Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Ndihmë »   Manuali »   Transferimet 

Transferimet

Lista e Merkatos është vendi ku ju blini lojtarë dhe shisni ata që nuk doni të mbani. Ekipi juaj mund të ketë maksimalisht 50 lojtarë. Faqa e ofertave ju jep një paraqitje të lojtarëve që po blini ose që po shisni. Gjithashtu tregon shitjet e lojtarëve tuaj të mëparshëm, nga të cilët ju do merrni përsëri para.

Të shesësh një lojtar

Për të shitur një lojtar, e vendosni atë te lista e Merkatos, gjë që bëhet nga faqja e atij lojtari. Ju zgjidhni se sa para kërkoni nga ai dhe e vendosni në listën e Merkatos. Për të patur një ide më të qartë për vlerën e lojtarit, ju mund të përdorni opsionin e Krahasimit të transfertave, dhe ne do ju sugjerojmë një listë me çmimet reale. Gjithsesi, lojtari duhet të ketë luajtur të paktën një ndeshje me ekipin tuaj që të ketë të drejtën të shitet, dhe ju nuk mund ta nxirrni në shitje një lojtar më shumë herë sesa numri i ndeshjeve që ka luajtur me ju. Ky rregull nuk aplikohet te lojtarët e të rinjve që sapo thirren nga ekipi i të rinjve ose te lojtarët që ishin në ekipin tuaj që në fillim. Lojtari do qëndrojë në treg për 3 ditë dhe me vonë do shkojë te klubi që ofron më shumë para, duke supozuar që dikush ofron për ta blerë. Lojtar i shitur kalon në klubin e tij të ri, pas përfundimit të afatit, përveç nëse një nga klubet e përfshira në transferimin është duke luajtur një ndeshje në atë kohë, në të cilin rast ai do të mbërrijë sa të përfundojë ndeshja. Nëse një blerës nuk është gjetur ai do të qëndrojë në klubin tuaj. Mos harroni, sapo ju të vendosni në listën e transferimit një lojtar ju nuk mund të ndryshoni mendjen tuaj për të hequr atë nga lista. Megjithatë, në qoftë se ju vendosni se keni nevojë për atë lojtar, ju gjithmonë keni mundësi për ta riblerë atë!

Të blesh një lojtar

Për të blerë një lojtar ju shkoni te linku "Kërkim Transferimesh" që ndodhet te "Bota", ose te ikona e listës së Merkatose lart në anën e djathtë. Ju kërkoni për çfarë lloj lojtari doni dhe për të vendosur një ofertë ju futeni tek faqja personale e lojtarit duke klikuar emrin e tij. Ju duhet të rrisni ofertën me 1 000 US$ ose 2%, cilado të jetë më e madhja. Nëse nuk ka ofertë akutalisht ju mund të ofroni shumën e kërkuar nga shitësi, përderisa kjo të jetë e barabartë me ose më e madhe se 1 000 US$. Vini re se shuma e blejres dhe rroga javore e lojtarit (ju paguani rrogën javore menjeherë mbas blerjes) nuk mund t'ju fusë në borxh më shumë se 200 000 US$.

Ju mund të vendosni oferta deri në momentin e fundit të afatit të shitjes. Nëse dikush vendos një ofertë më pak se 3 minuta nga përfundimi i shitjes, afati do zgjatet me një 3 minutësh tjetër mbi kohën ku oferta u vendos.

Një ndihmë të madhe kur bleni lojtar është informacioni rredh aftësive dhe personalitet të tij, etj. Gjithashtu mund të përdorni "Krahaso Transferimin" për të parë sesa janë shitur lojtarët me aftësi të ngjashme.

Autooferta

Autooferta punon në të njëjtën mënyrë siç funksionon një ofertë normale. Nëse ju vendosni një ofertë maksimale sistemi automatikisht do të bëjë ofertën për ju, kur është e nevojshme, gjithmonë duke ngritur ofertën me vlerë më të ulët të mundshme (minimalisht 2% të vlerës).

