Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Ndihmë »   Manuali »   Stërvitja 

Stërvitja

Çdo javë ju mund të zgjidhni çfarë lloj stërvitjeje do të marrin lojtarët tuaj në seksionin e javës. Efektet e stërvitjes javore gjithmonë bëhen të qarta të enjten ose të premten, varet nga shteti. Lloji i stërvitjes së zgjedhur kur fillon azhornimi është stërvitja që do përfitohet nga lojtarët, pavarësisht sa herë mund të ndërrohet gjatë javës. Gjithashtu ndryshimet në formën aktuale dhe formën e fshehur të lojtarëve bëhen në të njëjtën kohë.

Mosha e lojtarit dhe niveli i afësisë

Lojtarët e rinj mesojnë më shpejtë në përgjithësi sesa lojtarët e vjetër por sesa shumë mëson lojtari juaj gjatë stërvitjes varet dhe nga niveli i aftësisë ku ai ndodhet - sa më i ulët niveli i aftësisë aq më shpejt stërvitet.   Stërvitja në aftësitë e niveleve të ulëta është shpesh herë më e shpejtë se ajo në aftësitë e niveleve mesatare apo të larta. Gjithashtu stërvitja në aftësitë e niveleve të larta është më e ngadaltë se ajo në nivelet mesatare.

Përveç moshës dhe aftësisë, ka gjithashtu edhe 4 faktorë të tjerë që vendosin mbi efektet e stërvitjes: intensiteti i stërvitjes, lloji i stërvitjes, sasia e stërvitjes në rezistencë, si dhe stafi i trajnerëve ( trajneri kryesor dhe ndihmësit).

Intesiteti i stërvitjes

Sa më intensive të jetë stërvitja, aq më e mirë do bëhet edhe forma e përgjithshme e ekipit. Gjithashtu edhe efektet e stërvitjes do të shënojnë rritje. Intensitetin e stërvitjes ju e vendosni duke zgjedhur një numër midis 0 dhe 100.  Dizavantazhi i një stërvitjeje me intensitet të lartë është rritja e probabilitetit të lëndimit të lojtarëve. Ju duhet të vendosni vetë mbi intensitetin e stërvitjes që i përshtatet skuadrës tuaj. Për këtë mund të informoheni edhe nëpër forume.

Nëse ju e ulni intensitetin e stërvitjes në mënyrë të ndjeshme, atëherë shpirti i skuadrës do të pësojë një rritje të menjëhershme. Por në momentin kur ju e rrisni intensitetin sërish, atëherë shpirti i skuadrës do të ulet dukshëm. Nëse doni të kryeni këtë veprim, mbani mend se vlera e re e intensitetit duhet të kryhet të paktën një azhornim më përpara azhornimit stërvitor.

Lloji i stërvitjes

Ju mund të zgjidhni midis 11 llojeve të ndryshme stërvitjesh. Të gjitha këto lloje i bëjnë lojtarët e tuaj më të mirë në një drejtim të caktuar. Llojet e stërvitjeve janë të listuara në tabelën e mëposhtme.

Stafi i stërvitjes

Nëse keni një trajner të mirë, atëherë stërvitja do të jetë më efikase se në rastin e një trajneri të keq. Efikasiteti rritet edhe nga ndihmësit e trajnerit.

Stërvitja në rezistencë

Stërvitja në rezistencë duhet të kryhet në çdo jave dhe duhet të zë një përqindje të caktuar të totalit të stërvitjes. Efikasiteti i saj bie në stërvitjet me intensitet të lartë. Është më mirë të stërvitni nga pak çdo javë se sa të vendosni përqindje të larta herë pas here.  Lojtarët e vjetër kanë nevojë për më shumë stërvitje në mënyrë që ta mbajnë rezistencën në një nivel të caktuar. Kjo do të thotë se menaxherët duhet të gjejnë një përqindje të caktuar të stërvitjes në rezistencë që të jetë sa më e përshtatshme me veçoritë dhe ambiciet e skuadrës.  Lojtarët që luajnë të paktën 90 minuta për ekipin tuaj gjatë javës marrin 100% në stërvitjen e rezistencës. Lojtarët që luajnë për më pak sesa 90 minuta (rezervat p.sh.) marrin 75% të stërvitjes plus një pjesë tjetër për çdo minutë të luajtur. Lojtarët e tjerë të ekipit që nuk luajtën gjatë javës, por që janë në kondicion për tu stërvitur (lojtarët e dëmtuar për 1 ose më pak javë), marrin gjysmën e efektit të stërvitjes.

Stërvitja e rezistencës influencon negativisht në formën e përgjithshme të skuadrës tuaj: sa më e lartë të jetë stërvitja e rezistencës aq më e ulët do të jetë forma e lojtarëve.  Vlen të theksohet se vetëm forma aktuale e lojtarëve dhe jo ajo e fshehura influencohet nga stërvitja e rezistencës.

