Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Ndihmë »   Manuali »   Stadiumi 

Stadiumi

Klubi juaj do të fillojë me një stadium të vogël, me të cilin ju do të keni fatin të përmirësoni gjatë karrierës në “Hattrick”. Në faqen e stadiumit, ju mund të lexoni të gjithë detajet për menaxhimin e tij.

Të ardhurat dhe shpenzimet

Stadiumi juaj mund të ketë katër lloje vendesh të ndryshme, të cilat kanë mundësitë e tyre për të ardhura, por ka edhe koston javore.

  Të ardhurat Kostoja javore
Vende në shkallë 7 US$ 0.5 US$
Stola plastik 10 US$ 0.7 US$
Stola të mbuluar 19 US$ 1 US$
Kolltukë VIP 35 US$ 2.5 US$

Në raportet e ndeshjeve për ato që luhen brenda, ju mund të keni mundësinë të shikoni sa vende janë shitur në secilin prej llojeve të tyre. Të ardhurat nga ndeshjet janë të ndryshme për secilin klub, duke u varur nga lloji i ndeshjes që është.

Ndeshjet e ligës: Vendasit marrin të gjitha të ardhurat.

Ndeshjet e kupës: Ekipi vendas merr 2/3 e të ardhurave dhe miqtë marrin 1/3.

Ndeshjet Miqësore dhe Kualifikuese: Të ardhurat ndahen për gjysëm.

Ardhja e turrmës

Sesa shikues vinë në stadiumin tuaj varet në rradh të parë nga fansat tuaj. Gjëndja e fansave dhe madhësia e tifo-klubit tuaj janë faktorët më të rëndësishëm për turrmën. Pozicioni juaj aktual në ligë dhe diferenca ndërmjet ktij pozicioni dhe atij të kundërshtarit kanë rëndësinë e tyre gjithashtu (për ndeshjet e ligës).

Deri në një farë pike, fansat e kundërshtarit tuaj (gjëndja dhe madhësia e tifo-klubit) ka ndikim sepse disa prej tyre vijnë në stadium gjithashtu. Duhet ditur që më shumë njerëz interesohen për të ardhur në stadium me kalimin e javëve të sezonit. Në përgjithësi do merrni turrma më të mëdha nga fundi i sezonit sesa në fillim.

Moti ka rëndësi gjithashtu. Nëse është kohë e keqe do vijnë më pak shikues por ata që vijnë do interesohen të blejnë bileta më të shtrenjta për vende të mbuluara. Rrjedhimisht ka mundësi që totali i të ardhurave mund të jetë afërsisht njësoj për çfarëdo lloj moti, nëse keni stola të mjaftueshëm në sektorët e duhur.

Përmirësimi i stadiumit

Për të përmirësuar stadiumin tuaj, ju punësoni një kompani ndërtuese, për të shtuar vende të tjera. Kjo do zgjasë një javë ose më shumë në varësi të vendeve që doni të shtoni në stadium. Të gjitha vendet ekzistuese janë të disponueshme në ndeshjet që zhvillohen gjatë rikonstruksionit. Ju paguani një çmim të caktuar prej 10 000 US$ për ndërtim, bashkë me një kosto për çdo vend që doni të shtoni apo të hiqni:
  Kostoja e ndërtimit Kostoja e rrëzimit
Vende në shkallë 45 US$ 6 US$
Stola plastik 75 US$ 6 US$
Stola të mbuluar 90 US$ 6 US$
Kolltukë VIP 300 US$ 6 US$

Është ide e mirë të keni një përzjerje me stile te ndryshme vendesh për tifozët tuaj. Shumica e njerëzve duan te blejnë bileta për tek shkallët, rrjedhimisht ky lloj duhet të ketë numrin më të madh në stadium. Disa njerëz frekuentojnë ndeshjet vetëm nëse ata mund të gjejnë vende të rehatshme (dhe disa mund të kërkojnë strehë në vendet ku qëndrojnë për shkak të diellit ose shiut), kështu që ju duhet të plotësoni stadiumin edhe me këto lloj vendesh. Gjithashtu kemi shtresën e lartë të njerëzve, të cilët duan të ulen vetëm në kabinat e VIP-ëve, ata nuk janë shumë, por nuk duhet të lini stadiumin pa këto vende. Vendet me strehë dhe kolltukët e VIP-ave nuk pësojnë ndonjë efekt shumë të madh në krahasim me vendet e tjera gjatë ndryshimit të motit.

 
 
Server 096