Rreshtimi: Eksperienca dhe konfuzioni
Eksperienca e formacionit
Ekipi juaj mund të luajë çdo lloj formacioni që doni, por lojtarët tuaj mund të bëhen konfuzë dhe të luajnë më pak se kapaciteti maksimal nëse ju luani një formacion që ata nuk e kanë eksperimentuar më parë. Për të fituar eksperiencën e mjaftueshme që ekipi mos të bjerë në konfuzion, ekipi duhet të praktikohet me formacionet e caktuara.
Ju fitoni përvojë për një rreshtim sa herë që luani ndeshje zyrtare ose miqësore ( por jo në turnetë, shkallët, përballjet ose në Hattrick Master). Sasia e përvojës që merrni për çdo rreshtim të përdorur mbështetët në minutat (më shumë 90 minuta për ndeshje), ashtu edhe si stërvitja. Megjithatë, nëse fitoni një ndeshje pa lojë dhe i keni të paktën 9 lojtarë në rreshtimin tuaj fillestar, ju gjithashtu merrni përvojën në rreshtim sikur ndeshja të luhej për 90 minuta. Nëse nuk vendosni një rreshtim të vlefshëm me të paktën 9 lojtarë, duke i detyruar zyrtarët e tjerë të klubit të emërojnë rreshtimin fillestar për ju, lojtarët tuaj nuk do të jenë aspak të përpikur në rreshtim.
Kur ka një shkallë të lartë përpikje, bëhet më e vështirë të fitosh më shumë përvojë në rreshtim. Nëse nuk përdorni një rreshtim të caktuar, përvoja do të ulet me kalimin e kohës. Sa herë që shisni një lojtar, rrezikoni gjithashtu që përvoja e rreshtimit të bjerë pak.
Konfuzioni
Nëse ekipi juaj nuk ka eksperiencën e duhur me një formacion, ata rrezikojnë të bëhen konfuzë në çdo moment gjatë ndeshjes, gjë që ndikon negativisht në paraqitjen e tyre. Një nivel eksperience formacioni në shkëlqyer (ose më lart) do jetë mëse i mjaftueshëm për mos rrezikuar asgjë. Për nivelet më të ulta, rreziku i vajtjes në konfuzion rritet sa më e ulët të jetë eksperienca e formacionit. Nëse lojtarët tuaj kanë arritur eksperiencë të lartë individuale (shiko më poshtë), rreziku është më i vogël.
Në rast konfuzioni, eksperienca juaj me atë formacion gjithashtu do vendosë sa të çoroditur do jenë lojtarët tuaj; sa më e ulët eksperienca juaj e formacionit aq më shumë konfuz do jenë lojtarët tuaj. Nëse lojtarët tuaj shkojnë në konfuzion, një mesazh që tregon nivelin aktual të organizimit të ekipit tuaj do shfaqet në raportin e ndeshjes. Një ngjarje konfuzioni që thotë se organizimi i ekipit tuaj ra në "pashpresë" do të thotë që ishte situat më e keqe kurse një rënie në "mirë" ka efekt të limituar. Nëse lojtarët tuaj janë konfuz në pushimin e ndeshjes (ose para kohës-shtesë), traineri juaj mund ta përmirësoj situatën duke bërë një konsultë të shkurtër.
Eksperienca individuale e lojtarëve
Eksperienca ndikon pozitivisht lojtarët në fushë. Lojtarët marrin eksperiencë kur luajnë ndeshjet. Ndeshjet e kupës Kombëtare apo të Divizioneve janpin rreth dyfishin e eksperiencës sesa ato të ligës. Kupat e Sfidës dhe ajo e Ngushëllimit japin gjysmën e eksperiencës në krahasim me ndeshjet e ligës.
Një ndeshje miqësore ndërkombëtare jep 1/5 e eksperiencës së një ndeshjeje të ligës, ndërsa një ndeshje miqësore brenda të njëjtit shtet jep ½ e eksperiencës së një miqësoreje ndërkombëtare. Ndeshjet me ekipin kombëtar japin eksperiencën më të madhe, që ndiqet nga ndeshjet e Hattrick Masters.
Sasia e eksperiencës që një lojtar merr bazohet në minutat e luajtura ashtu si dhe stërvitja. Një lojtar nuk mund të marrë më shumë se 90 minuta eksperiencë nga një ndeshje e vetme.
Kapiteni i skuadrës dhe eksperienca totale
Ju mund të zgjidhni një kapiten ekipi për çdo ndeshje. Eksperienca dhe karizma janë faktorët më të rëndësishëm për një kapiten ekipi, ndërkohë që kapiteni me këto aftësi jep një bonus në llogaritjen totale të eksperiencës, që mund të ndalojë ekipin për të vuajtur konfuzionin dhe nervat gjatë ndeshjeve shumë të rëndësishme.
Në raste të tilla, vetëm ekipi me nivelin më të ulët të eksperiencës, në atë moment të ndeshjes, rrezikon të nervozohet dhe të pësojë një ngjarje negative. Diferenca e eksperiencës midis dy ekipeve vendos sa nervoz do të jenë lojtarët. Ekipet nuk do të vuajnë kurrë nga kjo në ndeshje lige ose miqësore.
Kapiteni i skuadrës duhet të jetë në formacioni e parë. Nëse nuk i keni dhënë shiritin ndonjërit, lojtarët do të zgjedhin njërin prej tyre që mendojnë se do të bëjë një punë të mirë.
Gjuajtësit e penalltive
Ndeshjet kualifikuese dhe ato të kupës përfundojnë me penallti, nëse janë ende barazim edhe pas kohës shtesë. Ju zgjidhni pjesën tjetër të gjuajtësve të penalltive nëpërmjet një nën faqeje tek formulari i udhëzimeve të ndeshjes.
Kur zgjidhni lojtarët për penallti mos harroni që nuk ka gjë tjetër më emocionuese sesa gjuajtja e penalltive, dhe në çdo penallti ( jo gjatë minutave të rregullta të lojës) eksperienca e gjuajtësit të penalltisë vihet në testim.
Përveç eksperiencës, merret parasysh edhe aftësitë e gjuajtësit në shënimin dhe në goditje standarte (gjithashtu dhe specialiteti teknik). Për portierët, aftësia e portierit dhe specialiteti i shpejtë janë gjithçka që ka rëndësi.