Principet Themelore

Sasia e stërvitjes që përfton një lojtar varet nga sa minuta lojë ka luajtur gjatë javës për ekipin tënd në një pozicion stërvitor. Ndeshjet e luajtura me ekip tjetër do kenë efekt vetëm për formën e tij, por asnjë grimë stërvitje s'do të përfitohet nga lojtari. Nëse lojtari nuk ka parë asnjë minutë aksion, ose ka luajtur më pak se 1 minutë gjatë javës, ai nuk do të marrë asnjë lloj stërvitjeje. Një lojtar mund të marrë 90 minuta stërvitje gjatë javës. Po të luajë më shumë se 90 minuta në një pozicion stërvitor, lojtari nuk stërvitet ekstra. Po të luajë më pak, psh: 50 minuta, lojtari do të stërvitet më pak – në këtë rast, 50 minuta nga 90.

Nëse një lojtar ka luajtur në pozicione të ndyshme gjatë javës, do të përzgjidhen për të llogaritur stërvitje që do të marri, vetëm 90 minutat që do ti japin efektin më të lartë. Urdhërat individuale të lojtarëve gjatë ndeshjes, nuk influencojnë efektin e stërvitjes.

Lojtarët në pozicionin e mesfushorit të krahut do të marrin vetëm gjysëm stërvitje kur stërvitet organizimi. E njejta gje vlen për mbrojtësit e krahut kur stervitet krosime.

Nuk ka rëndesi nëse lojtari luan në një ndeshje miqësore, ndeshje kupe apo ndeshje kampionati – të treja janë njësoj efektive në aspektin e stërvitjes. Megjithatë nëse ju nuk paraqisni numrin minimal të lojtarëve në fushë, ju do të jepni fitoren në tavolinë, dhe do humbisni edhe stërvitjen për atë javë. E gjithë stërvitja e javës nuk do të humbasë. Nga ana tjetër, nëse ekipi juaj paraqitet në fushë, por kundërshtari nuk del, atëhere ti fiton në tavolinë dhe XI lojtarët e tu marrin stërvitje normalisht por nuk do përfitojnë aspak eksperiencë.

Kllapat tregojnë efektet e vogla. Dopio kllapa tregojne efektet shumë të vogla.

Lloji i stërvitjes Përmirëson ...për...
Goditje standarte Goditje standarte Të gjithë lojtarët në fushë, 25% shpërblim për ekzekutuesin e goditjeve standarte dhe portierin
Mbrojtje Mbrojtjen Mbrojtësit ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
Shënim Shënimin Sulmuesit ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
Krosime (Në Krah) Në krah Mesfushorët e krahut (Mbrojtësit e krahut) ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
Gjuajtje (Shënimin) (Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen)
(Goditjet standarte ) ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
Pasime të shkurtra Pasim Qendërmesfushorët, mesfushorët e krahut dhe sulmuesit ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
Organizim Organizim Mesfushorët e qëndrës (Mesfushorët e krahut) ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
Pritje topash Pritje topash Portierët
Pasime tërthorazi Pasim Mbrojtësit, qendërmesfushorët dhe mesfushorët e krahut ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
Pozicione mbrojtëse Mbrojtjen (Portierët, mbrojtësit, qendërmesfushorët dhe mesfushorët e krahut) ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
Sulmim nga krahët Në krah Sulmuesit dhe mesfushorët e krahut ((Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen))
Individuale (Akademia e të Rinjve vetëm) Aftësi e/të vlefshme për pozicionin e luajtur në lojë (Të gjithë lojtarët që luajnë ndeshjen)

Shëmbull

Ekipi stërvit “krosim” (në krah) këtë javë. Kini parasysh që dita e ndeshjeve mund të luhasë – e djela përkufizon ndeshjet e kampionatit në fundjavë, ndërsa e mërkura, ndeshjet gjatë javës ,miqësore dhe të kupës.

  • Turi i Sanijes luajti 90 minuta si mesfushor krahu të Djelën por nuk luajti të Mërkurën. Ai merr 90 minuta stërvitje Në Krah.
  • Gaz Dibroni luajti 90 minuta si mesfushor krahu të Djelën dhe 90 minuta si sulmues të Mërkurën. Ai merr 90 minuta stërvitje të plotë Në Krah.
  • Hasan Hasanbegu luajti 50 minuta si mesfushor krahu të Djelën dhe 90 minuta si mbrojtës krahu të Mërkurën. Ai merr 50 minuta stërvitje Në Krah dhe 40 minuta Në Krah por me efekte më të vogla. Pra efekti nuk është njësoj (shiko kllapat te tabela).
  • Aqif Kapertoni luajti 40 minuta si mesfushor krahu të Djelën dhe 90 minuta si sulmues të Mërkurën. Ai merr 40 minuta stërvitje Në Krah dhe 50 minuta stërvitje Në Krah por me efekt shumë të vogël.
  • Alfred Kaposhi luajti 90 minuta si mbrojtës krahu të Djelën dhe të Mërkurën. Ai do marrë vetëm 90 minuta stërvitje Në Krah por me efekt të vogël.
  • Tim Kaçurreli nuk luajti as të Djelën dhe as të Mërkurën. Aftësitë e atij nuk u përmirësuan. Timi duhet me shit fara mesa duket.

Rënie në aftësi

Kur një lojtar arrin moshën 30 vjeç, ai fillon të humbasë aftësitë e tij nga pak për çdo javë. Se sa e madhe është humbja varet nga mosha e lojtarit dhe niveli i aftësisë. Sa më i lartë niveli i aftësisë së lojtarit, aq më e madhe është rënia. Lojtarët më të vjetër humbasin më shumë aftësi se sa lojtarët më të rinj.

 
 
Server 096