Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Lojtarët e rinj

Zbulues Talentësh

Ju mund të merrni një lojtar të ri çdo javë duke dërguar në zbulim skautët tuaj për të gjetur një lojtar të ri për ekipin e parë. Sa më i mirë është rrjeti zbulues, aq më të mira jan shanset që lojtarët e rinjë të kenë sukses. Ju nuk keni opsione rreth llojit të lojtarit që do merrni, përvec zgjedhjes ndërmejt një portieri apo një lojtari në fushë. Mos shpresoni të merrni lojtarë yje ç’do javë. Shumica e lojtarëve që ju rekomandon skauti nuk do ja dalin as të kualifikohen për në ekip. Nëse ju keni një ose dy që futen direkt në ekip, ju duhet të jeni të kënaqur - mendoni si funksionojnë gjërat në jetën reale!

Shumica e klubeve vendosin të shpenzojnë shumë lekë për rrjetin zbulues por ka dhe nga ata që shpenzojnë më pakë ose nuk shpenzojnë fare dhe blejnë përforcime nga lista e transfereve. Megjithatë, nqse ju vendosni të ndërtoni strukturën e rrjetit zbulues, mbani parasysh se mund të kalojë kohë para se investimi juaj të sjell përfitime me lojtarë që kanë vlerë. Ju duhet të kuptoni që ska kuptim të përdorni rrjetin nëqoftëse statusi i rrjetit zbulues është për shëmbull “varfër”.

C’do javë ju jeni i lejuar të bëni një investim të madhë (20 000 US$), mesatarë (10 000 US$), ose të vogël (5 000 US$) në rrjetin zbulues. Shumë investime të vogla janë më efikase sesa pak investime të mëdha. Me fjalë të tjera, është me mend të bëni plane afatgjatë – në qoftë se ju dëshironi të investoni shumë nga të ardhurat e ardhëshme në rritjen e aktivitetit të zbulimit, investime të mëdha mund të jetë një rrugë për të marrë rezultate të shpejta.Në qoftë se ju doni të ndërtoni një strukturë të mirë në mënyrë graduale, pa shpenzuar shumë para, bëni investime të vogla çdo javë. Mirëmbajtja e rrjetit zbulues nuk ju kushton automatikisht asgjë, por në qoftë se ju nuk investoni fonde rregullisht, struktura do përkeqësohet relativisht shpejtë. Atëherë kur bie niveli i rrjetit zbulues, do ti duhet kohë më e gjatë për tu rritur prapë.

Ju jeni në gjendje të promovoni vetëm një lojtar të ri në javë. Në qoftë se ju nuk ndërroni shumën, automatikisht do merret në konsideratë shuma e investuar javës së kaluar.

Klubit do ti kushtojë 2 000 US$ për të lëvizur një lojtar të të rinjve në ekipin e parë.

Informacion rreth aktiviteteve të ekipit të të rinjve mund të gjendët në menunë “Klubi Im”, nën fjalën “Ekipi i të rinjve”. Gjithashtu këtu është vendi ku ju vendosni shumën e parave që dëshironi të investoni në rrjetin e skautizmit, dhe ku mund të gjeni një lojtar duke përdorur rrjetin çdo javë.
 
Server 071