Njoftimet
5-15-2010
Ndryshimi: Mund të na kushtoni një minutë..?
Këtë muaj ne kemi nxjerrë disa pyetësor për përdoruesit tanë - dhe disa të tjerë janë planifikuar të dalin. Ne duam thjeshtë të falenderojmë ata që i bënë pyetësorët dhe të shpjegojmë pak pse po i bëjmë ato.
Për ne është e rëndësishme të kuptojmë se cilat gjëra janë të rëndësishme për komunitetin dhe çfarë mendoni për gjërat me të cilat ne po merremi. Edhe pse ne marrim shumë informacione nga forumet dhe ne ju takojmë dhe në jetën e përditëshme, pyetësorët janë mënyra më e mire për ti shtruar pyetjet një grupi më të zgjeruar.
Këtë muaj, ne kemi nxjerrë pyetësorë të ndryshëm në një mënyrë që ne besojmë është më e strukturuar dhe e mirë. Ne po përdorim shërbimet e një pale të tretë për pyetësorët sepse është më e thjeshtë dhe shpejtë për ti përpunuar, po ashtu më e sigurtë dhe anonime.. Deri tani, u kemi nisur pyetësor dy grupeve specifike - përdorues shumë të vjetër, dhe përdorues që kanë braktisur Hattrick. Duke u mbështetur tek këto dy pyetësor, ne do u parashtrojmë një grupi më të gjërë përdoruesish një pyetësor më vonë gjatë sezonit ku shkojmë thellë në detajet për lojën. Ne do i përziejmë pak pyetësorët si deri tani sepse nuk mund të pyesim të gjithë për çdo gjë, dhe sepse nevojat e disa pëdoruesve specifik, si të rinjtë në lojë dhe ata që s'janë Supporter, mund të jenë komplet të ndryshme nga nevojat e dikujt që po luan prej 7 vjetëve tashmë.
Ndërsa shumica e pyetjeve në pyetësor janë pyetje me disa përgjigje për zgjedhje, është e mundur për ju të shkruani komente tuaja dhe të lini sygjerime për përmirësime - kjo na merr goxha kohë për ti lexuar, por ne do e bëjmë! Kjo na jep input për bashkë si përmirësime në lojë dhe për pyetësorë të rinj në të ardhme që mund të jenë edhe më të rëndësishëm.
Po ashtu në ardhje është në edicion i ri i Monitorimit Global të Futbollit, të cilin ne e kemi parashtruar edhe në 2006 dhe 2008. Ky pyetësor nuk është rreth Hattrick, por mbi botën e futbollit real dhe specifikisht mbi Kupën e Botës 2010. MGF (GFM në anglisht) është pyetësori më i madh në botës, dhe në të kaluarën rezutatet nga ky pyetësor janë publikuar në revistat sportive në gjithë botën. Ne mendojmë se kjo është një mënyrë shumë e lezetshme për ti treguar botës reale aty jashtë se Hattrick ekziston dhe ne kemi një komunitet me të vërtet fantastik.
Edhe një gjë... e cila mund të jetë e natyrëshme. Por pyetësorët janë normalisht komplet vullnetarë, dhe nëse jeni i mërzitur nga ato thjeshtë injoroheni kur merrni pyetje ku duhet të shkruani si përgjigje. Nuk keni asnjë detyrim për ti bërë ato, por ne do ishim mirënjohës nëse do gjenit kohën për ti bërë ato.