Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Ndeshja: Goditjet standarte dhe evenimentet speciale

Në kapitullin e ndeshjeve, ne do të hymë më thellë dhe do të fokusohemi në dy detaje të rëndësishme të ndeshjeve: si mund të shënojmë gola nga goditjet standarte dhe si mund të përfitojmë nga “rastet speciale” (dhe ngjarje të tjera të ndeshjes).

Goditjet Standarte

Disa nga sulmet bazë do të japin rezultat gjatë mundësive të goditjeve standarde. Tamam si në futboll real, ju mund të keni benefit, duke qenë i mirë në goditjet standarde. Ka dy lloje të goditjeve standarde, direkt dhe indirekte.

Goditje standarte direkte

Penalltitë dhe goditjet e lira janë goditjet standarde direkte. Për të shënuar në goditjet standarde, të dhëna gjatë ndeshjes, lojtari duhet të arrijë të mund portierin kundërshtar duke përdorur aftësitë e tij të goditjeve standarte. Portieri juaj, përtej aftësisë pritje, gjithashtu përdor aftësinë e tij në goditjet standarte për t'ju mbrojtur nga goditjet standarte direkte të kundershtarëve. Portieri nuk mund të jetë ekzekutuesi i goditjeve të lira për ekipin tuaj.

Goditje standarde indirekte

Rreth 1/3 e shanseve për goditje standarte do jenë indirekte. Goditjet standarde indirekte janë goditjet e lira indirekte dhe rezultati varet nga aftësia e ekipit. Për të sulmuar ju përdorni (sipas rëndësisë), aftësinë mesatare të shënimit te gjithë lojtarët e fushës, mesataren e goditjeve standarte të tyre dhe aftësinë e goditje standarte të ekzekutuesit tuaj. Për t’u mbrojtur, ju përdorni (sipas rëndësisë) te lojtarët tuaj, aftësitë mesatare mbrojtëse, mesatarja e goditjeve standarde, aftësia pritëse e portierit dhe të goditjeve të tij standarte.

Rastet speciale

Përveç sulmeve bazë, ju gjithashtu mund të keni "raste speciale". Rastet speciale janë rastet e ndeshjeve që varen nga atributet e lojtarëve, nga specialitetet e tyre në mënyrë të veçantë, gjë që bën këtë një strategji më vete se si të krijosh një ekip që ka balanca të mira të specialiteteve të lojtarëve.

Ka 2 lloje rastesh speciale, ato që i merr gjithë ekipi dhe ato që janë individuale. Mundësia që të keni një rast special të ekipit vendoset nga mbajtja e topit (nëqoftëse keni 55% mbajtje topi, keni gjithashtu 55% mundësi që të merrni një rast special të ekipit).

Rastet speciale individuale varen nga çfarë specialitete kanë lojtarët në fushë. Të kesh lojtarë me specialitete mund të jetë një avantazh, por nuk është e mjaftueshme. Duhet të keni gjithashtu lojtarë me specialitetin e duhur në pozicionin e duhur që një nga rastet speciale të kryhet. Është e rëndësishme që të gjeni balancën e duhur të specialiteteve në ekip.

Për çdo rast special që ndodh në një ndeshje, shancet për të pasur një tjetër ulen.

Kushtet e motit

Disa specialitete përshtaten më mirë me disa kushte të motit. Performanca e çdo lojtari ndikohet në kushte specifike të motit që nga nisja e lojës.

Lojtarët Teknikë fitojnë 5% të aftësive të tyre kur luajnë nën diell, por humbasin të njëjtën përqindje kur luajnë nën shi.

Lojtarët e Fuqishëm fitojnë 5% kur bie shi, dhe humbasin 5% kur ka diell.

Lojtarët e Shpejtë humbasin 5% në diell dhe në shi.

