Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Ekipet kombëtare

Në Hattrick, ashtu si në botën e vërtetë, ka ekipe kombëtare që garojnë kundër njëra-tjetrës. Por në Hattrick trajneri i skuadrës së vendit tuaj zgjidhet nga ju! Cdo vend i Hattrick ka një skuadër kryesore kombëtare, si dhe një ekip U-21 që paraqet lojtarë 21 vjeç ose më të ri. Kjo do të thotë se secili vend ka dy trajnerë kombëtarë, të dy të zgjedhur nga komuniteti. Formati i Kupës së Botës ndryshoi në Sezonin 77 (17 janar 2021).

Kompeticionet e ekipit Kombëtar

Ekipet Kombëtare garojnë kundër njëri-tjetrit në tre turne të ndërlidhur. Kampionatet Kontinentale, Kupa e Kombeve dhe Kupa Botërore aktuale. Cikli i konkurrencës përfshin dy sezone. Fillon me kampionatet kontinentale për ligat Europiane, Amerikane, Afrikane dhe Azi / Oqeania dhe përfundon me Kupën e Botës.

Kupa e Kombeve është një turne më i vogël për skuadrat që nuk arritën në Kupën e Botës dhe luhet paralelisht me Kupën e Botës.

Kampionatet Kontinentale

Cdo ekipi kombëtar në Hattrick është i garantuar një vend në Kupat Rajonale. Kupa Rajonale luhet në grupe me 6 ekipe. Grupet mblidhen bazuar në renditjen e Ekipit Kombëtar (shiko më poshtë).

Kupa Rajonale ka një format Round-Robin (ndeshje të dyfishta - jashtë vendit) dhe zgjat për 10 javë me çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finale në javën e fundit.

8 skuadrat më të mira në çdo rajon do të luajnë në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale ndërsa pjesa tjetër e trajnerëve të Kombëtares mund të caktojnë miqësore të Premteve. Fituesi do të emërohet kampion rajonal, dhe i jepet një trofe ari. Trofe argjendi dhe bronzi u jepen vendit të dytë dhe të tretë.

Kupa e botës

Kupa e Botës fillon në javën e 13-të të sezonit të parë dhe zgjat pjesën tjetër të sezonit 1 dhe tërë sezonin 2. Ndahet në 5 raunde, e ndjekur nga gjysmëfinalet dhe finalet.

96 ekipe marrin pjesë në Raundin 1 në 16 grupe nga 6 ekipe në një format Round-Robin. 4 të parat e secilit grup do të vazhdojë në Raundin 2, ndërsa pjesa tjetër skualifikohen.

Raundi 2 do të ketë 16 grupe nga 4 ekipe në një format Round-Robin dhe 2 të parat e secilit grup do të vazhdojnë në Raundin 3.

Në Raundin e 3 kemi 8 grupe me 4 ekipe ku luajnë një ndeshje me çdo kundërshtar në një vend neutral dhe 2 kryesorët e secilit grup promovohen në Raundin 4.

Raundi 4 dhe raundi 5 do të kenë përkatësisht 4 dhe 2 grupe me 4 ekipe. Çdo ekip do të luajë kundër njëri-tjetrit një herë në fushë neutrale dhe 2 kryesorët e secilit grup promovohen në fazën tjetër.

Të dy gjysmëfinalet dhe finalja janë në vende neutrale. Fituesi i finales emërohet kampion Bote, dhe shpërblehet me një trofe të artë. Trofe argjendi dhe bronzi u jepen kandiduesve ne vend te dytë dhe tretë.

Para çdo raundi, shpirti e ekipit dhe besimi i ekipit do të rivendosen plotësisht ose pjesërisht në vlerat e rivendosjes. Për shembull, nëse fryma e tanishme e ekipit është në nivelin 9 dhe vlera e rivendosjes është e përbërë (rreth 4.75), me rivendosjen 80%, fryma e ekipit tuaj do të ulet me (9 - 4.75) * 0.8 = 3.4 nivele. Vini re se vlera bazë (vlera e mesit drejt së cilës shpirti juaj i ekipit dhe besimi i ekipit lëvizin natyrshëm) mbetet i pandryshuar (rreth 4.5).

Kupa e Kombeve

Ekipet që u eleminohen nga Kupa Rajonale, do të luajnë në Kupën Interkontinentale në të njëjtën kohë me Kupën e Botës. Ky turne luhet në turneun me format zviceran (i ngjashëm me Trofeun e Javës së Supporter).

