Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Lojtarët e rinj

Lojtarët e rinj

Ju mund të merrni lojtar të tjerë për skuadrën tuaj të parë duke rregjistruar lojtar të rinj. Kjo mund të realizohet në dy mënyra:

  • Rekrutim i një lojtari të ri direkt nga jashtë në ekipin tuaj të parë duke përdorur zbulues talentësh të ekipit të parë.
  • Fillo një akademi të rinjsh, rekruto talente dhe zhvilloji ata. Luaj ndeshje kundër ekipeve rinore të tjera në liga publike ose private dhe përfundimisht promovo talente të reja te ekipi i parë.

Gjetja e një lojtari përmes rrjetit zbulues dhe rekrutimi i tyre drejtpërdrejt në skuadrën tuaj të lartë është një mënyrë e thjeshtë dhe e dobishme për të gjetur një talent. Drejtimi i një skuadre rinore është më sfiduese, por nëse bëni një punë të mirë, mund të jetë edhe më shpërblyese.

Ju mund të përdorni vetëm një sistem në të njëjtën kohë. Nëse keni aktivizuar akademinë e të rinjve, ju nuk mund të rekrutoni nga Zbuluesit e Talenteve. Sidoqoftë, kosto e akademisë tuaj është e vlefshme edhe si investim në zbulimin e talenteve, duke e bërë më të lehtë për ju kalimin e sistemeve nga akademia rinore ne zbulim talentesh.

 
Server 071