Njoftimet
3-17-2009
Ndryshimi: Një shportë e mbushur plot për Supporters-at tanë
Ne jemi krenar të paraqesim një shtesë në
Paketën e Supporter. Këtë vit ne kemi përmirësuar funksionalitetin e faqes dhe stabilitetin e saj në mënyrë të suksesshme, dhe sot faqa funksionin mjaftë mirë dhe shpresojmë që ta keni vënë re. Duke pasur këtë parasysh, na vjen mirë që t'ju japim këtë shportë të mbushur me të mira juve që i bëni të mundur këto përmirësime - Supporter-at tanë.
Midis të tjerave ju do gjeni një paraqitje të shkëlqyer të ndeshjes gjë që lehtëson analizën rreth kundërshtarit tuaj. Ju keni opcionin të krijoni profilet tuaja të transfertave dhe ikonat tuaja. Gjithashtu do keni një editor HT-ML për deklaratat për shtyp dhe librin e vizituesve, këmbimin e uniformave, përmirësime për federatat dhe shumë të tjera që ndodhen në këtë shtesë për Supporter.
Nuk do jetë fjalë goje po të themi që Supporter-at tanë dhe paketa e Supporter në Hattrick janë të rëndësishme për ne. Janë Supporter-at tanë që e bëjnë lojën të jetë falas për shumicën e përdoruesve dhe është falë juve që ne kemi mundësinë ta përmirësojmë dhe zhvillojmë lojën. Vitin që kaloi ne bëmë përmirësimin më të mirë të Hattrick; ne rishkruam të gjithë kodin, e mbështollëm në një dizenjo të lezeçëm dhe bëmë disa përmirësime në paisje. Kjo rezultoi në një faqe shumë të qëndrueshme dhe të besueshme; pra puna jonë u shpërblye. Ne publikuam disa opcione mjaftë të mira për Supporter kur u lëshua faqa e re dhe përpara se të vazhdonim me projektet e tjera, menduam që ishte koha të jepnim akoma më shumë për Supporter-at të cilët bëjnë të mundur këto përmirësime. Pra nga ne- sëbashku me falenderimet më të thella- këto janë shtesat për ju:
Ballë për Ballë
Ne kemi përmirësuar opcionin e vjetër Ballë për Ballë dhe e kemi kthyer në një paraqitje të përkryer të ndeshjes. Do t’ju japi juve një përmbledhje rreth kundërshtarit të rradhës duke ju lehtësuar punën juve sesi ta përballoni. Ju do e merrni vesh menjëherë nëse ata kanë dëmtime ose kartona, nëse kanë bërë ndonjë blerje kohët e fundit dhe shumë gjëra të tjera. Ju do e gjeni këtë opcion duke klikuar te linku I ndeshjes. Kutia e pare është e disponueshme për të gjith. Situata, ndeshjet e fundit dhe historiku janë për Supporter-at vetëm.
Krijoni dhe editoni ikonat tuaja
Si Supporter ju keni ikona navigimi sipër në të djathtë. Tani ju mund ti ndryshoni ato si të dëshironi – për më tej mund të krijoni ikonat tuaja. Më kollaj se kaq nuk bëhet! Për të krijuar dhe ndryshuar ikonat, kliko Edito kur kaloni kursorin sipër tyre.
Krijoni profiling tuaj për transfertat
Tani keni opcionin të krijoni një profil primar kur të kërkoni për lojtarë në shitje. Do t’ju kursejë kohë kur kërkoni për lojtarë ditë për ditë. Ju mund ta krijoni profiling te faqa e transfertave.
Lista e specialëve
Nëse një nga lojtarët tuaj të rezervuar del në shitje, ju do njoftoheni te Hattrick-u Im. Gjithashtu do keni opcionin ta konsideroni lojtarin si Special dhe ofertat për të do tregohen më mire te faqa e ofertave gjë që do lehtësoi punën tuaj kur të ndiqni shitjen e tij
Krijoni udhëzimet e personalizuara të ndeshjes
Me opcionin e rreshtimit do jetë më e lehtë për ju të kaloni nga ekipi juaj I pare te ekipi I rezervave kur të dërgoni udhëzimet e ndeshjes. Ju mund të shtoni rreshtimet e personalizuara te opcionet e rreshtimit në fund të faqes. Ju mund të rruani rreshtimet e ndeshjeve të mëparëshme ose të krijoni një rreshtim të personalizuar për një ndeshje të ardhëshme. ( pra për të krijuar një udhëzim; në fillim dërgoni udhëzimet për ndeshjen e ardhëshme dhe mbas kësaj shkoni prap te faqa e udhëzimeve dhe shtoni udhëzimin e personalizuar duke klikuar te opcionet e rreshtimit). Udhëzimet e lojtarit përfshihen gjithashtu.
Shkëmbimi i uniformave
Kemi vënë re sesa I shkëlqyer është opcioni I dizenjimit të uniformave që nga publikimi I tij në dhjetor dhe tani shpresojmë që kjo të shtohet. Tani ju mundeni të shkëmbeni uniformat e publikun ose të dizenjoni një edicion të kufizuar për një ose disa ekipe. Për ju që nuk keni kohë ose aftësi për të krijuar diçka speciale, tani do keni një dollap të tërë me uniforma për të zgjedhur.
Përmirësimet e federatave
Tani do ketë më shumë informacion për pjestarët e federates tuaj dhe faqe e tyre do jetë më interesante. Tani do shikoni më shumë informacion për pjestarët, flamurin, emrin e ekipit, renditjen, rezultatin e fundit dhe njoftimet për shtyp. Gjithashtu shtuam vizituesin e fundit, shfletimin e shpejtë midis pjstarëve të federates dhe një opcion kërkimi për federatat.
Ndrysho avatarin tuaj
Ju mund ta lejoni avatarin e menaxherit të shfaq gjëndjen tuaj të vertetë ose të kundërtën. Ju mund ta ndryshoni gjëndjen e avatarit duke ndryshuar sytë dhe gojën. Gjithashtu mund të ndryshoni ngjyrën e flokve dhe të lëkurës ashtu si e doni ju. Fytyrat e lojtarëve duhet të jenë të aktivizuara te preferencat për të marrë avatarin.
Përdorues të bllokuar
Nëse për një aryse apo tjetrën ju nuk doni që përdoruesi filan të shkruaj në librin e vizituesve tuaj ose t’ju përkrah juve, ju mund ta shtoni atë te përdoruesit e bllokuar, nga preferencat.
Editor HT-ML dhe shtesa te arkivat e postës
Në këtë shtesë të Supporter do t’ju japim mundësinë të përdorni editorit HT-ML kur të publikoni njoftimet për shtyp ose të shkruani te libri i vizitorëve. Gjithashtu ju mund të ruani mesazhet e dërguara nga fshirja te arkivi i postës.
Nuk ka më banner-a
Së fundmi, si Supporter ju nuk do shikoni reklama fare. Kjo gjë ka ekzistuar gjithmon por tani e kemi forcuar dhe më tej dhe ju premtojmë që nuk do ketë banner-a fare. Mund të kemi reklama të lojës (për produktet tona ose ndonjë sponsor të rastësishëm) për Supporter-at, por jo nga ato bannerat e mërzitshëm me drita dhe xixa si fustan fallxhoreje.