Hyrja
Ky është manuali për Hattrick. Për udhëzim më të shpejtë për lojën, shkoni te udhëzuesi për fillestarë .
Hattrick është një lojë ku ju drejtoni një ekip futbolli virtual drejt famës, në kompeticion me pjestarë të tjerë nga e gjithë bota.
Hattrick është një lojë e thjeshtë, dhe bazat e saj mësohen lehtë. Ju mund të luani në Hattrick, edhe nëse ju futeni në linjë një ose dy herë në javë (por shpresojmë, t’iu shohim më shpesh). Ideja nuk është të mundësh lojën, por të fitosh kundrejt pjesëmarrësve të tjerë. Duke qenë anëtarë të kësaj loje, shumë pjesëmarrës bëhen miq, duke e bërë Hattrick një lojë shoqërore.
Detyrat tuaja të përgjithshme
Me këtë lojë, ju përmbushni detyrat e menaxherit dhe të një pronari klubi futbolli. Planifikoni taktika dhe strategji, vendosni kë do të stërvitni dhe cilët lojtarë do të luajnë. Ju blini dhe shisni lojtarë, investoni për përmirësimin e stadiumit dhe kryeni shumë akte të tjera. Një këshillë për të qenë i suksesshëm është të përgatisësh një strategji afatgjatë për planin tuaj. Suksesi dhe lavdia nuk vjen shumë shpejt.
Ekipi juaj i ri
Kur të filloni karrierën në Hattrick, ekipi juaj do të gjëndet në një nga 2 divizionet më të ulta të shtetit ku jeni rregjistruar. Si fillim, ju jepet një numër lojtarësh (disa të talentuar, dhe disa jo…), një stadium dhe një shumë e kënaqshme parash për ndihmë fillestare. Tani është koha që të vini në provë magjinë tuaj!
Mos kini merak kur të vendosni emrin e ekipit tuaj. Ju mundeni ta ndryshoni sërish emrin e ekipit midis sezoneve, por do t'ju kushtojë 10 000 US$ sepse do të duhet të ndryshoni uniformat, materialet e marketingut, etj. Gjithashtu, do të humbisni edhe 3% të anëtarëve të klubit të tifozëve, pasi disa tifozë të përkushtuar nuk do t'jua falin braktisjen e emrit të vjetër.
Zona dhe moti
Ekipi juaj i përket një zonë, me të cilën natyrisht ju keni ndonjë lidhje. Zonat e një shteti janë aty dhe ju mund të kërkoni njerëz të tjerë nga i njëjti qytet si ju. Një tjetër funksion i rëndësishëm është se për çdo zonë ka një mot të caktuar. Asnjë zonë nuk ka mot më të mirë se të tjerët, kështu që të gjithë qytetet janë po aq të mira sa edhe qytetet e tjera dhe ju nuk duhet të pendoheni se keni bërë zgjedhje të keqe.
Moti ndikon në disa gjëra, por më tepër pjesëmarrjen e tifozëve (më pak njerëz do të ndjekin ndeshjet kur bie shi) dhe performancën e lojtarëve. Tek faqja e “Zonave”, ju mund të shikoni sesi është moti sot dhe parashikimin për nesër. Nëse sot është kohë me diell, ka më shumë mundësi (krahasuar me llojet e tjera të motit) që edhe nesër të jetë kohë me diell, kështu që moti nuk është krejtësisht i papritur.
Nëse dëshironi mund të ndërroni zonën midis sezoneve. Por do ju kushtojë 10 000 US$ dhe 3% e tifozëve do largohen nga klubi juaj.
Këshilla jonë më e mirë
Këshilla më e mirë që mund t'ju japim është që të lexoni manualin. Nuk keni nevojë të lexoni çdo gjë me herë të parë, por lexoni kapitujt e parë për të filluar dhe do të krijoni një ide të qartë sesi të luani në këtë lojë. Edhe një këshillë tjetër; kur doni të pyesni për ndonjë gjë, drejtohuni tek forumet e Hattrick, ku do të merrni edhe përgjigje. Një forum është krijuar vetëm për pyetjet.
Ka vetëm një gjë që ne insistojnë në:Për të ju dhëne juve dhe gjithë të tjerëve përvojën më të mirë të Hattrick-ut ka disa rregulla shumë të thjeshtë të sjelljes që duhen ndjekur të cilat ju mund të gjeni në faqen tonë
House rules