Kur moti ka një ndikim te lojtarët, ju do të merrni informacione rreth tij në raportin e ndeshjes, dhe vlerësimi i yjeve të lojtarëve të prekur gjithashtu do të pasqyrojë performancën e tyre në përputhje me rrethanat.

Rastet e golave

Specialitetet (dhe atributet e tjera të lojtarëve) mund të sjellin raste sulmi ekstra. Veç atyre të listuara më poshtë, lojtarët që përfundojnë këto raste (shpesh herë por jo gjithmonë, i njëjti lojtar që krijon këto raste), kanë nevojë për aftësinë shënuese të tyre me qëllim që të shënojnë gola në këto raste.

Lojtarët e paparshikueshëm mund të përdorin aftësitë e tyre të pasimit për të krijuar pasime të gjata të befasishme nëqoftëse janë portiera, mbrojtës krahu ose qendër mbrojtës, dhe aftësinë e tyre të shënimit për të ndërprerë topin e kundërshtarëve nëqoftëse janë mesfushorë qendror, sulmues ose mesfushorë krahu. Sa më e vogël aftësia në mbrojtje e një mbrojtësi ose mesfushori qendror të paparashikueshëm, aq më i lartë është probabiliteti që të bëjnë gabime dhe t'u japin mundësinë kundërshtarëve për të shënuar. Përveç kësaj, një mesfushor krahu ose sulmues i paparashikueshëm me aftësi të ulët pasimi, ka shumë mundësi të shkaktojë një kaos në mbrojtje, gjë që mund të rezultojë në një autogol.

Anësorët, mesfushorët dhe sulmuesit e shpejtë mund të krijojnë një shans duke përdorur shpërthim shpejtësie së tyre. Kjo mund të kundërvihet nga ekipi kundërshtar duke përdorur një lojtar mbrojtës (mbrojtës qendror ose mbrojtës krahu) i cili është gjithashtu i shpejtë. Ju gjithashtu do të keni një rritje në shkallën e taktikës suaj të sulmeve për çdo anësor të shpejtë, mesfushor dhe sulmues në ekipin tuaj. Kundërshtari juaj ende mund ta zvogëlojë këtë rrjedhim me një mesfushorë, mbrojtës krahu apo me një mbrojtës ose portier të shpejtë (vetëm rritja shtesë mund të shfuqizohet, por jo shkalla fillestare e taktikës).

Mesfushorët e krahut, mesfushorët e qendrës dhe sulmuesit teknikë mund të krijojnë raste kur një portier, një mbrojtës apo mesfushor qendre kundërshtar ka specialitet "me kokë" (lojtari kundërshtar nuk duhet të jetë doemos në pozicionin e kundërt në rreshtimin në fushë). Për më tepër, çdo mbrojtës apo mbrojtës krahu teknik do t'ju japi një shanc të vogël që të krijohet një kundërsulm, jo nga taktika, nga një mundësi e humbur e kundërshtarit. Sa më e lartë aftësia në pasim e mbrojtësit, aq më i madh është shanci.

Mesfushorët e krahut me aftësi të mjaftueshme në krah mund të krijojnë raste që duhet të përfundohen nga lojtarët e tjerë të krahut, mesfushorët ose sulmuesit. Nëse lojtari tjetër ka aftësi sulmuese të mjaftueshme, ai do të ketë më shumë mundësi për të shënuar; nëse ka specialitet me kokë, do të jetë akoma më e lehtë për të që të shënojë.