Ky nuk është thjesht një turne ngushëllimi, por mund të jetë i rëndësishëm për skuadrat më të vogla pasi vëndi i fundit në Kupën e Kombeve përdoret për hedhjen e shortit të kampionatit tjetër kontinental. Në fund të Kupës së Kombeve, gjatë gjysmëfinaleve dhe finales së Kupës së Botës, 8 skuadrat më të mira do të kenë një turne me nokaut dhe fituesi do të marrë një trofe.

Gjatë Kupës së Kombeve, lojtarët nuk mund të dëmtohen, por kartonat do funksionojnë si në çdo turne. Eksperienca e formacionit në formacionin e vendosur do të jetë e njëjtë me ato kur fillon kupa.

Fituesi shpërblehet me trofeun e Kupës së Kombeve.

Kualifikimet e Kupës së Botës

96 ekipe përparojnë nga kampionatet kontinentale në Kupën e Botës.

Çdo kontinent ka vendet e caktuara të Kupës së Botës, të cilat u jepen skuadrave më të mira të vendosura në secilin grup të fazës së grupeve të Kupës Rajonale. Siç mund ta shohim në tabelën më poshtë, Evropa ka 32 vende të caktuara, Azi-Oqeani 21 vende të caktuara dhe Afrika dhe Amerika 12 dhe 20 secila.


Kontinenti Totali ekipeve Vëndet për Kupën e Botës
Europa 48 32 (4 promovime / grup)
Azia-Oqeania 42 21 (3 promovime / grup)
Afrika 24 12 (3 promovime / grup)
Amerika 30 20 (4 promovime / grup)

Një numër vendesh shtesë (Wildcards) do shpërndahen midis ekipeve që nuk do kulifikohen drejtpërdrejt nga grupet e Kupave Rajonale. Një play-off për 11 Wildcard-et fituese do zhvillohet midis 22 ekipeve më të mira që nuk kanë arritur kualifikimin për Kupën e Botës, duke marrë parsysh pikët dhe golavarazhin nëpër Kupat Rajonale.

Në play-off për Wildcard ekipi me vlerësimin më të lartë (do konsiderohen edhe rezultatet në Kupën e Botës të edicionit të kaluar) do ndeshet me ekpin me klasifikimin më të ulët. i dyti me të parafundit dhe kështu me rradhë. Ndeshjet Play-off do luhen me formulën vajtje-kthim dhe me vlera bazë për sa i përket Shpirtit të Ekipit dhe Vetëbesimit. Fituesi kualifikohet me Wildcard për Kupën e Botës. Në rast barazimi, ndeshja e dytë do ketë kohë shtesë dhe penallti.

Renditja e ekipit Kombëtar

Çdo ekip kombëtar ka renditjen e tij i cili përdoret si hedhje e shortit të grupeve të Kupave Rajonale. 5 sezonet e fundit kanë një ndikim për këtë renditje, por efekti do kalbet me kalimin e kohës që do të thotë se shfaqjet më të vjetra kanë më pak efekt në renditje.

Ekzistojnë 3 faktorë që ndikojnë në renditje: rezultati i secilës ndeshje (M), rëndësia e ndeshjes (I) dhe sa e fortë ishte skuadra kundërshtare (T). Në mënyrë të veçantë, formula që përdoret për të llogaritur renditjen është si më poshtë: P = M x I x T


Rezultati i ndeshjes (M) Pikët Rëndësia e Ndeshjes (I) Pikët
Fitore 3 Kupa e Botës Gjysëmfinale/Finalja 4
Barazime 1 KB pjesa tjetër e raundeve 2.5
Humbje 0 Finalet Kontinentale 3
Penallti të fituara 2 Pjesa tjetër e ndeshjeve Kontinentale 2
Penallti të humbura 1 Kupa e Kombëve 1
Miqësoret 0

Për ndryshoren T, ne zbresim renditjen e ekipit kundërshtar nga numri 250.

Pastaj, renditja përfundimtare është numri mesatar i pikëve (P) i 5 sezoneve të fundit të peshuar me 100%, 70%, 50%, 30%, 20% me 100% të sezonit aktual dhe 20% 4 të sezoneve më parë. Renditjet azhurnohen pas çdo ndeshje.

