Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

11-23-2009 Ndryshimi: Bot-ët në fund

HFA (Shoqata Futbollit Hattrick) ka vendosur të zbresë ekipet bot tek divizioni më i ulët i mundshëm në fund të këtij sezoni dhe, gjithashtu të ndalojë ekipet bot të ngjiten në kategori. Përkundrazi, disa prej jush do ngjiten në kategori “falas” dhe do marrin vendin e tyre më lart në piramidën e ligave.
Qëllimi i këtij ndryshimi është të lëivz bot-ët në fund të sistemit të serive, dhe t’ju lërë gjithë juve të luani më lart kundrejt njëri tjetrit. Me këtë ndryshim pjesa dërrmuese do luaj kundrejt më shumë ekipesh të drejtuara nga njerëz real sesa bot të mërzitshëm, gjë e cila do e bëjë më interesante garën dhe po ashtu jetën tuaj si menaxher.
Ky sistem i ri (dhe përfundimtar) do hyjë në fuqi në fund të këtij sezoni dhe, do jetë i vlefshëm nga divizionet VI e poshtë (bot-ëve në div V dhe sipër do vazhdoj tu aplikohen rregullat e tanishme). Lexoni më poshtë për gjithë detajet e këtij ndryshimi.
Le të përballemi; është më shumë e këndëshme të luash kundrejt njerëzve real sesa ekipe bot. Ekipet bot përmbushin një rol të rëndësishëm në botën e lojës si ekipe tranzitore, ose mbushin plot ligat dhe seritë ku nuk ka ekipe reale të mjaftueshme. Por, ato asnjëherë nuk do jenë në gjëndje të zëvëndësojnë sfidën që sjell mendja e një personi tjetër.

Kështu që në fund të këtij sezoni ne do vendosim rregulla të reja dhe pëfundimtare mbi ngjitjen dhe rënien nga kategoria të ekipeve bot, gjë e cila do ndikojë në ngjitjen e ekipeve reale njëkohësisht. Dëshirojmë, brënda fuqive tona, që ekipet reale të jenë midis ekipesh reale (dhe bot midis bot-ëve). Në këtë mënyrë do funksionoj sistemi i ri:

Ngjitja dhe rënia nga kategoria e bot:

Gjithë ekipet bot në divizionin e 6 e poshtë do ulen në divizionin më të fundit të mundshëm. Kjo edhe nëse ato përfundojnë në vënd të 1ë, 3të ose 5të, ato gjithmonë do bien në fund. Ama ka vetëm një përjashtim: në div VI bot-ët që dalin të 1ë do ngjiten ose do luajnë kualifikueset. Kështu një ekip bot që përfundon i 2të në divizionin VII, për shëmbull, mund e rrjedhimisht do bjerë deri në divisionin e X (nëse ai divizion nuk është akoma plot me bot).

Natyrisht kjo nënkupton se ekipet bot as nuk do ngjiten (përveç ngjitjes nga div VI në të V si u tha më sipër). Lezeti i kësaj manovre do jetë se bot-ët gati menjëherë do përfundojnë në fund – dhe do rrinë aty.

Ekipet reale marrin vendin e ekipeve bot

Kur ekipet bot bien, përkundrazi, ekipet reale do marrin vendin e tyre. Kështu që, edhe nëse nuk përfundoni në vendin për tu ngjitur do ketë një mundësi që ju do ngjiteni në kategori. Ngjitje “falas”, si me thënë. Ama ju do mund të ngjiteni vetëm një divzion për rradhë.

Kjo ngjitje ekstra do bazohet tek renditja në ligë, si ngjitjet normale. Ekipi me renditjen më të lartë në divizionin e 7 (i cili nuk ka arritur një vend që të ngjitet) do jetë i pari që do zërë vendin e një ekipi bot në div VI dhe kështu me rradhë. Përsa i përket kupës, ekipet që do marrin ngjitje ekstra, gjithashtu, do marrin vendin e ekipeve bot në kupë (nëse bot ishte kualifikuar për në kupë).

