Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Lojtarët

Trajneri Kombëtar është i lire të përzgjedhë cilindo lojtar kudo që ndodhet në botë vetëm duke patur parsysh që të ketë lindur në shtetin e Skuadrës Kombëtare dhe për sa kohë ai luan në një skuadrër aktive.

Skuadra Kombëtare mund të përfshijë 26 lojtarë njëherësh. Kur ky limit arrihet, duhet përjashtuar një lojtar përpara se një tjetër të përzgjidhet. Kur një lojtar largohet nga skuadra, shpirti i skuadrës do të bjerë disi midis lojtarëve të mbetur. Përveç kësaj, nuk ka efekte të tjera që mund të ndikojnë kur afrohet ose largohet një lojtar.

Trajnerit Kombëtar i lejohet të shohë të dhënat e plota për çdo lojtar që bën pjesë në Skuadrën Kombëtare, të njëjtat të dhëna që ju mund të shihni për lojtarët që ndodhen në skuadrën tuaj. Kur një lojtar largohet nga Skuadra Kombëtare (ose mandati si Trajner i skuadrës mbaron),Trajneri Kombëtar nuk e ka mundësinë të shikojë këto të dhëna të fshehura.

Normalisht Trajneri Kombëtar do ketë nevojë për konsultim dhe këshillim me djelmoshat antarë të komunitetit për të vendosur kush janë lojtarët më të denjë për Skuadrën Kombëtare. Vlerësimet e ndeshjeve dhe statistikat e Supporter-ave gjithashtu ndihmojnë pë të përzgjedhur këta lojtarë. Lojtarët jashtë shtetit janë vështirë për tu gjetur kështu që, një Trajner Kombëtareje mund të dojë të rekrutoj të tjerë si asistentë.

 
Server 071