Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Sistemi i serive

Sezoni i Hattrick zgjat 16 javë : 14 raunde lige (8 ekipe që luajnë njëra-tjetrën dy herë), një javë për ndeshjet e kualifikimit dhe një javë pa aktivitet në ligë.

Skema e divizionit

Numri i niveleve të ligës mund të ndryshoj nga shteti në shtet por struktura kryesore është e njëjtë. Për shëmbull, sistemi i serive Italiane është kështu:

1 Divizioni I (Seria A)
4 Divizioni II (II.1, II.2, II.3, II.4)
16 Divizioni III (III.1, III.2, etj. deri në III.16)
64 Divizioni IV (IV.1, IV.2, etj. deri në IV.64)
256 Divizioni V (V.1, V.2, etj. deri në V.256)
1024 Divizioni VI (VI.1, VI.2, etj. deri në VI.1024)
1024 Divizioni VII (VII.1, VII.2, etj deri në VII.1024)
2048 Divizioni VIII (VIII.1, VIII.2, etj. deri në VIII.2048)
2048 Divizioni IX (IX.1, IX.2, etj. deri në IX.2048)
4096 Divizioni X (X.1, X.2, etj. deri në X.4096)
4096 Divizioni XI (XI.1, XI.2, etj. deri në XI.4096)

Vini re që duke filluar me nivelin e ligës VI, madhësia e serive dyfishohet në çdo 2 nivele.

Ngjitja, rënia në divizion dhe kualifikueset

Nëse fitoni serinë tuaj, ju do të ngjiteni direkt në një divizion më të lartë ose do luani ndeshje kualifikuese. Në divizionet II-VI fituesit e serive me pikët më të larta ngjiten direkt, fituesit e tjerë duhet të fitojnë ndeshjen e kualifikimit për ngjitje. Në divizionet e poshtme, fituesit ngjiten direkt. Në divizionet me numra tek (VII, IX etj) vendet e dyta ngjiten direkt gjithashtu.

Fituesit e serive që do luajnë kualifikueset do përballen me një ekip të divizionit të sipërm që doli i 5-ti ose i 6-ti. Fituesit e serive që luajnë kualifikuese, ato me rekordet më të mira do luajnë me ekipet më të dobta të vendeve të 6-ta, ndërsa ato me rekordet më të ulta do luajnë me ekipet më të forta të vendeve të 5-ta. Ekipet e divizionit të lartë luajnë në fushën e tyre. Nëse ekipi që fitoi serinë e fiton ndeshjen kualifikuese, atëherë këto dy ekipe ndrojnë vendet në seritë. Nëse ekipi i divizionit të lartë fiton atëherë asnjë gjë nuk ndryshon.

Nëse zini vendin e 7-të ose të 8-të ju do zbrisni në divizionin e mëposhtëm (përveç divizionit më të ulët). Mbas divizionit të 6-të ekipi me rekordin më të mirë që bie nga divizioni, (ekipi më i mirë i vendeve të 7-ta) do ndërrojë vendin me ekipin që ngjitet në divizion me rekordin më të mirë. Ekipi me rekordin më të dobët që bie nga divizioni do ndërrojë vendin me ekipin më të dobët që ngjitet. Nëse jeni duke rënë prej divizionit të 6-të (apo nga ndonjë divizion i mëposhtëm), ekipi më i mirë që bie do të ndërrojë vendin me ekipin më të dobët që ngjitet.

Në divizionet VII dhe IX, ekipet që renditen në vend të tretë dhe të katërt do kenë mundësinë të luajnë një ndeshje play-off për t'u promovuar, kurse në divizionet VIII dhe X vetëm ekipet që arrijnë të renditen në vend të dytë do kenë mundësi të luajnë një ndeshje të tillë.

Ndërrimi serinë gjatë periudhës së nderrimit

Nëse ekipi i juaj luan në një nga tre divizionet e fundit të liges tuaj, ju do keni mundësinë të ndërroni serinë ku luani po brenda atij divizioni. Që kjo të jetë e mundur, duhet të ketë të paktën një vend bosh në serinë në të cilën doni të levizni. Kjo do tregohet në faqen e serisë gjatë periudhës së ndërrimit që shfaqet mbas fundit të sezonit. Gjithashtu, nëse ju keni një ekip të dytë në menaxhim, sepse jeni Supporter, nuk është e mundur që ekipet tuaja të lëvizin për të luajtur në të njëjtën seri.

