Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Hyrja

Në Hattrick, secila ligë merr një ekip kombëtar dhe një skuadër U21, secila menaxhohet nga trajneri i tyre përkatës kombëtar.

Trajneri kombëtar zgjidhet nga përdoruesit e ligës përmes zgjedhjeve publike. Trajnerët kombëtarë pritet të përmbushin detyrimin dy sezonal të tyre. Zgjedhjet e reja do të organizohen vetëm kur menaxherët parandalohen ose pengohen të përmbushin detyrimin e tyre për arsye të ndryshme, sipas gjykimit të Administratorëve të ekipeve Kombëtare.

Zgjedhjet duhet të jenë të ndershme. Për të siguruar drejtësi Administratorët e Ekipeve Kombëtar nuk do të hezitojë për të skualifikuar kandidatë të cilët kryejnë veprime të cilat i japin atyre një avantazh të padrejtë mbi kandidatët e tjerë në zgjedhje. Informacione të mëtejshme në lidhje me zgjedhjet mund të gjeni në librin e rregullave kryesore.

Këto rregulla janë një shtojcë e rregullave të Hattrick. Përderisa këto rregulla thonë diçka të ndryshme, rregullat bazike duhet zbatohen (p.sh. si punon ndeshja.)

Ju nuk mund të jeni trajner i dy ekipeve kombëtare ose dy ekipeve të U21 në të njëjtën kohë. Arsyeja për këtë është që të mos lejohet që të keni një ndeshje midis dy ekipeve që kontrolloni, gjë që është e papranueshme. Kjo gjithashtu do të thotë që FFH nuk do tju lejojë të garoni për zgjedhje në më shumë se një vend gjatë zgjedhjeve - kjo përfshin gjithashtu kandidimin në një vend, tërheqjen nga atje dhe pastaj garimin në një vend tjetër. Kjo mund tju skualifikojë nga pjesëmarrja në zgjedhje.

Rregulla shtesë dhe informacione të rëndësishme publikohen në forumin kombëtar të trajnerëve, i cili është i arritshëm vetëm për trajnerët kombëtarë. Rregullat e plota janë në dispozicion për tu bashkuar me forumin.

 
Server 070