Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Rregullat e Shtëpisë

Rregullat e forumit dhe moderatorët

Ne jemi shumë krenarë për komunitetin tonë, dhe veçanërisht për aktivitetin dhe shpirtin e forumit. Në forumet e Hattrick-ut ka një numër moderatorësh të caktuar (ose ndryshe Mod) që janë aty për të ndihmuar përdoruesit që kanë nevojë, por gjithashtu për të siguruar që forumi të mbetet vend i dëshirueshëm për tu vizituar. Kur vizitoni forumet aplikohen rregullat e përgjithshme të sjelljes si gjithmonë, por aplikohen gjithashtu disa rregulla të forumit për të ruajtur shpirtin miqësor në forume. Disa forume kanë rregulla specifike, dhe ato mund ti gjeni gjithmonë në temën ngjitëse në forumin përkatës. Moderatorët kanë autoritetin për të përjashtuar nga forume dhe gjithashtu paralajmërime në mënyrë që ju të ndiqni rregullat.

Gamemasters gjithashtu kanë të drejta moderatori, dhe mund të merren me thyerje të ndryshme rregullash (që mund të çojnë deri në pezullim të plotë nga loja). Ju lutemi kini parasysh që fakti që mund të keni Supporter nuk ju përjashton nga pezullimet nga forumi, dhe funksionet e Supporterit nuk ju rimbursohen në raste të tilla.

Vendimet e Moderatorit mund të apelohen te Moderatorët me përvojë (senior) vendimet e të cilëve nuk mund të kundërshtohen. Ju lutemi vini re që ndëshkimet që apelohen mund të rriten ose të zvogëlohen kur merret një vendim.

Në forumet e Hattrick ju duhet të ndiqni këto rregulla sjelljeje. Gjithashtu nuk lejohet postimi i:



- Spam, p.sh. postime të shumta të të njëjtit mesazh.
- Postime Lavdëruese (postime pa vlerë thjesht për të reklamuar veten tuaj ose një temë të caktuar).
- Postime provokuese dhe të kërkosh për telashe.
- Përdorim i shpeshtë i sharjeve ose fjalori i keq.
- Sulme raciste, seksuale ose personale; sulme ndaj një kombi ose feje specifike.
- Postime politike dhe fetare.
- Postime akuza për mashtrime ndaj lojës (përdorni raportimin e mashtrusave si faqe).
- Të kërkosh ndihmë ose të reklamosh shkarkime illegale ose çelësa-CD për programe ose të kerkosh shkarkime torrent dhe/ose streams për ngjarje (sportive).
- Të pretendosh të jesh zyrtar i HT kur nuk jeni.
- Diskutimi rreth vendimeve zyrtare në lidhje me përdorues ose çështje specifike ose publikimi pa leje i korespondencës me zyrtarët e HT.
- Përdorni forumet e thjeshta publike si forume federate. Ju lutemi respektoni se forumi i serive dhe serive rinore janë për të promovuar komunikimin midis anëtarëve të serive, dhe kur visitorët janë të mikpritur nuk i lejohet të ftuarve te krijojnë diskutime pa lidhje me temën.

Forumet e Federatave
Forume e Federatave (një funksion i mbështetësve) kanë qëllim të jenë një pjesë më private e Hattrick, ku anëtarët e federatës së tyre mund të krijuar agjendën e tyre dhe rregullat e tyre në një farë mase. Megjithatë në federata nuk lejohet që të:
- post për çdo gjë që është konsideruar e paligjshme nga ligji (duke përfshirë edhe lidhjet për materiale të paligjshme dhe kërcënimet e vërteta e jetës)
-federata përdorur si një platformë për të nxitur urrejtje
- organizojë ose planifikojë aktivitetet që me dashje janë të destinuara për të sulmuar apo provokuar përdorues të tjerë, përfshirë zyrtarët e Hattrick
- botim i çdo korrespondence të stafit, pa pëlqimin e shprehur të Zyrtarëve të Hattrick

Për çështje të tjera të sjelljes presidentët e federatës janë përgjegjës dhe ata kanë mjete të merren me postimet si ata e gjykojnë të arsyeshme. Ata kanë mundësi të fshijnë mesazhet e papërshtatshme dhe mund të përjashtojnë anëtarë nga federata dhe mund të caktojë moderatorë të federatave për t'i ndihmuar ata me ruajtjen e rendit në forum federatës. Në të njëjtën kohë ju gjithashtu mund të zgjidhni vetë për të ikur nga federata për të shmangur konfliktet e mëtejshme.
 
 
Server 080