We use cookies - they help us provide you with a better online experience.
By using our website you accept that we may store and access cookies on your device.

Kush është babai?

Ky tregim i shkurtër virtual i dedikohet jo vetëm talentit por edhe njërit prej përdoruesve më atëdhedashës të HT Shqipëria, që për të, Kombëtarja ishte/është mbi të gjitha.
(710069) që udhëhiqet nga përdoruesi (Zotëria me shtrat kuq e zi) SartorT
Me shpresë që një ditë edhe përdorues tjerë do të ndjekin rrugën e SartorT për Kombëtaren tonë!
Unë ju ftoj që ashtu si vetë loja, të hyni në vitualitetin e këtij tregimi duke menduar gjithmonë ngjyrat e Flamurit Kombëtar!

Kush është... më duhet ndihma e tij...
Durrës!
Më 24.11.2007 ishin mbledhur një numër i madh gjinekologësh në një kabinet informatike të këtij qyteti dhe prisnin lindjen e një talenti të paparë nisur nga ulërima cjerrëse e një fëmije, por aty mungonte i ati.
Kush ishte ai? Ndonjë përdorues rasti, ndonjë zotëri, ndonjë qurravec apo ndonjë që merret vetëm me lojra virtuale!?
Askush se di përgjigjen...
Befasisht në momentin kur këta gjineokologë me mantele të bardha por në vendin e gabuar të punës po bisedonin për të, në dhomë hyri një njeri i veshur shik, me kostum e gravatë, ngjyrë kuq e zi.
Plot inat dhe i përlotur i drejtohet bluzave të bardha:
Çfarë bëni ju këtu? Shporruni nga kjo dhomë kompjuterash, ju nuk e keni vendin e punës këtu! Këtu nuk lindin femrat more budallenj, largohuni!

Njeriu me gravatë ngjyrë kuq e zi ulet afër kompjuterit dhe fillon nxehjen e gishtërinjëve. Do t'i nevojiten pas pak për të shtypur butonin, një buton që ka vlera të jashtëzakonëshme dhe pikërisht në orën 00:03 butoni shtypet... Talentin e lindur vendosi ta quajë Elvis Bublica (183891391). Një djalë shtatëgjatë, karizmatik, me këmbë të ngushta e me pëllëmbë të madhe të dorës, i cili, për fat të keq, lindi në vendin e gabuar. Aty kishte vetëm errësirë, ndërsa në fundin e dhomës, dera pakëz e hapur, sillte me vete një hije të zbehtë drite nga koridori, si të ishte drita e shpresës së madhe.

Koha kaloi dhe Zotëria "shik" e largoi djalin nga ky vend, e deboi larg për një shkak të çuditshëm; Për shkak të këmbëve të ngushta.
Djali i befasuar nga ky veprim lëshoi lokalin e errësirës dhe morri rrugën për në drejtim të plazhit për tu qetësuar pak. Sapo arriti aty takoi një vajzë të bukur dhe filloi t'i rrefejë asaj se cfarë i ka ndodhur, por gjithnje duke vetëmenduar se përse ka lindur me këmbë të ngushta!?
Këtë nuk arriti ta kuptonte!

Vajza e pa se ky djalë i vogel ishte i shqetësuar.
Duhet gjetur një mënyrë për ta relaksuar,- tha me vete dhe pa u menduar gjatë e ftoi për një pije freskuese në një bar aty pranë, ku mund të bisedonin gjereë e gjatë.
Pas disa orësh bisede, djali e falenderoi vajzen dhe i kërkoi asaj ndjesë për shkak se pakuptimisht, duhet të largohej. Por ku do të shkonte! S'kishte nga t'ia mbante. Ai nuk kishte as shtëpi për ngrohtësi!
Shpesh herë pyeste veten se kush ishin prindërit e tij?
Këto mendime i vërtiteshin në mendje teksa vazhdoi shëtitjen pa e ditur se ku përfundonte ajo rrugë.
Kaloi tre ditë i endur poshtë e lartë dhe me sy të përgjumur dhe xhepa bosh, vendosi të pyesë dikë që i doli rastësisht përpara se ku ndodhej!

Përpara i doli një njeri i qetë, në fytyrë i qeshur me sy të mbushur plotë shpresë. I veshur me kostum sportiv dëgjoi zërin e ulët por prekës të djalit.
- Më fal Zotëri, si quhet ky vend?
Zotëria ia ktheu përgjigjen me buzë në gaz.
-Je në Tiranë o talent!
Talent,- mendoi me vete!?
-Përse më quani talent Zotëri!? Shiko se si i kam këmbët?
Zotëria iu përgjigj rrufeshëm.
-Unë kërkoj keta lloj talentesh. Dëshiron të luash me top?
Djali i habitur por i ngrohur nga dëshira e moshës për të luajtur, ashtu si moshatarët e tij ia ktheu.
-Zotëri, mos u tall me mua të lutem! Nuk më shikon se si jam? Unë po endem rrugëve, pa shtëpi dhe pa prindër...
Pas një bisede të shkurtër me njeriun me kostum sportiv, më datën 27.11.2007 gjeti ngrohtësinë, gjeti dritën në mesin e vëllezërve, aty ku mund të bënte një jetë të lumtur, një jetë qe pak kush mund ta paramendonte.
Ky Zotëri u bë trajneri i tij i përjetshëm!

Pak ditë më vonë, talentit iu ofrua një mundësi që as në ëndërr nuk e kishte parë ndonjëherë e lere pastaj që sa hap e mbyll sytë u bë realitet.
Më datën 07.12.2007 debutoi për Ekipin Kombëtar Shqipëria U-20, fanelën e së cilit e mbajti si portjer për 34 ndeshje.
Por nuk mbeti me kaq. Eksperienca e madhe që morri në ato ndeshje, bëri që atij t'i ofrohej një vend më lart. Ai nuk mund t’i besonte më syve…
Ëndërra bëri që me datën 22.05.2009 të marri pjesë për herë të parë si gardian në portën kuq e zi te Kombëtares A.

Deri në atë ditë, në 93 ndeshje ai mbrojti ngjyrat e Kombëtares Shqipëria.
Emri i tij brohoritej çdo ndeshje ndërsa jehona e tifozave “Kuq e Zi”, oshëtinte në çdo kënd të teritoreve Shqiptare, që nga Konispoli e deri në Mitrovicë…
Tani nga experienca dhe karizma që kishte kërkohej akoma më shumë nga talenti. Të bëhej trajner neutral i Kombëtares dhe pa hezitim e morri këtë titull fisnik, falë zotërisë po aq fisnik që fare rastësisht e takoi në rrugë.

Me njerëz me vullnet të mirë arrin gjithcka!
Me njerëz të hutuar humbet edhe atë që ke!

Më në fund ai mendoi se e e kishte gjetur babain e tij të vërtetë...

Respekte pafundësisht për SartorT!

2016-01-03 20:25:29, 3220 views

Link directly to this article (HT-ML, for the forum): [ArticleID=16165]

 
Server 070