Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

2-24-2010 Ndryshimi: Sezonin tjetër: Ekuilibër më i mirë formacioni

Dëshirojmë t’ju njoftojmë se është në dalje sezonin tjetër një përmirësim madhor në motorrin e lojës, po siç bëmë këtë sezon. Përmirësimi i fundit gjithsesi ishte hartuar që mos ndikonte jetën tuaj si menaxher, ky i fundit sigurisht është.

Qëllimi ynë më përmirësimin e ardhshëm është të japim një balancim më të mirë midis formacioneve të ndryshme dhe pjesëve të ndryshme të ekipit. Po ashtu dëshirojmë të lehtësojmë interaktivitetin tuaj me motorin dhe të jetë më i drejtpërdrejt, në veçanti kur bëhet fjalë për urdhërat e ndeshjeve.

Praktikisht ky ndryshim do bëjë të mundur përdorimin e më shumë taktikave krahasuar me më parë, po ashtu do ulë forcën e mesfushorëve qëndror. Përfshihen dhe ndryshime në eksperiencën e formacionit dhe tek konfuzioni, plus dhe ndryshime në kontributin e disa lojtarëve.
Për dikë që nuk di nga formacionet e futbollit në një tabelë taktike mund të jetë thjesht neardy porn futbolli. Për mua (e besoj dhe shumicën tuaj) ka shumë magji përbrënda atyre tre shifrave numërore. Ato thonë si ekipet planifikojnë të luajnë, cilat janë synimet e tyre dhe cilat janë masat e marra nga ta për tu perballur me anët e forta të kundërshtarit.

Ajo që është akoma më tërheqëse është se ‘nuk ekziston një formacion që mbizotron të tjerat’. Një taktikë mund të jetë receta e duhur kundrejt një lloj kundërshtari, ama shumë e pavlefshme kundrejt një tjetri. Ajo që ka rëndësi është çfarë bëni ju me ato numra, çfarë vini mbrapa tyre. Kjo është po ashtu ajo që dëshirojmë të ndieni kur luani Hattrick.

Të përmbushim vizionin tonë
Siç e përmëndëm në editorialin tonë mbi vizionin tonë rreth lojës këtë verë; ne dëshirojmë të ekuilibrojmë dhe të thjeshtëzojmë motorin e lojës. Përveç se tju përfshijë në ndjenjat e mësipërme po ashtu do vendosë ekipin tuaj në fokus, do shtojë konkurrencën, do hapë rrugë të reja drejt suksesit dhe do bëjë zgjedhjet tuaja më të lehta për tu kuptuar dhe ekzekutuar (të cilat janë po ashtu dhe parimet tona projektuese në rast se e harruat).

Pra sezonin tjetër do merrni vetëm atë; një motor loje ekuilibruar më mirë i cili njëkohësisht do jëtë më i thjeshtë për të patur interaktivitet. Gjithë detajet mbi këtë ndryshim do shpjegohen kur ti vijë koha të lëshohet, por janë ca gjëra mbi të cilat duam që ju të jeni në dijeni para atij:

Përreth kontributit
Sot 3-5-2 është formacioni që mbizotëron goxha, kryesisht sepse ju mund të zmadhoni vlerat e mesfushës suaj dhe të keni një sulm të mirë shtuar një mbrojtje të kënaqshme njëkohesisht. Por edhe pse zgjidhni të luani me një formacion tjetër, të luash me tre mesfushor është shpesh një ide e mirë nëse do të qëndrosh konkurrues.

Ne dëshirojmë një përdorim më të larmishëm të formacioneve. Bërja vend për më shumë larshmëri do rrisë opcionet taktike dhe strategjike, e cila si rezultat do i japë shumë lojës. Për tja arritur kësaj dhë për të motivuar menaxherët në përdorimin e formacioneve të tjera, na duhet të ulim fuqinë e mesfushorëve qëndror – veçanërisht rreshtimin e tre prej tyre. Kjo gjithashtu do jetë ajo që do ndodhë me këtë përmirësim.

Në parim do jetë po aq mirë rreshtimi i një mesfushori të vetëm mbas këtij përmirësimi, me rreshtimin e dy do humbni pak avantazh dhe me rreshtimin e tre ju do humbisni më shumë. Ky parim është i vlefshëm edhe për lojtarët e tjerë rreshtuar në pozicion qëndor (mbrojtësat dhe sulmusët), por për ta do jetë më e vlefshme rreshtimi i një të vetmi se sa në të kaluarën dhe rreshtimi i dyve do jetë po aq i mirë. Rreshtimi i tre rrjedhimisht do sjelle ca humbje avantazhi krahasuar me sot, por jo aq sa patja e tre mesfushorëve.

Ndryshime në kontributin e disa lojtarëve po ashtu përfshihen, midis tyre këto ja vlen të vihen në dukje:

- Mesfushor krahu, mbrojtës krahu dhe sulmuesit do përdorin më tepër aftësinë e tyre në krah

- Sulmuesit e tërhequr teknik do përdorin më pak nga aftësia e tyre passim në mes, por pak më shumë në krahët.

Përreth formacioneve
Ndryshime në eksperiencën e formacioneve dhe tek konfuzioni gjithashtu përfshihen në këtë përmirësim. Në thelb do jetë më e lehtë për ju të merrni e të mbani eksperiencën e formacionit, dhe po ashtu ajo do luaj një rol të rëndësishëm kur fjala vjen tek konfuzioni në fushë. Për më tepër:

- Mund të marrësh eksperiencë formacioni për gjithë formacionet e mundëshme (2-5-3, 5-2-3 dhe 5-5-0 do shtohen)

- Formacionet ekstreme (më shumë se 3 mbrojtës/mesfushor/sulmues qëndror, si 7-3-0 ose 4-6-0) nuk do jenë të mundëshme të përdoren

- 4-4-2 do trajtohet si çdo formacion tjetër

Fëmijët fillimisht
Ky përmirësim do lëshohet fillimisht për ekipet rinore më vonë këtë sezon. Kjo do na japë mundësinë për ca javë testim për të siguruar që motori punon ashtu si duhet, dhe njëkohësisht tju japim pak kohë juve ta provoni.

Për ekipet e të rriturve ne shpresojmë se mund ta lëshojmë për ndeshjen e fundit miqësore të sezonit (periudhë testimi më të gjatë për ekipet e të rriturve është e pamundur, nuk mund të përdorim njëkohësisht motorin e përmirësuar me të vjetrin). Nëse do jetë kështu, gjithashtu nënkupton se na duhet po ashtu të riprogramojmë gjysëm finalet dhe finale e kupës së botës.

Kaq për tani. Më shumë informacion do vijë kur të arrijë koha e lëshimit tek ekipi rinor.
 
Server 071