Zëvendësimet
Siç është përmendur edhe në kapitullin e formacionit; Nëse një nga lojtarët dëmtohet, zëvendësuesi për atë pozicion do të hyrë në fushë automatikisht. Por, ju mund të vendosni dhe zëvendësime të kushtëzuara.
Zëvendësimet e kushtëzuara
Ju mund të vendosni zëvendësimet që përpara ndeshjes, qoftë për të provuar lëvizjet taktike ose për të shkëmbyer një lojtar të lodhur me një të freskët.
Ju mund të ndryshoni një sulmues me një mbrojtës qëndre për të siguruar udhëheqjen në ndeshje, ose të shkëmbesh një mbrojtës me një sulmues nëse je duke humbur. Gjithashtu, ju mund të zgjidhni ndryshimin e udhëzimeve të një lojtari.
Duke shtuar një zëvendësim të kushtëzuar
Për të shtuar një zëvendësim, ju shkoni te “Zëvendësimet/Urdhërat” në tabelën e udhëzimeve për ndeshjen. Zgjidhni lojtarin që doni të dalë nga fusha dhe e zëvendësoni me atë që doni të fusni në fushë. Më pas, vendosni kushtet e zëvendësimit.
Ju mund të vendosni që zëvendësimi të ndodhë pas një kohe të caktuar, dhe/ose në varësi të rezultatit në lojë duke hapur "kushtëzime speciale". Veç kësaj, në kushtëzimet speciale ju mund të shtoni kushtin nëse një lojtar i juaji (ose i kundërshtarit) merr karton të kuq dhe i ndryshoni pozicionin lojtarit.
Të ndryshosh udhëzimin e lojtarit
Gjithashtu mund të shtoni një ndryshim sjelljeje në tabelën "Zëvendësimet/Urdhërat". E njëjta gjë sikur shtoni një zëvendësim, zgjidhni kë lojtar dhe shtoni kushtin se kur doni që ai të ndryshojë sjelljen.
Ju mund të shtoni pesë udhëzime lojtarësh
Ju mund të vendosni pesë udhëzime për lojtarë të ndryshëm, (për zëvendësim dhe për ndryshime sjelljesh). Por mos harroni, se gjyqtari nuk do ju lejojë të bëni më shumë se tre zëvendësime.
Udhëzimet kryhen kur plotësohen kushtet
Udhëzimet e gjithë lojtarëve tuaj do të përshtaten në fushë sapo të gjithë kushtet e vendosura të plotësohen përpara se ndeshja të mbyllet. Nëse një kusht i vendosur për një lojtar të caktuar nuk plotësohet, udhëzimi nuk do të kryhet.
Nëse ju udhëzoni një zëvendësim në minutën e 65-të për çdo lloj rezultati, ai do të ndodhë pikërisht në atë minutë. Nëse ju udhëzoni një zëvendësim në minutën e 70-të dhe nëse je në fitore, zëvendësimi do të ndodhë mbas minutës 70-të vetëm kur dhe nëse plotësohet kushti. Kështu, nëse ti kalon në avantazh në minutën e 80-të, zëvendësimi do të ndodhë në atë minutë.
Nëse keni vendosur dy udhëra për në minutën e 70-të, një nëse je në fitore dhe një tjetër nëse je në fitore me më shumë se një gol, dhe nëse je 3-0 kur të vijë koha, të dy urdhërat do të zbatohen.
Kujdes: Nëse keni vendosur dy urdhëra në të njëjtat kushte (për shembull, minuta e ndeshjes dhe rezultati) ato NUK do të ekzekutohen në të njëjtin moment, por sipas rendit të krijimit të tyre.
Pas ndeshjes, ju mund të shikoni (por jo për kundërshtarin), një listë për të gjithë udhëzimet e lojtarëve tuaj, nëpërmjet një linku në faqen e vlerësimit të yjeve, bashkë me informacionin se kur janë kryer këto ndryshime ose pse nuk kanë ndodhur.
Reagimi ndaj lëndimeve
Nëse një lojtar lëndohet gjatë një ndeshjeje, ju nuk mund të zgjidhni një zëvendësues në kohë reale. Ndihmësi juaj do ta trajtojë situatën sa më mirë të jetë e mundur, ndërsa ju mund të planifikoni paraprakisht për të parashikuar skenarë të tillë.
Ndihmësi do të zgjedhë një zëvendësues nga stoli i cili ishte caktuar për pozicionin tani të lirë. Ky lojtar, si parazgjedhje, do të trashëgojë udhëzimet individuale të lojtarit të lënduar.
Në disa raste, mund të dëshironi të shmangni që një zëvendësues të trashëgojë udhëzime. Ajo që mund të bëni është të vendosni, paraprakisht, një urdhër të kushtëzuar që do të aktivizohet nëse një lojtar në një pozicion të caktuar lëndohet. Pastaj mund të zgjidhni udhëzime të reja për lojtarin që hyn në vend të tij. Kjo mund të jetë e dobishme, për shembull, nëse zëvendësoni një sulmues anësor me një që ka aftësi të forta organizimi, duke e bërë më efektive që ai të luajë drejt qendrës. Gjithashtu mund të paracaktoni ndryshime taktike, të tilla si zhvendosja e lojtarëve që janë tashmë në fushë nga një pozicion në tjetrin, në rast se një lojtar në një pozicion të caktuar lëndohet.