We use cookies - they help us provide you with a better online experience.
By using our website you accept that we may store and access cookies on your device.

Duhet të përdorim forumin

Shqipëria është një vend i vogël në Hattrick dhe kemi më pak se 500 përdorues, por shumë pak prej tyre janë aktive në forum dhe pjesëmarrës në komunitet. Njihni forumin dhe bashkohuni me komunitetin.


Hyrje


Forumi i shton një tjetër dimension lojës dhe krijon një atmosfere speciale që permirëson shumë mënyrën e lojës. Sa më shume dhe sa më mirë të marrim pjesë në forum aq më shume eksperiencë marrim dhe aq më të mira bëhen ekipet tona kombëtare (U20 dhe NT).

Forumi Shqiptar

Për ato që po pyesin se ku gjenden forumet, ka një përgjigje të thjeshtë:

Shkoni dhe klikoni "Forumet Nacionale" në të majtën tuaj (poshtë kryetitullit "Më shumë informacion"). Kur të jeni në faqen e forumit klikoni "Futuni në forum" (join forum). Më pas ju mund të futeni në forumin Shqiptar sa herë që të klikoni butonin "Forumi" në pjesën e sipërme me ngjyrë jeshile në ballinën kryesore të faqes Hattrick.

Ekipet kombetare, përse të interesoheni?

Besoj se qëllimi i menaxhimit të ekipeve kombëtare është pjesërisht pasja e një ekipi tjetër për të mbështetur dhe pjesërisht për të pasur një pikë të përbashkët me shqiptarët e tjerë në lojë.

Duke u futur në forumin Shqiptar ju mund të jepni mendimin tuaj për ndeshjet e kombëtares dhe të bëni tifozllik për të. Ju gjithashtu mund të merrni pjesë në temat që kanë të bëjnë me zhvillimin e lojtarëve për ekipet tona Nën 20 vjec dhe Kombëtaren e të rriturve.

Ju mund të postoni një listë të lojtarëve premtues qe keni në akademinë tuaj, ose të tregoni lojtarin e fundit që keni nxjerrë tek të rinjtë, dhe kushedi ai lojtar mund të perfaqsojë më vonë Shqipërine në ekipet kombëtare.

Nëse doni ndihmë me aspekte të ndryshme të lojës, ju mund të pyesni në forum dhe me siguri dikush do t’ju ndihmoje. Klikoni ketu (12387512.1) per kete aspekt.

Pra, bashkohuni sot me forumin dhe njiheni më mire këtë lojë!

2015-09-10 22:58:45, 2400 views

Link directly to this article (HT-ML, for the forum): [ArticleID=8288]

 
Server 070