Njoftimet
3-19-2010
Ndryshimi: Një vështrim nga afër i përmirësimit të motorrit
Le ta shtyjmë fundjavën me ca lexim interesant! Ja ku janë detajet mbi përmirësimin e motorrit të lojës në sezonin tjetër.
Për ata nga ju që duan të lexojnë një version të thjeshtë të detajeve, kemi bërë gati një përmbledhje të shkurtër të publikuar në hapësirën e editorialeve.
Më duhet ta them se ndjehem shkëlqyer për lëshimin e një prej përmirësimeve më të mëdha të gjitha kohërave në Hattrick. Ajo që bën të ndihesh më mirë është qëllimi i këtij ndryshimi; shtimi i opcioneve taktikore nëpërmjet krijimit të një balancimi midis formacioneve të ndryshme dhe reparteve të ekipit. Këtu do u përmbahem detajeve dhe logjikës që ndodhet mbrapa ndryshimeve.
Për ata që nuk janë të interesuar në leximin e përshkrimit të gjatë, keni një editorial të shkurtër për ju. Dhe për ata që kanë harruar motivet dhe qëllimet tona me këtë ndryshim, ju lutemi lexoni editorialin më të hershëm mbi këtë përmirësim (publikuar më 24 Shkurt 2010).
Kontributi për lojtarët qëndror (mesfushor, mbrojtës qëndror dhe sulmuesat)
Do kemi një parim të ri se si kontribuojnë lojtarët në pozicion qëndror (mbrojtësat qëndror, mesfushorët dhe sulmuesit).
- Kur një lojtarë i vetëm luan në pozicion qëndror ai do kontribuoj 100%
- Kur dy lojtarë luajn në pozicion qëndror, të dy bashkë do humbasin pak nga kontributi i tyre
- Kur tre lojtarë luajn në pozicion qëndror ata së bashku do humbasin diçka më shumë nga kontributi i tyre
Llogjika e kësaj është se sa më herët më shumë se një lojtarë luajn në të njëjtën zonë, ata fillojnë e mbështeten tek njëri tjetri dhe nuk janë në gjëndje të kontribuojnë me tërë kapacitetin e tyre. Meqë ndajnë të njëjtën hapësirë në fushë, gjithashtu nënkupton se gjithë së bashku ndikohen nga kjo humbje në kontribut dhe jo vetëm njëri prej tyre – njësoj si në futbollin e vërtetë.
Kjo humbje në kontribut do ndikojë gjithë kontributin në vlerat e ekipit (e jo vetëm në skillin primar), njëlloj si humbja e tanishme e ‘lojtarit të ripozicionuar’.
Si përmbledhje: Një lojtar i vetëm në pozicion qëndror (mb qëndror, mesfushor dhe sul) kontribuojnë 100%. Përdorimi i dy lojtarëve nënkupton humbje në kontribut (prek të dy), dhe përdorimi i tre nënkupton një humbje më të madhe (prek të tre)
Sasia e humbjes nuk është identike për gjithë sektorët
Parimi i humbjes në kontribut nuk është i njëjtë për gjithë sektorët e ekipit, por sasia ndryshon në to. Humbja tek mesfushorët është gati dyfish më e madhe sa ajo e mbrojtësve. Për sulmuesit ajo afërsisht ndodhet mes atyre të dyve.
Ndërsa themi këto ja vlen po ashtu të përmendim se mbrojtësat qëndror dhe sulmuesit do marrin një përforcim (por jo mesfushorët). Ky përforcim barazpeshon humbjen e marrë me dy lojtarë, që nënkupton se përdorimi i dy mbrojtësave ose sulmuesave do jetë po aq i mirë sa dhe në të kaluarën. Për më shumë në ndryshimet e kontributit të lojtarëve më poshtë.
Humbje e ndryshme për pozicione qëndrore të ndryshme është e nevojshme për të patur një balancim më të mirë. Për shëmbull, mesfusha qëndrore sot është më e fortë se dy sektorët e tjerë qëndror, pra nëse humbja nuk do ishte më e madhe se në sektorët e tjerë nuk do kishte shtysa për përdorimin e një mesfushori krahu përkundër një mesfushori të tretë si shembull.