Shorti Kupës Kontinentale

Për shortin e kampionatit kontinental ne përdorim Renditjen e Ekipit Kombëtar për të krijuar vazot e shortit. Pozicioni i parë i secilit grup është gjithmonë i rezervuar nga ekipet më të larta, ku në grupin 1 do të marrin skuadrën e parë më të mirë, grupin 2 skuadrën e dytë etj. Pastaj kemi 5 vazo shortit, një për secilin pozicion në grup të mbushur me pjesën tjetër të skuadrave të renditura sipas Renditjes së tyre. Për shembull, në Kampionatin Amerikan kemi 5 grupe me 6 ekipe. Pozicionet e para të secilit grup plotësohen nga 5 skuadrat më të mira bazuar në renditjen e tyre. Pastaj pozicioni i dytë mund të mbushet nga skuadrat 6 deri në 10, pozicioni i tretë nga ekipet 11 deri në 15 etj. Gjatë shortit tonë live, ne punojmë nëpër të gjitha grupet, derisa të jenë zbrazur të gjitha vazot dhe të gjitha grupet të popullohen.

Shorti Kupes së Botës

Rezultati i një skuadre në fazën e grupeve të kampionatit kontinental do të përcaktojë vendin e asaj skuadre në shortin e Kupës së Botës. Ekzistojnë 16 grupe në raundin e parë të Kupës së Botës, dhe skuadra e parë për secilin grup zgjidhet automatikisht. Skuadra më e mirë evropiane nga kupa rajonale e fazës së grupeve (BE # 1 në tabelën më poshtë) do të jetë gjithmonë skuadra e parë e zgjedhur për Grupin 1, dhe skuadra e renditur 8 nga Amerika do të jetë gjithmonë skuadra e parë e zgjedhur në Grupin 16.

Pasi të jetë caktuar një ekip në secilin grup, të gjitha ekipet e tjera zgjidhen duke përdorur një short live. Renditja nga kampionati kontinental është ende shumë e rëndësishme, por në vend që të caktohen direkt në një grup, ekipet futen në vazo shortesh.Nëse vazhdojmë të shohim tabelën më poshtë, në kolonën për "Ekipi 2", katër skuadra do të futen në vazone parë të shortit. Këto janë skuadrat e renditura 8 në Afrikë, 7 në Afrikë, 6 në Afrikë dhe 5 në Afrikë. Nga kjo vazo shorti ata caktohen si skuadra e dytë në Grupet 1, 2, 3 dhe 4, siç vendoset nga shorti. 4 ekipe të reja futen në vazon e shortit të dytë dhe shortohen për Grupet 5, 6, 7 dhe 8. Ky proces vazhdon derisa të jenë zgjedhur 6 të ekipet për të gjitha 16 grupet.

Sistemi është gjerësisht përcaktues, duke u siguruar që ne nuk mund të marrim të gjitha ekipet më të mira nga kontinentet më të forta në të njëjtin grup. Por në të njëjtën kohë kemi dashur një element të rastit, në mënyrë që menaxherët tashmë nuk mund të përcaktojnë gjatë kampionatit kontinental se si do të duken grupet e ndryshme në Kupën e Botës, pasi kjo mund të bëjë që disa skuadra të humbin lojërat me qëllim për të marrë një short sa më të mirë në Kupën e Botës. Ajo gjithashtu e bën shortin live shumë më argëtues.


