Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Hattrick Masters

Hattrick Masteri është turneu ndërkombëtar për të gjithë fituesit e kupave dhe të ligave. Zhvillohet për katër javë, duke filluar pas qarkut të katërt të çdo sezoni. Ndeshjet zhvillohen të hënën (ora 16.00) dhe të enjten (ora 20.00).

Ndeshjet

256 ekipe mund të marrin pjesë në Masters dhe luhet me ndeshje eliminatore për 8 raunde. Shorteu për çdo raund është krejtësisht automatik dhe ndeshjet luhen në fushë neutrale.

Nëse nuk ka ekipe të mjaftueshme për të mbushur raundin e parë, disa ekipe fatlume zgjidhen (automatikisht) dhe kalojnë direkt në raundin e dytë. Nëse ndonjë nga fituesit e kupës dhe të ligës janë pa pronar (ose ndryshuan pronarin), ato ekipe nuk marrin pjesë në Masters. Nëse ndonjë ekip fiton dhe kupën dhe ligën në të njëjtin sezon, atëherë ai ekip do jetë përfaqësuesi i vetëm i atij shteti, në Masters.

Rregulla speciale të kampionatit

Ka disa rregulla speciale që aplikohen te Masters:

Kartonat dhe Dëmtimet: Kartonat nuk kanë vlerë (përveç kartonit të kuq gjatë ndeshjes sigurisht) por dëmtimet rregjistrohen si zakonisht.

Qëndrimi i Ekipit: Të luash "Ndeshja e Sezonit" (NS) ose "Luani Qetë" (LQ) nuk do ndryshojë shpirtin e ekipit aq sa një ndeshje normale. Por ama efekti gjatë ndeshjes është po aq i njëjtë si në ndeshjet e tjera.

Stërvitja: Ndeshjet e Masters nuk kanë efekt në stërvitjen e lojtarit.

Të ardhurat nga Masters

Ekipi vendas dhe mik ndajnë të ardhurat 50/50. Ekipi më i mirë gjithashtu merr një çmim me para siç tregohet më poshtë.

Fituesi i Hattrick Masters merr 800 000 US$, vendi i dytë merr 400 000 US$ dhe dy gjysmë-finalistët e skualifikuar marrin secili 200 000 US$. Çerek-finalistët e skualifikuar marrin secili 100 000 US$ dhe të skualifikuarit në gjashtëmbëdhjetëshe marrin secili 50 000 US$.

 
Server 070