Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

3-24-2007 Ndryshimi: Libri i Hattrick-ut

Në Gusht të këtij viti Hattrick mbush 10 vjet. Ne duam të festojmë këtë ngjarje duke botuar një libër rreth udhëtimit të gjatë që kemi bërë, rreth lojës sot dhe për të gjithë njerëzit që e bënë të mundur.
Protagonisti kryesor i këtij libri është komuniteti i Hattrick-ut, sepse pa të, ne nuk mund të shkonim kaq larg dhe nuk do të kishte kaq shumë histori për të treguar. Për këtë arsye në duan të botojmë këtë libër në bashkëpunim të ngushtë me ju, në mënyrë që ju të lexoni – dhe shkruani – gjërat që ju interesojnë më shumë.
Libri i Hattrick do të jetë një projekt relativisht i madh, me rreth 200 faqe me ngjyra. Ne synojmë të kemi cilësi të lartë me çmim të arsyeshëm, që të mbulojë harxhimet tona, por edhe të mundësojë blerjen nga ju, nëse jeni të interesuar.
Ne tashmë kemi filluar krijimin e artikujve bazë për këtë libër, gjërat e pathëna në lidhje me historinë e lojës, struktura, ekipi i HT, etj. Gjithsesi ne jemi shumë të hapur për ide në lidhje me artikuj të tjerë.
Ne e dëshirojmë bashkëpunimin tuaj në dy mënyra. Së pari, ne ju ftojmë të postoni ide artikujsh dhe të diskutoni idetë e të tjerëve në forumin e Librit të Përvjetorit të Hattrick-ut. Nëse ju jeni të interesuar të ndihmoni me këtë libër, ky është një forum të cilit ju duhet t’i bashkoheni.
Së dyti, do të ketë shumë mundësi për ju që të kontribuoni me materialet tuaja. Këto mund të jenë foto nga takimet e Hattrick-ut, histori në lidhje me skuadrën tuaj apo komunitetin tuaj, foto komike, vizatime, tekste për këngë të Hattrick-ut, anekdota të çuditshme apo pjesë opinionesh shumë serioze. Na thoni!
Ne do të organizojmë një numër konkursesh shkrimesh më të formalizuar, ku ju mund të shkruani tekste ose kontribute të tjera në lidhje me tema të caktuara që ne do të përcaktojmë. Eseja më e mirë për çdo temë do të përfshihet në libër, dhe do t’i caktohet një çmim special.
Ambicioni ynë,për këtë libër, është krijimi i një dokumenti të pasur dhe interesant rreth komunitetit të Hattrick-ut, diçka që mund t’ja tregoni prindërve apo partnerëve tuaj mosbesues, diçka që ju mund të krenoheni, dhe diçka që thjesht tregon historinë tonë për gjeneratat e ardhshme.

 
Server 070