Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

6-11-2010 Ndryshimi: U20 Kupa Botës XV - Konkursi i Vëndit Mikpritës

Këtë sezon HFA është duke filluar një proces të ri për të zgjedhur se cili shtet do të ketë nderin e organizimit të Kupës së Botës për ekipet U20!
Komunitetet e HT nga e gjithë bota duhet të punojnë së bashku dhe të bëjë një ofertë për vendin e tyre. Këto oferta duhet të bëhen në formën e një faqeje interneti (ose një blog ): duke shpjeguar se përse vendi juaj duhet të jetë mikpritësi i ardhshëm i WC për HT U20 dhe çfarë do e bënte më interesante dhe përfshirëse për komunitetin Hattrick në mbarë botën. Sa më i përfshirë të jetë juaj më shumë shanse do të keni! Ndoshta një artikull KSh? Një logo zyrtare? Një maskot? Argumente? Jini krijues! Na tregoni se çfarë mund të bëni ju!


Cili?

Ne do të pranojmë një kandidaturë për shtet. Në mënyrë që të siguroheni se keni aplikuar vetëm një kandidaturë, ajo duhet të shpallet në forumin tuaj lokal. Mbani në mend se në qoftë se vendi juaj ka pritur KB në të kaluarën, mund të jetë një faktor kundër kandidaturës tuaj, dhe sa më i vonshëm organizimi i KB në shtetin tuaj aq me i rëndësishëm si faktor.

Kur?

Procesi do të jetë i hapur nga 11 qershor - 1 gusht në orën 23:59 (Ora e HT)

Si?

Personi kontaktues për ofertën zyrtare ka për të dërguar:
- Adresën për faqen tuaj te internetit,
- Një hyrje të shkurtër në lidhje me adresën tuaj
- Një adresë të forumit zyrtar në vendin tuaj duke deklaruar se kjo është me të vërtetë oferta zyrtare

niseni nga formulari i kontakteve drejtuar NTAs me ketë subjekt XV U20 World Cup Bid (Sigurohuni që të merrni një mesazh konfirmim mbrapa). Të gjitha ofertat do të postohen në 4 Forumet Globals, për të gjithë botën për tu parë. Ju lutem kini parasysh që këto do të shihen globalisht, kështu që së paku anglishtja duhet të jetë një nga këto gjuhë e shkruara.

Kriteret :

-Origjinaliteti dhe kreativiteti
-Cilësia e punës
-Përfshirja e komunitetit (temat në forumet kombëtare, interesimi i duhur)
Bonus: Perspektiva e përdoruesve të rinj dhe vëmendja e mediave.

Në rast se kemi një numër të madh të ofertave, ne do të bëjmë një prezgjedhje duke u zvogëluar numrin e finalistëve në 8 .

Juria :
5 vota
HT-Johan, HT-Anne, Një votë për komunitetin nëpërmjet një studim (ju nuk do jeni në gjendje të votoni për shtetin tuaj), një votë nga trajnerët e Ekipeve Kombëtare dhe një votë nga trajnerët e U20.

 
Server 071