Goditjet nga këndi: Për të shënuar nga një goditje nga këndi, ju mund të përmirësoni shancet duke pasur një lojtar me aftësi të lartë në goditje standarte që bën goditjen nga këndi dhe duke pasur goditje standarte indirekte sulmi më të larta se goditjet standarte indirekte mbrojtëse të kundërshtarit. Ka dy lloje goditjesh nga këndi. Tek e para, sa më i lartë të jetë numri i lojtarëve me specialitet "me kokë", (ai që gjuan nga këndi nuk përfshihet), dhe sa më i vogël të jetë numri i lojtarëve kundërshtarë me specialitet "me kokë", aq më shumë keni shanse për të shënuar gola. Nëse nuk keni specialistë të tillë, do të jeni shumë të dobët në mbrojtje kur ka goditje nga këndi dhe shumë të dobët për të shënuar për kornet tuaja. Tek e dyta, shanci për të shënuar do të varet nga aftësia në shënim e atij që do të marri topin. Kini parasysh se kornet mund të çojnë në kartona të verdhë për skuadrën që sulmon, por nëqoftëse lojtari është ndëshkuar tashmë, ai do të jetë shumë i kujdesshëm, kështu që rreziku për një karton të dytë është më i vogël se zakonisht.

Eksperienca: Sulmuesit me eksperiencë mund të shënojnë duke përdorur këtë aftësi. Mbrojtësit qëndrorë dhe mbrojtësit anësorë pa eksperiencë mund t’i japin kundërshtarit shanse shtesë.

Lodhja: Mbrojtësit qëndrorë mund të bëjnë gabime kur janë të lodhur. Nëse sulmuesi kundërshtar nuk është kaq i lodhur, kjo mund të sjellë raste për kundërshtarët.

Ngjarje të tjera shtesë të lojës

Gjithashtu ka dhe disa ngjarje të tjera që ju mund të merrni gjatë ndeshjes. Probabiliteti për të marrë këto ngjarje nuk varet nga mesfusha, pra ky probabilitet nuk rritet nëse ju po dominoni mesfushën.

Kundër sulmet: Edhe pse ju nuk po luani me kundër sulme, ka mundësi që ekipi të ekzekutoi një kundërsulm. Këto raste që nuk varen nga taktika juaj, nuk kërkojnë që ju të keni një mesfushë inferiore. Shikoni kapitullin e taktikës për më shumë informacion rreth kundër sulmeve.

Goditje nga distanca: Edhe pse ju nuk përdorni taktikën goditje nga distanca, ka një probabilitet të vogël që ekipi juaj do ketë mundësinë të godasi nga distanca. Lexoni kapitullin e taktikës për më shumë informacion rreth goditjeve nga distanca.

Mesfushorët qendrorë të fuqishëm, nëse luajnë difensivë (të quajtur gjithashtu mesfushorë shkatërrues) mund të përqendrohen tek prishja e sulmeve të kundërshtarit dhe të rifitojnë topin. Nëse presingu funksionon, sulmi i kundërshtarit ndërpritet. Për t'a arritur këtë, lojtarit do t'i duhet mbrojtje dhe rezistencë.

Sulmuesit e fuqishëm, nëqoftëse luajnë normal (të quajtur gjithashtu sulmuesit e fortë fizikisht) mund të vendosin trupin e tyre në vendin e duhur, duke krijuar kështu një mundësi të dytë për të gjuajtur dhe për të shënuar pas një shanci normal të humbur nga ekipi. Për të arritur këtë, atyre u duhet aftësi e mjaftueshme në organizim dhe shënim. Mbani mend se loja fizike e tyre mund të rezultojë në kartona të verdhë; gjithsesi, nëqoftëse lojtari ka marrë tashmë një karton të verdhë, ai do të tregohet më i kujdesshëm në këto situata.

Ju do të vuani nga një penalitet mbingarkimi nëse rreshtoni dy ose tre lojtarë që kanë të njëjtat kombinime specialitetesh dhe pozicionesh, mes tipeve të mëposhtëm: sulmues difensiv teknik, sulmues normal i fuqishëm dhe mesfushor qendror difensiv i fuqishëm. Nëqoftëse rreshtoni dy lojtarë të të njëjtit lloj, do të vuani një penalitet tek kontributet e tyre (4% secili). Nëqoftëse do të rreshtoni 3, penaliteti do të jetë më i madh (7.5% secili).

 
Server 071