Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Hattrick Manaxhim Futbolli | Regjistrohu në botën e lirë të futbollit 

Hattrick Manaxhim Futbolli | Regjistrohu në botën e lirë të futbollit


Menaxhoni - me ritmin tuaj

Hattrick është një lojë me strategji futbolli ku ndërtoni dhe menaxhoni ekipin tuaj për një kohë të gjatë. Identifikohuni çdo ditë ose vetëm një herë në javë - nëse bëni zgjedhjet e duhura, keni të njëjtin shans për të qenë kampion!

 

Ndërtoni dhe stërvisni ekipin tuaj

Zhvilloni i ekipin tuaj përmes stërvitjes. Menaxhoni financat tuaja. Gjeni lojtarë të rinj në transferim dhe forconi më tej ekipin tuaj, ose filloni të gjeni talentet tuaja nga ekipi i të rinjve për gjeneratën e ardhshme.

 

Mposhtni kundërshtarët tuaj

Ju konkuroni kundër drejtuesve të tjerë në sistemin e ligave të Hattrick, në kupën zyrtare dhe në ndeshjet miqësore. Ju filloni në ligën e fundit dhe pastaj ngjiten në ligat më të larta! Ju gjithashtu mund të krijoni turnet tuaj privat për të luajtur me miqtë.

 

Komuniteti dhe aplikimet

Komuniteti vërtetë vecon Hattrick-un. Anëtarësohuni në forumet tona të gjalla dhe bëni miq të rinj nga e gjithë bota. Ju gjithashtu mund të përdorni rrjetin tonë të madh të zhvillimit, CHPP, ka shumë aplikime dhe shërbime për përdoruesit për të shijuar. Si aplikimet për iPhone dhe Android!

26 Vjetë
54 Gjuhët
149 Vendet
14 086 516 Gjithsej përdorues
364 772 402 Postimet në forum
833 076 878 Ndeshjet e zhvilluara

Lojë Klasike Online e Menaxherit të Futbollit

Hattrick është një lojë online e menaxherit të futbollit ku ju merrni rolin e një menaxheri në një mision për të marrë klubin tuaj në krye të sistemit të ligës! Ju jeni përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit të klubit: Blerja dhe shitja e lojtarëve në tregun e transferimeve, vendosja e aftësive për të trajnuar në fushën e praktikës, përgatitja e një plani taktik për secilën ndeshje që skuadra juaj do të luajë në ligën dhe kupën tuaj kombëtare, si p.sh.SHBA dhe US Open Cup.

Kur ndeshja juaj të fillojë, ndeshja juaj do të simulohet nga sistemi ynë dhe ju mund të ndiqni live në ekranin tonë të komenteve , dhe ndërkohë bisedoni me menaxherin tuaj kundërshtar! Nëse preferoni, mund të shikoni dhe analizoni ndeshjen më pas.

Hattrick është mbi të gjitha një lojë strategjike e menaxhimit të futbollit, ku duhet të planifikoni për një kohe të gjatë. A duhet të investoni në objekte më të mira rinore ose të shpenzoni para për të blerë një lojtar yll në moshë të madhe që mund të rrisë performancën e ekipit tuaj në një kohë më të shkurtër? A duhet të promovoni mbrojtës të talentuar ose sulmues në akademinë tuaj rinore?

Zgjidhni mirë, talentet tuaja adoleshent mund të jenë yjet e skuadrave për shumë sezone tani, mbase edhe një Lionel Messi tjetër, Cristiano Ronaldo ose Kylian Mbappé i universit në Hattrick!

Një pjesë e madhe e emocionit është se është një përvojë multiplayer - skuadrat me të cilat përballeni menaxhohen nga njerëz të tjerë, të cilët do të përpiqen të tejkalojnë ju. Ekziston një komunitet i pasur në të cilin mund të zhyteni për të mësuar gjithçka mbi mënyrat më të mira për të trajnuar, vendosur taktikat e ekipit tuaj dhe të përmirësoni financiarisht klubin tuaj.

Yjet e skuadrës suaj mund të zgjidhen për detyra ndërkombëtare, duke luajtur për skuadrën kombëtare USA! Çdo sezon, Hattricku pregadit një kupë botërore, qoftë për skuadrat e të moshuarve, qoftë edhe për skuadrat U21. Kampionët e tanishëm të kupës së botës në Hattrick janë Argentina, le ta dëgjojmë për ta!

Nëse bëheni vetë një menaxher i shkëlqyeshëm, mund të beheni pjesë në zgjedhje për të drejtuar ekipin kombëtar dhe të zgjidheni për këtë detyrë nga menaxherët e tjerë. Për momentin, ekzistojnë ligat kombëtare 149 në Hattrick, dhe ju mund të jeni kandidat për secilën prej tyre, edhe nëse skuadra juaj është në një ligë tjetër.

Në Hattrick, gjithmonë ke diçka për të bërë, mund të bëhesh pjese e forumeve për të folur rreth Hattrick apo lajmeve të përgjithshme të futbollit, ose të përpiqeni të gjeni pazare në tregun e transferimeve gjatë sezonit.

Por është e rëndësishme të dini se Hattrick është gjithashtu një lojë që gjithmonë mund të luani me ritmin tuaj. Nëse shpenzoni 30 minuta në javë për të vendosur urdhërat tuaj të ndeshjes dhe për të përditësuar planet e trajnimit të ekipit tuaj, do të jeni në gjendje të garoni dhe të performoni mirë në garat kryesore - për sa kohë që merrni vendime të zgjuara.

Për dallim nga shumë lojëra të tjera, nuk keni nevojë të regjistroheni çdo ditë për të mbledhur bonuse ose për të fituar valutë në lojë. Nuk ka asnjë mënyrë për të blerë përparësi në lojë në Hattrick. Përkundrazi, mund të bëheni një Supporter i Hattrick-it, i cili ju jep shumë karakteristika të dizenjuara për ta bërë lojën më argëtuese dhe interesante, por që nuk përfshin avantazhe aktuale të lojës.

Hattrick është loja origjinale e menaxherit të futbollit në internet, dhe ne kemi qenë në internet që nga viti 1997 . Themeluesit janë akoma aktivë dhe janë ende të përkushtuar të ofrojnë Hattrick si një lojë falas futbolli.

Ne ndiejmë që Hattrick mbledh së bashku më të mirën nga loj tradicionale e bazuar në kompjuterin menaxher futbolli , siç është seria e Menaxherit të Futbollit, por në një mënyrë më interesante pasi luan gjithmonë kundër njerzëve të vërtetë.

Ai gjithashtu përfshin aspekte të lojërave të futbollit me fantazi dhe nga lojëra futbolli tastierë si FIFA Ultimate Team, ku ju mbledhni dhe ndërtoni skuadra futbolli ose për të luajtur kundër përdoruesve të tjerë ose për të mbledhur trofe dhe arritje.

Jeni të mirëpritur në Hattrick - loja më e mirë e menaxherit të futbollit falas! Eshtë plotësisht e lirë të regjistrohesh, nuk kërkohet shkarkim dhe ke akses në aplikacionin falas të mahnitshme për iOS ose Android [/#Link.Googleplay ] përmes të cilit mund të menaxhoni të gjitha aspektet e lojës, duke e bërë Hattrick gjithashtu një lojë të futbollit tashmë në celular.

Por kini kujdes, Hattrick mund të jetë varësi - shumë prej përdoruesve tanë kanë luajtur për 10 vjet ose më shumë dhe janë ende duke u bërë më të fortë.

 
Server 071