Asnjë lek për ngjitjen
Nëse ngjiteni “falas” ju nuk do merrni asnjë lek për ngjitjen nga HFA. Fansat tuaj, gjithsesi, do festojnë atë si një ngjitje normale, dhe klubi juaj i fansave do marri 10% më shumë anëtarë. Po ashtu, fansat nuk do presin shumë në divizionin ku u ngjitët dhe do ju japin një fillim të butë.

Ekipet që bien nga kategoria gjithmonë do bien

Ju lutemi, vini re, se ekipet reale gjithmonë do bien nga kategoria. Nëse përfundoni i fundit do bini nga kategoria edhe nëse do ketë ekipe bot që do zbriten nga divizioni (ose edhe nga seria juaj). Janë ekipet nga divizioni i mëposhtëm që do ngjiten dhe marrin vendin e bot-ëve. I vetmi përjashtim do jetë nëse nuk do ketë ekipe reale nga divizioni i poshtëm për tu ngjitur, atëherë ju do qëndroni në serine tuaj edhe nëse keni përfunduar i fundit.

Rregullat e reja vlejnë nga div 6 e poshtë

Këto rregulla të reja janë të vlefshme nga div VI e poshtë, pra nuk mbulon gjithë sistemin e serive. Div V e sipër do vazhdojnë të përdorin sistemin e sotshëm për ngjitje/rënie për bot-ët (dhe si u tha më sipër, çdo bot-i në vënd të 1ë ose 2ë në div VI (shumë e rrallë në gjithë botën) do i aplikohen rregullat e vjetra). Por, nuk ka shumë bot mbi div VI (më shumë se 99% e bot-ëve luajn në div VI ose poshtë).

Arsyeja e mos ndryshimit në div V dhe sipër është se ata kanë kualifikime, dhe është shumë e komplikuar krijimi i një sistemi që ti përfshijë dhe ato (të paktën si pjesë e një hapi të parë)

Divizionet plot me bot do mbyllen

Nëse i gjithë divizioni në një ligë do përmbajë vetëm bot; HFA do e mbyllë atë division dhe do e fshijë nga sistemi i serive. Kjo për të penguar hyrjen e ekipeve të reja në divizione plot me ekipe bot. Në rast se më vonë nuk do ketë vend për përdorues të rinj për të hyrë (gjithë ekipet jane dhënë), divizioni i hequr lehtësisht i bashkangjitet sërish sistemit të serive.

Shëmbull i skenarit që do vijë

Herën e parë do ketë shumë ekipe që do ngjiten “falas” përderisa do ketë shumë rënie drejt fundit. Në fund të sezonit tjetër, natyrisht do ketë shumë më pak ngjitje falas. Por që tja keni idenë ç’lloj ndikimi e gjithë kjo do ketë në lojëluajtjen:

Në Spanjë gjenden 28157 ekipe bot. Sot 6336 luajnë në div XI, 11086 në X, 5521 në IX, 2942 në VIII, 1517 në VII dhe 651 në VI. Sezonin tjetër do jenë 24 bot në div VI dhe 28029 në XI, dhe asnjë bot në div VII, VIII, IX ose X.

(Ju lutemi, vini re, këto janë numra figurativ, mund të ketë disa ndryshime të vogla në skenarin përfundimtar – por ama ju jep një kënd vështrim të mirë mbi këtë ndryshim)

Nuk dua të ngjitem “falas”

Nëse ju për disa arsye nuk doni të ngjiteni “falas” dhe të ballafaqoheni me sfida të reja; HFA ju ofron mundësinë për të thënë jo në faqen e preferencave. Të Mërkurën, ky lloj rregullimi mund të gjendet tek faqja juaj e preferencave (pranimi i ngjitjes do jetë opcioni i vendosur automatikisht). Ky lloj rregullimi i aplikohet vetëm ngjitjes “falas”, jo ngjitjes normale.

Por kujtoni, HFA nuk do pranojë jo si përgjigje nëse jeni duke luajtur në divizionin e fundit dhe mund/do jetë plot me bot (dhe rrjedhimisht do mbyllet dhe hiqet). Nëse ndodh kjo, do ngjiteni gjithësesi përderisa një përdoruesi të ri do i jepej nje fillim i mërzitshëm në karrierën e tij Hattrick-jane në të kundërt.
 
Server 071