Ndihmë »   Manuali »   Financat 

Financat

Si menaxher i klubit ju jeni përgjegjës për gjëndjen financiare të skuadrës. Ju duhet të paguani shpenzimet dhe të mblidhni të ardhurat e javës çdo fundjavë. Për të parë momentin e saktë të azhornimit të ligës tuaj kontrollo Kalendari Lokal. Për shëmbull nëse blini një lojtar me çmim 10 000 US$ lojtari është menjëherë i disponueshëm, dhe “kostot e përkohshmë” do të rriten me 10 000 US$.

Të ardhurat dhe shpenzimet

Në faqen e financave ju mund të shikoni buxhetin tuaj për këtë javë dhe gjëndjen financiare të javës që shkoj. Ja çfarë kuptimi kanë këto të dhëna:

Të ardhurat

Të ardhura nga ndeshja: Të ardhurat tuaja nga ndeshja e ligës në fushën tuaj dhe nga ndeshja e mes-javës. Shikoni kapitullin 10 'Stadiumi' për më shum informacion rreth të ardhurave nga turrma.

Sponsorët: Çdo javë ju merrni një shumë parash nga sponsorët. Shikoni kapitullin "Fansat dhe sponsorët" për më shumë informacion.

Lojtarë të shitur: Kur ju shisni lojtarë, të ardhurat grumbullohen këtu. Shikoni kapitullin "Transfertat" për më shumë info.

Komision: Nëse ju merrni të ardhura si klubi mëm ose klubi i fundit i lojtarit, paratë do tregohen këtu. Shikoni kapitullin 'Transfertat' për më shumë info.

Të përkohshme: Këtu futen të ardhurat nga veprime të momentit si për shëmbull shitja e një lojtari, kuotat e abonimit të tifozëve dhe paratë nga çmimet.

Shpenzimet

Rrogat: Çdo javë ju paguani rrogat e lojtarëve tuaj. Për çdo lojtar ju paguani 250 US$ plus një shumë të caktuar bazuar në aftësitë e tij dhe moshën. Ju paguani 20% ekstra për lojtarët e huaj.

Stadiumi: Kostoja javore për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e stadiumit tuaj. Shikoni kapitullin 10 'Stadiumi' për më shumë informacion.

Ndërtimi i Stadiumit: Kostoja e ndërtimit ose rrëzimit të stadiumit.

Stafi: Çdo anëtar i stafit do t'ju kushtojë midis 1 020 US$ dhe 33 840 US$ në javë, në varësi të nivelit të tij (1 deri në 5) dhe të kohëzgjatjes së kontratës (1 deri në 16 javë).

Shpenzimet e të rinjve: Shpenzimet javore për akademinë rionre ose për investimet në zbuluesit e talenteve.

Lojtarë të rinj: Kostoja juaj për të blerë lojtar të rinj. Shikoni kapitullin 'Transfertat' për më shumë info.

Të përkohshme: Këtu futen të gjitha kostot nga veprime të momentit si për shëmbull blerje lojtarësh, perjashtimi i specialistëve dhe promovimi i lojtarëve në skuadrën e parë.

Interes: Nëse jeni në borxhe atëherë do paguani interes për kredinë.

Fondet monetare dhe rezervat e Bordit

Bordi kufizon paratë në dispozicion në para të menaxherit për shpenzime të tilla si pagat, tarifat e transferimit të lojtarëve, apo projekte të stadiumit. Çdo pasuri përtej këtij kapitali punue do të rezervohet nga Bordi për të siguruar stabilitetin e ardhshëm të klubit. Nëse është e nevojshme, Bordi do të nxjerrë para nga rezervat në kapitalin e punuës, por vetëm në një normë të matur.

Drejtori Financiar, i cili mund të punësohet në stafin tuaj, mund të rrisë kapitalin qarkullues të punës dhe normën e kthimit nga rezervat e parave të gatshme.

Borxhet dhe falimentimi

Asgjë nuk ju pengon që të shpenzoni para, edhe nëse gjendja e llogarisë suaj është zero. Për shembull, ju mund të blini lojtarë ose të punësoni një trajner deri në një shumë prej 200 000 US$ edhe nëse jeni në borxh. Nëse e kaloni këtë vijë, aftësia juaj për të shpenzuar para është shumë e kufizuar, por gjithsesi keni një kredi 500 000 US$ nga banka. Jini të përgatitur për interesin e madh që do të duhet të paguani nëse hyni në humbje. Nëse arrini borxhin prej 500 000 US$ do merrni një paralajmërim për falimentim. Nëse nuk e rrisni balancën tuaj në limitin 500 000 US$ brënda dy javëve nga paralajmërimi, ju do detyroheni të largoheni nga sistemi i serive të Hattrick! Nëse skuadra ka në listën e merkatos një lojtar në shitje të cilit i është bërë një ofertë e cila ju lejon të arrini "zonën e sigurtë" ose ekipi juaj ka një sasi të mjaftueshme lekësh në bordin e rezervës, atëherë skuadra nuk do të shpallet e falimentuar. (por do të vazhdojë të paguajë interes nga llogaria e tij).

 
Server 070