Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Ekipet kombëtare

Në Hattrick ashtu si në jetën reale ka ekipe kombëtare që konkurojnë kundra njëra tjetrës. Por në Hattrick traineri i ekipit tuaj kombëtar zgjidhet nga ju! Çdo shtet në Hattrick ka një ekip kombëtar A, por gjithashtu dhe një ekip U-20 me lojtarë 20 vjeç dhe poshtë. Kjo do të thotë që çdo shtet ka dy trajnerë kombëtaresh, të dy të zgjedhur nga komuniteti.

Formati i Kupës botërore

Kupa e Botës fillon në çdo dy sezone dhe nis me një raund kualifikimesh. 32 ekipet e para të këtij raundi shkojnë në Kupën e Botës. Janë tre raunde grupi të njëpasnjëshme me nga katër ekipe në grup dhe dy ekipet e para të secilit grup kualifikohen për fazën tjetër. Dy raundet finale janë ndeshje (play-off) me kohë shtesë, duke nisur te gjysmëfinalet dhe në fund finalja e kupës së Botës. Kupa e Botës për U-20 fillon një sezon pas kupës së Botës për kombëtaret A, duke ndjekur të njëjtin format.

Shorti për Raundin I të Kupës së Botës bazohet tek renditja, që vendoset nga rezultatet e Kupave të mëparshme të Botës. Kur nuk janë planifikuar ndeshje për kupë bote, kombëtaret mund të luajnë miqësore.

Zgjedhjet

Zgjedhjet bëhen në fillim të sezonit, duke filluar një ditë pas finales së kupës botërore. Çdo sezon të dytë, ju votoni për trajnerin e kombëtares dhe për trajnerin e ekipit U-20. Çdo trajner është votuar për dy sezone, duke mbaruar mandatin e tij pas finales së kupës botërore.

Vini re se ju do të duhet të keni luajtur Hattrick për të paktën 1 sezon në mënyrë që të jeni në gjendje të votoni në zgjedhjet e ekipit kombëtar.

Skuadra e ekipit kombëtar

Tranjeri i kombëtares mund të zgjedhë lirisht deri në 26 lojtarë (nga skuadra me pronarë të vërtetë), nga ata lojtarë me të njëjtën kombësi me atë të skuadrës përfaqësuese. Mbas zgjedhjes, tranjeri mund të shohë të njëjtat të dhëna të lojtarit të kombëtares njësoj si ju me lojtarët e skuadrës tuaj.

Të kesh një lojtar të ekipit kombëtar

Mundësia e lojtarit për të luajtur me skuadrën tuaj nuk do të cënohet, nëse ai është në skuadrën kombëtare. Ndeshjet e kombëtares dhe ndeshjet e kampionatit luhen në ditë të ndryshme, kështu që mund ta përdorni gjithmonë lojtarin tuaj. Por ndeshjet me skuadrën kombëtare nuk do ta stërvisin lojtarin tuaj. Gjithsesi, ai rreziken të dëmtohet duke luajtur me skuadrën kombëtare.

Nëse një lojtar luan një ndeshje për ekipin kombëtar kjo sjell disa benefite për klubin tuaj:

– Ju do merrni një reduktim të rrogës me 33% ose 40% të rrogës së lojtarit, në varësi të faktit nëse luan për një ekip të huaj apo për ekipin kombëtar të vendit ku ndodhet, përkatësisht.

– Lojtari merr shumë eksperiencë.

- Nëse një lojtar dëmtohet dhe detyrohet të lërë fushën gjatë një ndeshjeje me skuadrën e tij kombëtare, përveç uljes pjesërisht të rrogës, klubi do të përfitojë një kompensim prej 100% të pagës bazë të tij shumëzuar me numrin e javëve që pritet të zgjasë dëmtimi.

Vini re se ne presim nga ju që të mos cënoni skuadrën kombëtare duke sabotuar lojtarët e që luajnë për të. Administratori i Ekipit Kombëtar, si burim fundor, është i lirë të veprojë me lojtarin duke e nxjerrë atë në merkato në rast se shikohet një veprim sabotazhi me të.

Nëse dëshironi të kandidoheni, ose thjesht doni të informoheni më tej, ju këshillojmë të lexoni rregullat e skuadrave kombëtare.
 
 
Server 080