Si përmbledhje: Sasia e humbjes në kontribut është më e madhe tek mesfushorët sesa tek sulmuesat, dhe më e madhe tek sulmuesat sesa tek mbrojtësat. Gjithashtu duhet të dini se humbja po ashtu ndikon kontributin e lojtarit në gjithë vlerat e ekipit. Gjithsesi, humbja në kontribut nuk ndikon goditje standarte (direkte ose indirekte) ose aftësinë e ekipit në taktikë.
Shtysa për ekipe më të gjëra e të ekuilibruara
Gjithsesi ka një efekt anësor nga ky parim i kontributit të cilit duhet ti kushtoni rëndësi: Një lojtarë qëndror shumë i dobët mund të përkeqësoj vlerat tuaja nëse shokët e tij në të njëjtën zonë janë shumë më të mirë.
Kjo sepse “dënimi në kontribut” tani prek gjithë lojtarët në atë zonë. Kjo nënkupton se kontributi nga lojtari i tretë (si shëmbull) duhet të jetë më i madh sesa dënimi që të bëjë të mundur përmirësimin e gjërave. Ama nuk duhet ti druheni shumë kësaj po ashtu: nëse përdorni dy mesfushor titanik i treti duhet të jetë në një nivel që dhe ekipet e divizionit të X nuk do e rrjeshtonin shpesh – pra skenare të tilla janë të rralla.
Kjo është po aq llogjike dhe realiste. Nëse unë si shëmbull, do luaja bashkë me Iniesta dhe Xavi tek Barçelona, me shumë mundësi më tepër do i ngatërroja gjërat sesa do i përmirësoja, edhe pse unë e quaj veten gati një lojtar futbolli i kënaqshëm. Faktikisht, unë aktualisht mendoj se ata do më thonin të fshihesha prapa flamurit të goditjes nga këndi. ;)
Edhe pse kjo do ndodhë shumë rrallë, e bën akoma më të rëndësishme patjen e një ekipi më të gjërë e të ekuilibruar – dhe që zëvëndësuesit tuaj të jenë të kënaqshëm
Si përmbledhje: Sigurohuni se lojtarët tuaj qëndror nuk ndryshojnë shumë në fuqi dhe zëvëndësuesit janë të kënaqshëm. Një lojtarë shumë i dobët mund të përkeqësoj vlerat tuaja nëse shokët e ekipit në atë zonë janë shumë më të mirë.
Eksperienca e formacionit
Do jeni në gjendje të merrni eksperiencë në 5-5-0, 5-2-3 dhe 2-5-3, dhe 4-4-2 do trajtohet njësoj si formacionet e tjera. Formacionet ekstreme (më shumë se 3 mbrojtësa/mesfushor/sulmues qëndror, si 7-3-0 ose 4-6-0) në të kundërt nuk do mund të përdoren më. Si përfundim nënkuptohet se nuk do rrezikoni më të humbni stërvitjen prej formacioneve ekstreme.
Do jeni në gjendje të çoni nivelin e eksperiencës së formacionit përtej shkëlqyer (maksimumi aktual). Ekipi juaj nuk do luaj më mirë nëse e arrini, por mund të përdoret si zonë shpëtimi në mënyrë të tillë që të mbani në nivele të mira shumë formacione njëkohësisht.
Niveli i eksperiencës së formacioneve do niset nga varfër për formacionet e reja. Për 4-4-2 do niset nga shkëlqyer.
Si përmbledhje: Do mund të merrni eksperiencë për tre formacione të reja, dhe 4-4-2 do trajtohet njësoj si të tjerat. Po ashtu do jetë më e lehtë për ekipin tuaj mbajtja e eksperiencës, falë një zone shpëtimi mbi shkëlqyer.
Konfuzioni
Eksperienca e formacionit do ketë më shumë rëndësi dhe eksperienca e ekipit më pak (por prapë do këtë një ndikim) kur fjala vjen tek rreziku i konfuzionit në fushë. Në veçanti, ekipe me eksperiencë të lartë nuk do jenë garanci për mënjanimin e konfuzionit këtej e tutje.
Rreziku i vajtjes në konfuzion rritet sa më i ulët niveli i eksperiencës së formacionit të jetë (dhe eksperienca e ekipit). Për më tepër, sa të çorientuar lojtarët tuaj do jenë në rast konfuzioni gjithashtu varet nga niveli i eksperiencës në formacion. Sa më i ulët niveli i eksperiencës aq më shumë të çorientuar do jenë lojtarët..
