We use cookies - they help us provide you with a better online experience.
By using our website you accept that we may store and access cookies on your device.

Si te stervisim nje lojtar U20

T'ju jap nje ide me te qarte sesi mund te krijojme breza per t'u kualifikuar ne boteror e per te synuar dicka me shume se raundi 2.

Pool-i yne i te rinjeve nuk eshte i madh por nese menaxhohet mire mund te nxjerrim nje numer te konsiderueshem lojtaret te mire. Specialitetet jan luks!

Mesatarisht nga akademite dalin 6 portiere potencial, 6-8 Mbrojtesa te cilet menaxhohen te sterviten ose si ofensive ose si kundersulmues, 4-6 mbrojtesa krahu, 4-6 mesfushore krahu, 10-12 mesfushore qendrore, 2-4 sulmuesa te terhequr, 5-7 sulmuesa normal.


Stafi:
Tranjeri: Mire (7)
Asistente: 12 (3x niveli 4)
Intensiteti: 100%
Tranjeri i formes: 1 niveli 4-5 (opsional, mund te merret dhe pas moshes 19.000)

*Kushtet minimale kto, te preferueshem dihet qe jane tranjer exellent dhe 3 asistente te nivelit 5

Rezistenca:
Mosha - Rezistenca
17.000 -> 5%
18.000 -> 10%
19-000 -> 15%

*Shenim: Stervitja e lojtareve eshte e llogaritur me moshen fillestare 17.000 dhe me stafin qe kam postuar me siper. Jan llogaritur gjithashtu si 1-2 jave demtim per cdo stervitje

Portiere (GK)

Per portiere ka 2 raste stervitjeje,

Skillet optimale ne momentin kur del nga akademia:

Rasti 1:



Portier2
Mbrojtje6
Goditje Standarte3


Lojtari me keto skille ne pamje te 1 mund te duket i pavlere, por ne fakt mund te kthehet ne nje super portier. Sidomos ne kushtet tona, ku edhe lojtaret e tille nuk duhet ti humbasim.

►Stervitje ne porte deri ne skillin 14, mosha 19.009 vjec
►Stervitje ne goditje standarte deri ne skillin 15, mosha 20,003 vjec

Me pas kthehet ne stervitje ne Porte perseri.

Ne fillim te eleminatoreve lojtari do kete keto skille:



Portier14
Mbrojtje6
Goditje Standarte15


Rasti 2:



Portier7
Mbrojtje3
Goditje Standarte3


Ky eshte rasti i portierit klasik.

►Stervitje ne porte deri skillin 15, mosha 18.105 vjec
►Stervitje ne Goditje Standarte deri ne skillin 15, mosha 19.107

Me pas kthehet ne porte.

Ne fillim te eleminatoreve do kete keto skille:



Portier15
Mbrojtje3
Goditje Standarte15





Mbrojtes Qendror Ofensiv (CDO)

Mbrojtesi ofensiv ka 2 skille, paresore mbrojtje dhe dytesore organizim.

Ja cfare skillet duhet te kete nje mbrojtes ne momentin qe derl nga akademia ne menyre qe te stervitet si mbrojtes ovensiv.



Mbrojtje6
Organizim6
Pasim4


*Shenim: Konsiderohen dhe lojtaret ne aftesi 7 ne mbrojtje dhe 5 ne organizim.

Stervitja e lojtarit vijon ne kete menyre:

►Mbrojtje deri ne skillin 12, mosha 18.084 vjec.
►Organizim deri ne skillin 10, mosha 19.084 vjec.

Pastaj kthim ne mbrojtje.

Pamja e skillete te lojtarit ne prag te eleminatoreve:



Mbrojtje12
Organizim10
Pasim4





Mbrojtes kundersulmi

Mbrojtesi i taktikes Kundersulm (CA) stervitet ne te njejten menyre si mbrojtesi ofensiv, ndryshimi eshte se njeri stervitet ne organizim ndersa tejetri ne pasim.

