Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Rregullat e Shtëpisë

Sjellja juaj

Mund të bëni shumë gjëra në Hattrick dhe me Hattrickun, por për ta mbajtur lojën të bukur për të gjithë, na duhet të kemi ca rregulla se si duhet të sillemi. Këto rregulla janë të thjeshta dhe shumë të qarta, dhe aplikohen në të gjitha pjesët e Hattrickut. Hattrick duhet të jetë një kënaqësi dhe i sigurt për tu luajtur nga çdo kush, pavarësisht nga mosha, gjinia, origjina, raca ose besimi i tyre. Pra duhet të silleni me edukatë me njëri-tjetrin, të keni respekt dhe të kini parasysh që fëmijët janë të mirëseardhur në Hattrick. Çdokush që thyen këto rregulla mund të skualifikohet nga Hattrick me efekt të menjëhershëm. Vini re që GameMasters kanë autoritet absolut për të vendosur nëse dikush po thyen rregullat.

Juve, si lojtarë të Hattrick-ut, rreptësisht u ndalohet të merreni me aktivitetet e përmëndura më poshtë.

  • Dërgimi i mesazheve ofenduese ose kërcënuese, me anë të HT-posta, librin e vizituesve ose diçka tjetër, drejt lojtarëve të Hattrick-ut ose në forumet e Hattrick-ut. Dërgimi i mesazheve të shpeshta (spamm) përdoruesve ose forumeve, p.sh propagandimi, reklama, oferta për ndeshje miqësore dhe të kërkosh për supporter nga të tjerët. Gjithashtu është e ndaluar sjellja vulgare ose agresive.
  • Tentimi i vjedhjes ose sabotimit i pronës së Hattrick Ltd, ose inkurajimi i të tjerëve të bëjn të njejtën gjë. Kjo pronë përfshin serverat, programet dhe materialin e mbrojtur prej kopjim.
  • Skanimi i faqës ose krijimi, përdorimi apo shpërndarja e aplikacioneve që zhvillojnë pjesë të lojës, përveç nëse këta aplikacione të autorizuara nga zhvilluesit/krijuesit e lojës. Gjithashtu ju nuk mund të përfshini pjesë të lojës në faqe ose aplikacione tjera.
  • Mashtrimi në çfarëdo mënyre, tentimi i deshifrimit të fjalëkalimeve të lojtarëve tjerë ose tentimi, në çfarëdo mënyre tjetër,të prishet kënaqesia e lojtarëve tjerë.
  • Përpjekja për të marrë informacion që nuk është i lidhur me këtë sit, ose përpjekja për të postuar të dhëna në mënyrë të ngjashme. Ju mund të merrni informacionin dhe të shfletoni sitin vetëm duke përdorur një shfletues ose një aplikacion të aprovuar nga CHPP.
  • Të akuzosh për mashtrime, të reklamosh sende të jetës reale (duke përfshirë referime/links nga të cilat ju mund të keni përfitime), promovimi i aktivitete kriminale dhe/ose drogave, publikimi i korespondencës me zyrtarë HT dhe komentimi i vendimeve të GM ose MOD.

Së fundmi por jo më pak e rëndësishme, ju mund të keni vetëm një llogari përdorimi. Edhe një herë, është e ndaluar të kontrolloni më shumë se një llogari. Nëse kontrolloni shumë llogari, ju rrezikoni pezullimin nga Hattrick. Nuk ka rëndësi nëse ndonjë shoku juaj e ka regjistruar ekipin: nëse ju jeni ai që e kontrolloni (jepni urdhrat) ju konsideroheni të jeni pronari. Llogaria juaj konsiderohet private, që do të thotë që nuk mund të lini shokët ose të afërmit të futen në linjë për të përdorur llogarinë tuaj, ose t’ja jepni një personi tjetër. Është gjithashtu e ndaluar të blihen lojtarë nga shokët tuaj me çmime tepër të larta dhe jo realiste, edhe sikur ta keni pa të keq këtë gjë! Nëse merrni një ofertë jashtë normales në një nga lojtarët tuaj nga dikush, një këshillë e mirë është të kontaktoni menjëherë GM. Për të kontaktuar GM ju lutemi vizitoni faqen e kontaktit.

Për të gjitha situatat që nuk jan përmendur në mënyrë direkte tek rregullat, zyrtarët e HT (GM, MOD, CHPP) kan autoritetin përkatës për t'i zgjidhur duke u bazuar në konceptet e rregullave. Gjithashtu çdo bisedë me stafin është personale dhe nuk mund të publikohet ose të dërgohet në asnjë mënyrë.

 
 
Server 080