Ju mund të ndryshoni (si të rrisni dhe zvogëloni) ofertën maksimale tuaj në çdo kohë, por ju natyrisht nuk mund të hiqni ofertën tuaj (më të lartë) të tanishme. Oferta maksimale juaj është në dukje vetëm për veten, menaxherët e tjerë mund të shikojnë vetëm ofertën e tanishme.

Ju mund të kenë një ofertë aktive maksimale në një kohë. Nëse oferta juaj maksimale ka arritur maksimumin e saj, ajo nuk llogaritet si një autoofertë më dhe ju mund të vendosni një tjetër ofertë maksimale në qoftë se ju dëshironi.

Për disa raste të veçanta (si kur dy ekipet të bëjë autoofertë të njëjtë ose kur dy autoofertues ofertojnë kundër njëri-tjetrit), ne e kemi ndërtuar në një logjikë, këtu janë disa shembuj për t'ju ndihmuar të shpjeguar këtë logjikë.

Agjenti, ekipi zbulues dhe kamata e Transferimit

Të nxjerrësh një lojtar në shitje kushton 1 000 US$. Mbasi mbyllet shitja, agjenti i lojtarit, ekipit zbulues dhe ekipi i fundit do marrin një pjesë të parave nga çmimi total. Në faqen e lojtarit ju mund të shikoni sa para do mbani nëse shisni lojtarin. Këto janë elementaret:

Sa shumë merr agjenti varet nga koha që lojtari ka qënë në klubin tuaj.

Ekipi zbulues gjithmon merr 2% të çmimit shitës. Kur ju jeni ekipi mëmë do merrni 2% gjithmonë sa her të shitet lojtari.

Ekipi i fundit merr gjithmonë 3% nga shuma e shitjes. Kur ju do jeni ekipi i fundit që kishte lojtarin, shuma do varet nga numri i ndeshjeve që lojtari ka luajtur për ju.

Shikoni këto tabela për më shumë informacion.

Kur shisni lojtar rinor ju nuk konsideroheni klubi i fundit. Por herën e dytë që shitet ky lojtar ju do konsideroheni si i tillë, duke supozuar që lojtari ka luajtur të paktën një ndeshje me ekipin tuaj të parë.

Transferimet mund të ndikojnë në shpirtin e ekipit

Sa herë që shisni ose blini një lojtar, rrezikoni të ulni shpirtin e ekipit. Rreziku shtohet kur shisni një djalë të mirë dhe blini një rrugaç. Nëse shisni një lojtar rinor ju nuk e keni këtë rrezik nëse e shisni brënda 6 ditëve mbas futjes te ekipi i parë.

Fikjet e serverit

Afatet e Transferimeve mund të shtyhen (sa më ndershmërisht të jetë e mundur) kur fiket serveri. Gjithashtu kini parasysh që serveri mund të fiket afër afatit të shitjes. Do luani me fatin nëse prisni për momentin e fundit për të dhënë ofertën. Është këshilluar që lojtarët tuaj t'i vendosni në listën e transfertave me një çmim që ju mendoni se është i arsyeshëm, kështu nuk mund të rrezikoheni duke shitur lojtarin tuaj me një çmim më të ulët se sa ai që kishit shpresuar, në mënyrë që të shmanget ndonjë zhgënjim për shkak të një fikje të papritur të serverit.

Lojë e Ndershme në Tregun e Transferimeve

Lojtarë të mirë dhe paratë janë aspekte kryesore në Hattrick, gjë që e bën shumë të rëndësishme që mos të ketë ekipe që përfitojnë nga veprime jo normale në tregun e Transferimeve. Kjo do të thotë që të blesh lojtarë me çmime në qiell është e ndaluar, dhe kështu është çdo aktivitet që është projektuar për ti dhënë një ekip një përfitim financiar të çdo lloji.

Game Master-at kanë autorizim të anullojnë ose ndryshojnë çmime jo normale, të vendosin gjoba dhe të dënojnë përdoruesit e përfshirë në këto aktivitete. Nëse keni marrë një ofertë që është qartësisht mbi çmimin normal për lojtarin tuaj nga dikush, kontaktoni GM menjëherë. Për të kontaktuar Gamemaster përdorni faqen e kontaktit.

 
 
Server 080