Skillet pasi del nga akademia:



Mbrojtje6
Organizim4
Pasim6


Stervitja vijon ne kete menyre:

►Mbrojtje deri ne skillin 12, mosha 18.084 vjec.
►Pasim deri ne skillin 10, mosha 19.111 vjec.

E me pas perseri kalon ne mbrojtje.

Pamja e skillve ne prag te eleminatoreve:



Mbrojtje12
Organizim4
Pasim10





Mbrojtes Krahu (WB)

Mbrojtesi i krahut ka nje rendesi teper te madhe ne cdo formacion.
Luan ne skemat sulmuese, mbrojtese, te balancuara... me pak fjale tek te gjitha.

Ja cfar skillesh minimale duhet te kete nje mbrojtes krahu:



Mbrojtje6
Organizim4
Ne krah6
Pasim4


Stervitja vijon ne kete menyre,

►Mbrojtje deri ne skillin 13, mosha 19.032.
►Krah deri ne skillin 10, mosha 19.111.

Me pas mund te vijohet sipas deshires/mundesise se pronarit.
Une pervete do preferoja te vazhdoja stervitjen ne krah pasi lojtari te arrinte keto skille.

Pamja e skilleve te lojtarit ne prag te eleminatoreve:



Mbrojtje13
Organizim4
Ne krah10
Pasim4





Mesfushore Krahu ofensiv


Skillet kur del nga akademia:



Mbrojtje4
Organizim5
Ne Krah7
Pasim4
Shenim4


Stervitja e metjshme:

►Organizim deri ne skillin 9, mosha 17.091 Vjec
►Stervitje ne krah deri minimalisht ne skillin 15, mosha 20.011

Me pas preferohet te mbahet ne krah deri sa te mbarojne kualifikueset.

Pamja e lojtarit ne prag te kualifikueseve:



Mbrojtje4
Organizim9
Ne Krah15
Pasim4
Shenim4





Mesfushor Krahu me shume Organizim

Shumekush mund ti shohe lojtare te tille si te padobishem, duke patur nje winger ofensiv me 15 krah dhe 9 mesfushe.
Ne fakt nuk eshte fare ashtu.
Ne ndeshje decizive ndaj nje kundershtari thuajse te barabarte ku lufta me e forte behet ne mesfushe, diferencen mund ta bejne lojtare te tille.

Ne vend qe te futesh nje inner te mirfillte si Mesfushor krahu drejt qendres, mund te vendosesh si mesfushor krahu nje lojtar te tille. Rrit mesfushen dhe mbaj dhe sulmin lart.

Skillet e lojtarit ne momentin kur del nga akademia:




Mbrojtje4
Organizim6
Ne Krah6
Pasim4
Shenim4


Stervitja:

►Organizim deri ne skillin 11, mosha 18.027
►Krah deri ne moshen 21.000 vjec.

Lojtari te kete keto skille ne prag te kualifikueseve:



Mbrojtje4
Organizim11
Ne Krah13
Pasim4
Shenim4





Mesfshor Qendor (IM)

Mesfushoret qendrore kan stervitjen me te thjeshte ne shumicen e rasteve, nese ata kan nje skill 7 ne organizim dhe 4-5 ne skillet e tjera te nevojshme per nje mesfushor, atehere atyre u duhet te sterviten vetem ne organizim deri ne moshen 21.000 vjecare.
Le ta shohim pak me hollesisht.

NJe inner potencial duhet te kete keto skille:



Mbrojtje4
Organizim7
Ne Krah3
Pasim5


Normalisht qe eshte nje dopio 6 ne organzim dhe pasim do ishte mese i pranueshem. (Flasim per minimalet)

Sic thashe me siper, stervitja e tij eshte me e thjeshta.

►Stervitje ne organizim deri ne skillin 15, mosha 20.010

Pas kesaj, e preferueshme eshte qe lojtari te mbahet ne stervitje paresore (si cdo lojtar tjeter) ne menyre qe repartet te vijne ne rritje sa me shume.
Ne rast te kundert, stervitja pasim sdo ishte dhe aq e keqe si opsion dytesor gjithmon.

