Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Ndeshja: Taktika

Ju mund të urdhëroni skuadrën tuaj të përdorë një taktikë të veçantë për çdo ndeshje. Seicila taktikë ka avantazhet e veta, por gjithashtu ka edhe dizavantazhe – kështu që zgjidhni me kujdes. Janë në disponibilitet gjashtë tipe të ndryshme taktikash (dhe normale). Në qoftë se nuk specifikoni asnjë taktikë atëherë do të luani “normalisht”.

Aftësia për taktikën

Se sa mirë e zotëroni një taktike varet nga aftësia taktike për atë taktikë të veçantë. Kjo aftësi llogaritet mbi bazën e aftësive të lojtarëve të ndryshëm me një bonus eksperience për çdo lojtar të përfshirë.

Sa efektive janë taktikat tuaja gjithashtu varet nga sa të mirë janë lojtarët në fushë. Sa më të mirë lojtarët në fushë, aq më të larta vlerësimet taktike që ju duhet të arrini për të njëjtin efikasitet. Në praktikë kjo do të thotë që ju duhet nivele të mira taktike kur ju dhe kunërdhtari juaj keni lojtarë të fortë në fushë.

Presing

Presing do të thotë që lojtarët e skuadrës tuaj bëjnë presion mbi kundërshtarin tuaj dhe fokusohen më shumë në prishjen e sulmeve të kundërshtarit se sa në krijimin e aksioneve. Presioni mund të jetë një opcion i mirë kur ndiheni inferiorë dhe doni të ulni nivelin e lojës.

Avantazh: Ju mund të zvogëloni numrin e shanseve të mundëshme (për të dyja ekipet) në ndeshje.

Disavantazh: Do uli rezistencën e lojtarëve tuaj më shpejtë se normalisht.

Aftësitë përkatëse: Aftësia totale e mbrojtjes dhe qëndrueshmëria totale e të gjithë lojtarëve tuaj përcaktojnë aftësinë tuaj taktike "Presing". Nëse një lojtar ka specialitetin "I Fuqishëm", aftësia e tij mbrojtëse llogaritet dy-fish. Sa më shumë të lodhen lojtarët tuaj, aq më pak janë në gjendje të ushtrojnë presion mbi kundërshtarët e tyre

Sa herë që një rast i mundshëm prishet nga një skuadër duke përdorur taktikën e presingut atëherë ajo raportohet në raportin e ndeshjes. Nuk do ta zbuloni kurrë se cila skuadër mund të kishte përfituar nga rasti. Nëse të dyja skuadrat luajnë me presing atëherë rrjedhoja mesatarisht dyfishohet. Për më tepër, kur skuadra kundërshtare luan me goditje nga largësia atëherë një skuadër që luan me presing e ka mundësinë për të parandaluar një rast të goditjeve nga largësia.

Kundër sulmet

Kundërsulm do të thotë që ju e lini qëllimisht kundërshtarin tuaj të kontrollojë topin, dhe sa herë që ata dështojnë një sulm skuadra juaj mundohet të kryejë një kundërsukm të shpejtë. Loja në kundërsulm mund të jetë një opcion i mirë nëse keni një mbrojtje dhe një sulm shumë të fortë (por keni një mesfushë të dobët), dhe veçanërisht në kombinim me faktin që kundërshtari juaj të ketë një sulm jo efektiv.

Avantazh: You përfitoni më shumë sulme (keni mundësi të kundërsulmoni kur mbrojtja juaj arrin të bllokojë sulmin e kundërshtarit).

Disavantazh: Ju humbisni 7% të kapacitetit tuaj në mesfushë.

Aftësia për taktikën varet nga: Shuma totale e aftësive mbrojtëse dhe pasuese të mbrojtësve tuaj përcaktojnë aftësinë taktike tuaj për kundërsulme. Pasimi është dyfish më i rëndësishëm se mbrojtja.

Vetëm ekipi që nuk është dominues në mesfushë në kohën e një sulmi të dështuar është në gjendje të përdori avantazhin e kësaj taktike (dhe vini re që ju duhet të humbni mesfushën përpara aplikimit të dënimit 7% taktik). Nëse ju dominoni mesfushën, atëherë ju vetëm do të vuani disavantazhin. Të gjitha kundërsulmet raportohen në raportin e ndeshjes. Sa herë që skuadra juaj të merr një mundësi kundërsulmi atëherë mundësia për të pasur një tjetër do të ulet.

