Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

6-14-2010 Ndryshimi: Hattrick-u rifillon

Këtë verë do kemi ndryshime thelbësore te stafi i HT dhe në mënyrën sesi ne zhvillojmë lojën. Mbas 10 vitesh ne do lëvizim nga zyra jonë në Stockholm për në Malmo, në jug të Suedisë.
Arsyeja kryesore për këtë lëvizje është që në Malmo do na jepet mundësia për të mbledhur grupin tonë të punës më së miri gjë që do na ndihmojë me projektet, diskutimet dhe vendimet që marrim.

Kjo ishte e pamundur në Stockholm, sepse individë si p.sh. arkitekti i sistemit HT-Daniel, menaxheri i ndërtimit HT-Chris, dhe vet unë, nuk jetojmë atje. Ideja për të lëvizur ka ekzistuar më përpara dhe tani që grupi i punës është më i madh, kjo gjë bëhet më e nevojshme.

Në Malmö do ndërtojmë organizatën në principet bazë të HT, bazuar në eksperiencën e 10 viteve pune. Do jetë një grup më i lidhur, i drejtuar nga zbuluesit e lojës ku secili do jetë në dijeni se çfare pune po bën kolegu tjetër dhe sesi ta bëjmë HT më mirë për përdoruesit tanë. Do jemi më të fokusuar dhe do i marrim gjërat një nga një në mënyrë që mos te ngelet gjë mbrapa.

Gjithashtu do mundohemi të jemi më të hapur me ju duke ju treguar se me çfare po merremi dhe çfarë po planifikojmë. Komuniteti do merret në konsideratë kur të vij puna për ndryshimet thelbësore në HT.

Për ne, ky është pak a shumë një rifillim në punën me Hattrick. Ne besojmë se ju si përdorues nuk do ndjenji ndonjë ndryshim fillimisht, por me kalimin e kohës do vijë një ndryshim pozitiv në mënyrën sesi ne do punojmë me opcionet e reja, bug-et, dhe me komunitetin.

Një nga efektet e zhvendosjes do jetë se ne do ulim ritmin e futjes së opcioneve të reja në lojë për ca kohë – por kjo është diçka që ne e kishim planifikuar ta bënim gjithsesi. Me futjen e motorrit të ri të lojës, ne dëshirojmë të përqëndrohemi ne aspekte të tjera për ti përmirësuar, si rihapja e programit CHPP.

Një tjetër gjë e rëndësishme është mos ardhja në Malmö e disa prej zhvilluesve tanë në Stokholm, dhe për këtë arsye janë në ardhje fytyra të reja që do i zëvëndësojnë ata.

Ne kemi hapur një faqe për rekrutim këtu në Hattrick ku do publikojmë gjithë vëndet e lira. Nëse ndonjëherë keni menduar të vini e të punoni për Hattrick, ne me të vërtet ju shtyjmë ti hidhni një sy – edhe pse aty mund mos të gjeni një punë e përshtatshme për ju tani, ndjehuni të lirë të na dërgoni një CV në rast se më vonë ndryshon ndonjë gjë.

Ne e dimë që aty jashtë gjenden talente shumë të mira dhe ne jemi vërtetë shumë të kënaqur me rekrutimet nga komuniteti që kemi bërë në të kaluarën.
 
Server 071