Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Miqësoret

Ndeshjet miqësore të skuadrave kombëtare mund të luhen çdo të Premte në orën 20:00 (Koha e Hattrick) ndërmjet ekipeve kombëtare të cilat nuk kanë një ndeshje zyrtare të caktuar në atë kohë. Këto ndeshje janë shumë të ngjashme me ato miqësoret që klubet luajnë në mesjavë.

Për të caktuar një ndeshje miqësore, trajneri i kombëtares duhet ose të sfidojë një ekip tjetër ose të pranojë një sfidë nga një ekip tjetër. Pranimi i sfidës në një mënyrë është i ngjashëm me mënyrën e rregullit të klubeve por megjithatë, ndryshimi dallohet pasi që trajneri i kombëtares nuk njoftohet se ka marë nje sfidë. Prandaj, për të qenë të sigurtë, trajnerët e ekipeve kombëtare duhet ti dërgojnë një letër njëri-tjetrit për të rregulluar një miqësore. Nëse një skuadër nuk ka rëne dakord për një miqësore atëherë një e tillë do të vihet vetvetiu menjëanë të enjten.

Sfiduesi është në gjendje të zgjedhë në cilin stadium do të zhvillohet ndeshja. Çdo stadium mund të zgjidhet por do të shihet gjithmonë si stadion asnjanës pavarësisht vendndodhjes. Nuk ka çmim të caktuar për marrjen me qira të një stadiumit.

 
Server 071