Promovimi dhe rënia e Bota-ve

Në fund të çdo sezoni të gjithë ekipet bot në divizionin e VI dhe më ulët do të dërgohen në divizionin më të ulët të mundshëm. Përjashtimi i vetëm për këtë rregull do jetë që të parët në divizionin VI, ku ndonjë ekip bot mund të fitojë serinë, mund të promovohet ose të luajë kualifikueset normalisht. Ekipet bot në divizionin e V ose më poshtë do të trajtohen në të njëjtën mënyrë si skuadrat që drejtohen nga përdorues në sensin e promovimit ose uljes nga seritë.

Kur këto ekipe bot bien nga liga, ekipe të tjera do fitojnë vendin e tyre në një kategori më të lartë. Këto ekipe do quhen "Humbës me Fat", dhe mund të jenë ekipe që kanë humbur playoff-in ose në disa raste edhe ekipe që kanë rënë nga kategoria në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gjithsesi ju mund të refuzoni këtë promovim në preferencat e ekipit.

Nëse ka më shumë bote në një seri jo fundore sesa menaxherë, sistemi do të mbyllë automatikisht serinë fundore, duke bërë përgatitjet paraprake për këtë.

Pozicioni i ligës dhe renditja

Renditja përfundimtare në ligë varet nga, sipas rëndësisë, pikët në ligë, diferenca e golave dhe gola të shënuar. Nga ana tjetër kjo vendos renditjen tuaj, që nevojitet për të përcaktuar kush luan kundër kujt në ndeshjet e kupës dhe ato kualifikuese. Renditja është bazuar, sipas rëndësisë: niveli i serisë, vendi në seri, pikët, diferenca e golave dhe gola të shënuar. Për të dyja, renditjen dhe pozicionin në ligë: nëse këto statisktika janë të njëjta për dy ekipe, renditja zgjidhet me short.

Çmimet e parave

Po të mbaroni të parët, të dytët, të tretët ose të katërt në seri, ju do merni një shumë parash si çmim. Sesa do merrni varet nga pozicioni dhe divizioni që luani:


Niveli i Serisë 1 2 3 4
Divizioni I 2 000 000 US$ 1 175 000 US$ 825 000 US$ 500 000 US$
Divizioni II 1 350 000 US$ 1 050 000 US$ 750 000 US$ 450 000 US$
Divizioni III 1 200 000 US$ 925 000 US$ 675 000 US$ 400 000 US$
Divizioni IV 900 000 US$ 700 000 US$ 500 000 US$ 300 000 US$
Divizioni V 600 000 US$ 475 000 US$ 325 000 US$ 200 000 US$
Divizioni VI 525 000 US$ 400 000 US$ 300 000 US$ 175 000 US$
Divizionet e tjera 450 000 US$ 350 000 US$ 250 000 US$ 150 000 US$

Gjithashtu ka dhe një çmim për golashënuesin më të mirë të seirsë prej 10 000 US$. Ky çmim jepet direkt mbas ndeshjes së fundit të sezonit. Nëse dy lojtarë dalin të barabart për këtë çmim, të dy pronarët do marrin çmimin; gjithsesi nëse dy lojtarët jan të të njëjtit pronar ateherë vetëm një çmim do jepet.

Bonusi i Ngjitjes

Nëse promovoheni në mënyrë të drejtpërdrejtë në një divizion më të lartë do merrni një bonus tjetër përveç çmimit të ligës. Gjithashtu ngjitja do rrisi numrin e tifozëve të klubit tuaj; ju keni një rritje prej 10% të tifozëve (gjithashtu po zbritët do humbisni 10% të tyre). Nëse ju ngjiteni "falas", pa zënë nga vendet që garantojnë promovimin, ju do merrni vetëm rritjen e tifozave të klubit. Shëmbuj janë promovimet për shkak të heqjes së ekipeve bot dhe promovimet extra që do bëhen në kohët e para në Hattrick International.


Niveli i Serisë Promovim direkt Ngjitur mbas ndeshjes kualifikuese
Divizioni I - -
Divizioni II 500 000 US$ 175 000 US$
Divizioni III 450 000 US$ 150 000 US$
Divizioni IV 400 000 US$ 125 000 US$
Divizioni V 300 000 US$ 100 000 US$
Divizioni VI 200 000 US$ 75 000 US$
Divizionet e tjera 175 000 US$ 50 000 US$
 
Server 070