Sulmo në qendër

Sulmo në qendër (SNQ) do të thotë se skuadra juaj përqëndrohet në sulmet në qendër të fushës, duke hequr dorë nga sulmet në krahë. Në emërtimin e përfillt, kjo do të thotë se skuadra juaj mund të shkëmbejë me sukses atë që do të ishte një sulm krahu për një sulm në qendër. Nëse kjo ndodh, megjithatë, mundësia që ajo të ndodhë përsëri do të ulet më tej.

Avantazh: Rreth 15-30% të sulmeve në krah do kthehen në sulme në qendër.

Disavantazh: Mbrojtja e krahut tuaj (të dyja anët) keqësohet disi.

Aftësitë e duhura: Aftësia totale pasuese e të gjithë lojtarëve të fushës përcakton nivelin tuaj të taktikës për të sulmuar në qendër.

Sa herë që një sulm do të kalojë nga krahët në qendër, do të tregohet në raportin e ndeshjes.

Sulmo nga krahët

Sulmo nga krahët (SNK) vepron në të njëjtën mënyrë si "Sulmo në qendër", vetëm në të kundërt; që do të thotë se ka mundesi që sulmet në qendër të shkëmbehen me sulmet nga krahët. Meqënëse se zakonisht ka më pak sulme në qendër sesa në krahë, ju i shëndroni në përqindje pak më shumë ata. Gjithashtu edhe këtu, për çdo herë që të ndodhë, mundësia që ajo të ndodhë përsëri do të ulet më tej.

Avantazh: Rreth 20-40% e sulmeve në qendër do kthehen në sulme nga krahët.

Disavantazh: Mbrojtja juaj qëndrore keqësohet disi.

Aftësia për taktikën varet nga: Aftësitë totale pasuese e të gjithë lojtarëve të fushës tuaj përcakton aftësinë e taktike për të sulmuar nga krahët.

Sa herë që një sulm është kthyer nga mesi në krahë do të tregohet në raportin e ndeshje.

Lojë me fantazi

Të luash me fantazi do të thotë të udhëzosh lojtarët të vën në përdorim specialitet e tyre dhe aftësi të tjera.

Avantazh: Rrisni numrin maksimal për raste speciale gjatë ndeshjes - për të dyja ekipet, por ekipi juaj do të ketë pak me shumë shance që të marri shancet (pozitive dhe negative).

Disavantazh: Mbrojtja e ekipit tuaj bëhet disi më e dobët.

Aftësia për taktikën varet nga: Loja me fantazi kerkon që lojtarët në fushë të kenë aftësi pasimi dhe eksperiencë të lartë (ku aftësia e parë është më e rëndësishmja). Nëse një lojtar në fushë është i paparashikueshëm, kontributi i tij në taktikë do të dyfishohet. Për ta shfrytëzuar sa më mirë këtë taktikë, rekomandohet një ekip i aftë për RS (i.e. një ekip me shumë lojtarë me specialitete, dhe me kombinimin e duhur të aftësive).

Goditje nga distanca

Kur ju zgjidhni goditje nga distanca, lojtarët marrin udhëzimin që të godasin portën në vend që të kryejnë të gjithë sekuencën e sulmit. Me pak fjalë, ju këmbeni sulmet nga krahët dhe në qendër me goditjet nga distanca. Pra kjo taktikë fut në ring goditësin e topit kundra portierit. Kjo mund të jetë e dobishme kur ju keni vështirësi të shënoni në qendër ose nga krahët edhe pse keni goditës të mirë të topit.

Avantazh: Taktika goditje nga distanca kthen rreth 30% të sulmeve të krahut dhe të qëndrës.

Disavantazh: Sulmi juaj i krahëve dhe i qëndres, gjithashtu dhe mesfusha, keqësohen disi.

Aftësia për taktikën varet nga: Aftësia e shënimit dhe e goditjeve standarte të lojtarëve të fushës. Shënimi është tre herë më i rëndësishëm sesa goditjet standarte.

Kur një sulm kthehet në goditje nga distanca, ekipi që ushtron taktikën e presingut ka mundësinë që ta evitojë gjuajtjen e topit nga kundërshtarët. Nëse nuk evitohet, një nga lojtarët (qendërmesfushorët dhe mesfushorët e krahut kanë shanc të dyfishtë) gjuan topin. Kualiteti i goditjes varet nga aftësia e shënimit dhe e goditjeve standarte të lojtarit që kryen goditjen dhe portieri do mundohet ta pres topin me anën e aftësive pritëse dhe të goditjeve standarte që ka. Për goditësin e topit dhe për portierin: Të dyja aftësitë janë të dobishme dhe është më mirë të kesh pak nga të dyja sesa shumë nga njëra dhe shumë pak nga tjetra.

Të gjitha goditjet nga distanca do raportohen në ndeshje duke përfshirë ato të humburat.

 
Server 071