Grupi Ekipi 1 Ekipi 2 Ekipi 3 Ekipi 4 Ekipi 5 Ekipi 6
1 EU#1 AFR#8
VAZO#1
AME#9
VAZO#5
AZO#16
VAZO#9
EU#17
VAZO#13
V#11
VAZO#17
2 EU#2 AFR#7
VAZO#1
AME#10
VAZO#5
AZO#15
VAZO#9
EU#18
VAZO#13
V#10
VAZO#17
3 EU#3 AFR#6
VAZO#1
AME#11
VAZO#5
AZO#14
VAZO#9
EU#19
VAZO#13
V#9
VAZO#17
4 EU#4 AFR#5
VAZO#1
AME#12
VAZO#5
AZO#13
VAZO#9
EU#20
VAZO#13
V#8
VAZO#17
5 EU#5 AFR#4
VAZO#2
AME#13
VAZO#6
AZO#12
VAZO#10
EU#21
VAZO#14
V#7
VAZO#18
6 EU#6 AFR#3
VAZO#2
AME#14
VAZO#6
AZO#11
VAZO#10
EU#22
VAZO#14
V#6
VAZO#18
7 EU#7 AFR#2
VAZO#2
AME#15
VAZO#6
AZO#10
VAZO#10
EU#23
VAZO#14
V#5
VAZO#18
8 EU#8 AFR#1
VAZO#2
AME#16
VAZO#6
AZO#9
VAZO#10
EU#24
VAZO#14
V#4
VAZO#18
9 AME#1 AZO#8
VAZO#3
AME#17
VAZO#7
EU#16
VAZO#11
EU#25
VAZO#15
V#3
VAZO#19
10 AME#2 AZO#7
VAZO#3
AME#18
VAZO#7
EU#15
VAZO#11
EU#26
VAZO#15
V#2
VAZO#19
11 AME#3 AZO#6
VAZO#3
AME#19
VAZO#7
EU#14
VAZO#11
EU#27
VAZO#15
V#1
VAZO#19
12 AME#4 AZO#5
VAZO#3
AME#20
VAZO#7
EU#13
VAZO#11
EU#28
VAZO#15
AZO#21
VAZO#19
13 AME#5 AZO#4
VAZO#4
AFR#9
VAZO#8
EU#12
VAZO#12
EU#29
VAZO#16
AZO#20
VAZO#20
14 AME#6 AZO#3
VAZO#4
AFR#10
VAZO#8
EU#11
VAZO#12
EU#30
VAZO#16
AZO#19
VAZO#20
15 AME#7 AZO#2
VAZO#4
AFR#11
VAZO#8
EU#10
VAZO#12
EU#31
VAZO#16
AZO#18
VAZO#20
16 AME#8 AZO#1
VAZO#4
AFR#12
VAZO#8
EU#9
VAZO#12
EU#32
VAZO#16
AZO#17
VAZO#20

EU: Europa
AME: Amerika
AFR: Afrika
AZO: Azia / Oqeania
V: Vëndet e veçanta

Zgjedhjet

Zgjedhjet mbahen në fillim të sezonit, duke filluar dy ditët pas finales së Kupës së Botës. Çdo sezon i dytë ju zgjidhni trajnerin e Kombëtares dhe çdo sezon të dytë ju zgjidhni trajnerin U-21. Çdo trajner zgjidhet për 2 sezone, duke e përfunduar mandatin e tij rreth një javë pas Finales të Kupës së Botës. Vini re se do t'ju duhet të keni luajtur Hattrick për të paktën 1 sezon në mënyrë që të keni mundësi të votoni në zgjedhjet e Ekipit Kombëtar.

Skuadra e Kombëtares

Trajneri i Kombëtares zgjedh deri në 26 lojtarë (nga ekipe me pronarë të vërtetë), lirisht nga ata lojtarë me kombësi të duhur. Sidoqoftë, lojtarët e U-21 duhet të jenë të paktën 19 vjeç dhe lojtarë të Kombëtares së paku 22 vjeç. Pasi të jetë zgjedhur, trajneri mund të shohë të njëjtat të dhëna për lojtarët e ekipit kombëtar siç bëni për ekipin tuaj.

Cdo ekip kombëtar ka përvojën e vet të formimit dhe në çdo Kupë Rajonale dhe Kupa Botërore, trajnerët e kombëtares do të kenë rreth një javë për të vendosur se cilat 6 formacione do të kenë përvojë fenomenal, ndërsa pjesa tjetër do të fillojë nga niveli dobët. Periudha e përzgjedhjes fillon në ditën e zgjedhjeve deri në ndryshimin e Shpirtin e Ekipit dhe Besimin e Ekipit para ndeshjes së parë.

Të kesh një lojtar në ekipin kombëtar

Nëse njëri nga lojtarët tuaj është në ekipin kombëtar, aftësia e tij për të luajtur për ekipin tuaj do të jetë e papërfillshme. Ndeshjet kombëtare dhe ndeshjet e klubit luhen në ditë të ndryshme, kështu që gjithmonë mund t’i përdorni lojtarët. Ndeshjet për ekipin kombëtar nuk do t'i japin lojtarit tuaj ndonjë stërvitje, megjithatë, ai rrezikon të lëndohet ndërsa luan për ekipin kombëtar.

Nëse lojtari juaj do luajë një ndeshje me kombëtaren, ka shumë përfitime për klubin tuaj:

- Do të merrni një ulje pagash prej 33% ose 40% të pagës së lojtarit, në varësi të faktit nëse ai po luan në një ekip të huaj ose në vendin e tij përkatësisht.