Lojtari ne fillim te kualifikueseve te kete keto skille:



Mbrojtje4
Organizim15
Ne Krah3
Pasim5
Shenim4





Sulmues te terhequr (DF)

Sulmuesat e terhequr jan sot lojtaret ndoshta me te rendesishem te lojes.
Patjeter qe keto jan ditet e lojtareve multiskill (Lojtare me shume skille) dhe i till eshte dhe nje sulmues i terhequr.

Gjithsesi ja cfare aftesish duhet te kete nje lojtar ne moshen 17.000 qe te stervitet si DF:



Organizim6
Ne Krah4
Pasim6
Shenim5


*Shenim: Te stervitet si Df vetem nese ka specialitet teknik/i shpejte/i paparashikueshem/ me koke. Perndryshe lojtari te vije stervitjen si Mesfushor qendror.

Per stervitjen e nje lojtari te till ka patur goxha debate, disa mendojne qe nje DF i mire eshte ai DF qe ka me shume organizim sesa pasim.
Matematika ime thote te anasjellten.

Praktikisht keshtu do e doja planin stervitor per nje lojtar te tille:

►Stervitje ne organizim deri ne skillin 11, mosha 18.032 vjec.
►Servitje ne pasim deri ne skillin 13, mosha 20.049

Me pas mund te zgjedhe pronari te stervise lojtarin ne pasim, organizim apo sulm.

Skillet e lojtarit ne prag te kualifikueseve:



Organizim11
Ne Krah4
Pasim12,5
Shenim5






Sulmuesa normal

Si sulmuesa normal, personalisht konsideroj 2 tipe sulmuesash.
Nje me pasim dhe tjetrin me krah.

Sulmuesi me krah jep statistika me te mira ne krahe, ai me pasim jep statistika me te mira ne qender.

Rasti 1:



Ne Krah4
Pasim5
Shenim7


Do shpejgoj stervitjen e nje lojtari te till ne rastin kur stervitet si sulmues me pasim:

►Pasim deri ne skillin 8, mosha 17.060.
►Shenim deri ne fund te kualifikueseve, pra deri ne fund te moshes 21.000.

Pamja e lojtarit ne prag te kualifikueseve:



Ne Krah4
Pasim8
Shenim≈14


Rasti 2:



Ne Krah6
Pasim5
Shenim6


Stervitja:
►Stervitje ne shenim deri ne skillin 13, mosha 19.020 vjec.
►Stervitje ne krah deri ne skillin 10, mosha 19.102 vjec.

Stervitja e metejshme sipas deshires se pronarit, ose e mban ne krah ose ne shenim.
Preferohet te vazhdoje ne krah.

Pamja e lojtarit ne prag te eleminatoreve:



Ne Krah10
Pasim5
Shenim13





Shooter

Shooteri eshte lojtari qe gjithmone ul statistikat e ekipit, por rrit mundesite e golave ne goditje indirekte, krosimet per lojtaret head Per kete kam nje teori qe shooteri gjithmone duhet te pozicionohet si lojtar krahu, ose me sakte mbrojtes krahu. Ne kete menyre do krosonte me shume topa dhe do shenonte me shume gola.

Skillet e nje shooteri ne moshen 17.000:



Mbrojtje7
Organizim4
Ne Krah4
Pasim4
Goditje Standarte4


Preferohet te kete Goditjet standarte sa me te larta kur del nga akademia, keshtu kursen jave stervitjeje ne goditje standarte.

Stervitja e tij vijon ne kete menyre:
►Mbrojtje deri ne skillin 12, mosha 18.066
►Stervitje ne goditje standarte (SP) deri te pakten 15, mosha 19.061

Ne moshen 19,061 lojtari duhet te jete gati per eleminatoret.
I mbeten edhe rreth 50 dite deri ne fillim te eleminatoreve, ne kete periudhe mund te stervitet ne mbrojtje, por edhe ne krah.

Skillet ne fillim te eleminatoreve:



Mbrojtje12
Organizim4
Ne Krah4
Pasim4
Goditje Standarte15

2014-12-03 14:05:14, 2453 views

Link directly to this article (HT-ML, for the forum): [ArticleID=18334]

 
Server 071