Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

3-19-2010 Ndryshimi: Një shikim i shpejtë në ndryshimet e motorit

Kjo është një përmbledhje e shkurtër e ndryshimeve në motorin e lojës në mënyrë që t'ju jap juve disa detaje të përgjithëshme të këtyre ndryshimeve. Lexojeni të gjithin sepse do paraqitet llogjika ku mbështeten ndryshimet.
Kontributi për lojtarët qëndror

Një lojtar i vetëm në një pozicion qëndror kontribuon 100%. Të vendosësh dy lojtar rezulton në ulje të kontributit dhe kur janë tre lojtar kjo ulje është dhe më e madhe. Ulja shpërndahet në të gjithë lojtarët pra ne rastin me 3 lojtar, të treve ju ulet kontributi.

Sasia e uljes jo e njëjtë për të gjithë sektorët

Sasia e kësaj ulje nuk është e njëjtë për të gjithë sektorët. Ulja më e madhe është për qëndër mesfushorët, për sulmuesit dhe për mbrojtësit sipas rradhitjes. Gjithashtu duhet të dini që ulja në kontributin e përgjithshëm të lojtarit ndikon vlerësimet e ekipit.

Promovimi i lojtarëve të krahut dhe ekipeve të balancuara

Sigurohuni që lojtarët tuaj qëndror nuk kanë ndryshime të mëdha midis njëri tjetrit dhe që rezervat tuaja kanë aftësi të mjaftueshme për të luajtur. Një lojtar tepër i dobët mund t'ju ul vlerësimet goxha nëse lojtarët e tjerë në atë sektor janë shumë herë më të mirë.


Eksperienca e formacionit

Ju do mundeni të merrni eksperiencë formacioni për tre rreshtime të reja dhe 4-4-2 do cilësohet si çdo formacion tjetër. Gjithashtu do jetë më e lehtë për ta mbajtur këtë nivel lartë sepse do ketë një plus sipër nivelit shkëlqyer. (nuk ka nivel siper shkëlqyer por do jet si p.sh. shkëlqyer+ në sistem edhe pse ajo që do paraqitet do jetë përsëri shkëlqyer).

Konfuzioni

Eksperienca e rreshtimit do ndikojë më shumë kur vjen puna te konfuzioni dhe një eksperiencë e lartë nuk do t'ju garantoj që nuk do ketë konfuzion. Sesa konfuz do jenë lojtarët tuaj do varet gjithashtu dhe nga niveli i eksperiencës të lojtarëve në përgjithsi.


Ndryshimet në kontributet e lojtarit

Sulmuesit dhe mbrojtësit qëndror (pa përfshirë ata si të tërhequr) do ju rritet efekti, e barabartë me penalltinë që dy qëndërmbrojtësa do marrin. Kontributi pasues për sulmues teknik të tërhequr do ulet dhe gjithashtu do jetë për krahët sesa për qëndrën. Lojtarët e krahut (mesfushor, mbrojtës, sulmues) do përfitojnë më shumë nga aftësia e tyre në krah. Portjeri do humbasi pak nga efekti i aftësisë pritëse që ai ka.
 
Server 071