- Lojtari fiton shumë eksperiencë. Sasia e eksperiencës që ata marrin ndryshon në llojin e ndeshjes dhe në rendin zbritës ne kemi Gjysmëfinalen dhe Finalen e Kupës së Botës, ndeshjet e Kupës së Botës, Cerekfinalet e Kupës Rajonale, Gjysëmfinalet dhe Finalen. Ndeshjet e Kupës Rajonale, Kupa Ndër-Kontinentale dhe më në fund miqësoret e ekipit kombëtar.

- Nëse një lojtar lëndohet dhe duhet të largohet nga fusha në një ndeshje për ekipin e tij kombëtar, klubi do të marrë një kompensim që arrin në 100% të pagës së tij bazë dhe nga numri i parashikuar i javëve që dëmtimi pritet të zgjasë. Kjo është një shtesë më tepër se uljes së rregullt të pagës (20%).

Meqenëse miqësoret e ekipit kombëtar nuk kanë të njëjtin intensitet, rreziku i dëmtimit të lojtarëve është sa gjysma e tij në ndeshjet e rregullta.

Vini re se nga ju pritet të mos dëmtoni ekipet kombëtare përmes sabotimit të lojtarëve tuaj të ekipit kombëtar. Administratorët e Ekipit Kombëtar, si zgjidhja e fundit, kanë të drejtë të lirojnë lojtarët në tregun e transferimeve në rast të sabotimit.

Kalendari i Kupa e Botës - Sezoni 1

Jav E hënë E mar E mërkurë E enj E premte E shtu E dielë
1 Festimet Zgjedhjet Votimet Zgjedhjet Votimet Zgjedhjet Votimet Zgjedhjet Votimet Zgjedhjet Votimet Zgjedhjet Votimet
2 Zgjedhjet Rezultatet - - - Miqësoret - -
3 - - SH.E./V.B. Rivendosur 100% rivendosur - K.K. Ndeshja 1 - -
4 K.K. Ndeshja 2 - - - K.K. Ndeshja 3 - -
5 - - - - K.K. Ndeshja 4 - -
6 - - - - K.K. Ndeshja 5 - -
7 - - - - K.K. Ndeshja 6 - -
8 - - - - K.K. Ndeshja 7 - -
9 - - - - K.K. Ndeshja 8 - -
10 - - - - K.K. Ndeshja 9 - -
11 - - - - K.K. Ndeshja 10 - -
12 K.K. Çerek-finalet - - - K.K. Gjysmë-finalet - K.K. Finalet
13 Festimet - SH.E./V.B. Rivendosur 100% rivendosur - K.B. R1 Ndeshja 1 - -
14 K.B. R1 Ndeshja 2 - - - K.B. R1 Ndeshja 3 - -
15 - - - - K.B. R1 Ndeshja 4 - -
16 - - - - K.B. R1 - -

Kalendari i Kupa e Botës - Sezoni 2

Jav E hënë E mar E mërkurë E enj E premte E shtu E dielë
1 - - - - K.B. R1 Ndeshja 6 - -
2 - - - - K.B. R1 Ndeshja 7 - -
3 - - - - K.B. R1 Ndeshja 8 - -
4 - - - - K.B. R1 Ndeshja 9 - -
5 - - - - K.B. R1 Ndeshja 10 - -
6 - - SH.E./V.B. Rivendosur 80% rivendosur - K.B. R2 Ndeshja 1 - -
7 K.B. R2 Ndeshja 2 - - - K.B. R2 Ndeshja 3 - -
8 - - - - K.B. R2 Ndeshja 4 - -
9 - - - - K.B. R2 Ndeshja 5 - -
10 - - - - K.B. R2 Ndeshja 6 - -
11 - - SH.E./V.B. Rivendosur60% rivendosur - - - -
12 K.B. R3 Ndeshja 1 - - - K.B. R3 Ndeshja 2 - -
13 K.B. R3 Ndeshja 3 - SH.E./V.B. Rivendosur 40% rivendosur - K.B. R4 Ndeshja 1 - -
14 K.B. R4 Ndeshja 2 - - - K.B. R4 Ndeshja 3 - -
15 K.B. R5 Ndeshja 1 - - - K.B. R5 Ndeshja 2 - -
16 K.B. R5 Ndeshja 3 - - K.B. Gjysmë-finalet - K.B. Finalet

K.K.: Kupa Kontinentale
K.B.: Kupa e Botes
SH.E.: Shpirti i Ekipit
V.B.: Vetëbesimi:
 
 
Server 081