, në varësi të asaj nëse ke humbur apo fituar ndeshjen e fundit. Sidomos kur humbet me random dhe për fat të keq, ke humbur edhe ndeshjen e mëparëshme, atëherë je i ndërshkuar dyfish.
Motorin i lojës: Ka ende shumë random në lidhje me rezultatet e ndeshjeve. Sipas këndvështrimit tim, kjo gjë u përkeqësua akoma më shumë me ndryshimet e këtij sezoni në ME.


Sipas mendimit tuaj, por mbi të gjitha të qënit një përdorues Gjerman, cilat janë gjërat kryesore për të cilat Shqipëria ka nevojë?

Problemi kryesor është numri i vogël i përdoruesve aktivë. Mendoj që nëse do të ketë më shumë përdorues, konkurrenca do të rritet cilësisht. Megjithatë unë mendoj se komuniteti Shqiptar është duke bërë një punë të madhe. Ekipi Kombëtar u kualifikua për Kupën e Botës së fundi dhe është gjithashtu në një pozicion të mirë në renditje këtë herë.
Ëndrra ime personale është që të jem trajneri i Ekipit Kombëtar një ditë.
Por për të bërë një NT duhet që unë të investoj një shumë të konsiderueshme kohe, në pjesën sociale të kësaj loje dhe në këtë fazë, ndoshta nuk jam i gatshëm për të bërë këtë gje.


Nëse keni dicka që duhet ta thoni ose ne nuk ju kemi pyetur, tani ështe koha juaj e lirë.

Paqe!

Shenim i editorit:
Nese ju plqen kjo interviste, mos harroni te komentoni dhe te shtypni butonin LIKE.
Diskutimet ne forum ne kete link: (16730799.1)

2016-01-30 16:21:57, 2367 views

Link directly to this article (HT-ML, for the forum): [ArticleID=19405]

 
Server 070