Nëse lojtarët tuaj venë në konfuzion ajo do prekë gjithë vlerat e ekipit, dhe efekti i konfuzionit do qëndroj përgjatë ndeshjes. Trajneri juaj gjithsesi mund ta përmirësoj situatën në pushim midis pjesëve (dhe para kohës shtesë).
Si përmbledhje: Eksperienca e formacionit do ketë më shumë rëndësi kur flasim për konfuzionin, dhe ekipet me eksperiencë të lartë nuk janë të garantuara nga mënjanimi i konfuzionit. Sa të çorientuar lojtarët tuaj do jenë në rast konfuzioni do varet nga niveli i eksperiencës në formacion.
Ndryshime në kontributin e lojtarëve
Për tja arritur qëllimit tonë për balancim më të mirë midis formacioneve të ndryshme na duhet, po ashtu, të ndryshojmë kontributin e lojtarëve në këtë përmirësim. Disa janë po ashtu të nevojshme për të mbajtur balancimin relativ të tanishëm midis mesfushorëve dhe lojtarëve të tjerë që përdorin aftësinë organizim, pra nuk e bëjmë më të rëndësishme rrjeshtimin e mesfushorëve të krahut drejt qëndrës ose të sulmuesve të tërhequr kur tani ne bëjmë mesfushorët më pak të fuqishëm. Ja ku është lista e plotë e ndryshimeve:
Në përgjithësi:
- Mbrojtësat qëndror dhe sulmuesit do marrin një përforcim. Vlera e këtij përforcimi barazpeshohet me humbjen në kontribut të dy lojtarëve qëndror. Vini re se kjo nuk është e vërtetë për sulmuesit e tërhequr (shih më poshtë).
Organizim:
- Mesfushorët e krahut, mbrojtësat qëndror dhe sulmuesit e tërhequr do humbin pak në organizim (për arsyen e thënë mësipër).
Pasim:
- Sulmuesit teknik të tërhequr gjithashtu do pëdorin më pak nga aftësia e tyre pasim në qëndër, por pak më shumë përdorim në krahë. Siç e thotë fjalia, humbja është më e madhe se përfitimi.
- Sulmuesit e tërhequr jo-teknik do bëhen më të ngjashëm me ata teknikë. Ndryshimi i vetëm do jetë se teknikët do përdorin pak më shumë nga pasimet e tyre në krahë.
Në krah:
- Mesfushorët e krahut, mbrojtësat e krahut dhe sulmuesit (veçanërisht drejt krahut) do përdorin pak më shumë nga aftësia e tyre në krah, me përjashtim të mbrojtësave të krahut drejt qëndrës që do përdorin më pak.
Mbrojtje:
- Mesfushorët e krahut të avancuar ose të tërhequr do përdorin pak më shumë nga aftësia e tyre mbrojtje.
- Mbrojtësat qëndror drejt krahut do kontribuojnë më shumë me aftësinë e tyre mbrojtje në krah.
- Mbrojtësat e krahut të tërhequr do humbin pak nga mbrojtje në qëndër.
Portier:
- Portierët do kontribuojnë lehtësisht më pak me aftësinë e tyre portier, që ndikon si në krah dhe në qëndër.
Arsyeja për dy të fundit është pjesërisht të balancojmë mbrojtësin qëndror të vetëm, i cili është goxha i fortë (falë portierit dhe mbrojtësave të krahut të tërhequr) dhe me përforcimin e lojtarit të vetëm ai mund të bëhej akoma më i fortë. Kjo mund të kthehej në papëlqyeshmërinë e përdorimit të dy mbrojtësave qëndror, ose të panevojshme.
Si përmbledhje: Mbrojtësat qëndror dhe sulmuesit (jo ata të tërhequr) do marrin një përforcim, baraz me dënimin që marrin dy lojtarë qëndror. Kontributi I pasimeve të sulmuesve teknik të tërhequr do ulet, dhe po ashtu ai do rritet në krahë sesa në qëndër. Mesfushor krahu, mbrojtësa krahu dhe sulmuesat do përfitojnë më shumë nga aftësia e tyre kros. Portieri do humbasë lehtësisht pak nga kontributi i tij në portier.