Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

6-21-2010 Ndryshimi: Stërvitja më e shpejtë sezonin e ardhshëm

Me vendosjen e motorit të ri të ndeshjeve, ne do të përqëndrohemi në zona të tjera për përmirësime. Por ka disa lajme për sezonin e ardhshëm, ku do të permirësojmë disa gjëra që ne besojmë se do të ketë një ndikim të mirë në lojë dhe nuk kërkojnë zhvillime të mëtejshme.

Kryesorja është që ju do të keni mundësi të stërvisni lojtarët tuaj me një ritëm më të shpejtë krahasuar me tani nga sezonin i ardhshëm. Do të ketë edhe ndryshime në sistemin e stafit, si dhe ndryshime në shpërndarjen e rasteve të veçanta.
Siç u përmend në editorialin "Hattrick-u rifillon" ne do të ngadalësojmë futjen e opcioneve të reja në lojë për ca kohë, e cila është mëse e natyrshme, pas ndryshimeve të mëdha të sezonit të kaluar. Tani kjo nuk do të thotë që asgjë nuk do të ndodhë - ka disa gjëra për sezonin e ardhshëm:

Rritja e Shpejtësisë së Stërvitjes
Sezoni tjetër ne do të përshpejtojmë stërvitjen e aftësive. Stërvitja është një zonë kyçe në Hattrick, dhe një nga momentet më të mira të javës është kur kontrolloni stërvitjen tuaj duke parë nëse keni ndonjë ngritje në aftësi. Përshpejtimi i stërvitjes do ta bëjë atë moment edhe më emocionues dhe do ketë disa efekte pozitive për lojën.

Kjo do shtyjë në krijim e lojtarëve me aftësi të shumfishta (multiskill) dhe çon në larshmëri më të madhe lojtarësh. Kjo e bën më të lehtë për përdoruesit e rinj vështrimin e efekteve të stërvitjes, dhe i lehtëson ata në ndërtimin e një ekipit konkurrues më shpejtë. Kjo do bëjë gjithashtu më të dobishme ndërtimin e ekipit rreth lojtarëve që i keni stërvitur vet në krahasim me stërvitjen e lojtarëve vetëm për ti shitur në treg.

Detaje në Ndryshimin e Stërvitjes
Stërvitja do të jetë shumë më të shpejtë deri në nivelin fenomenal, pas kësaj do ulet gradualisht deri në kolosal (ku ajo do të arrijë shpejtësinë e sotme). Mbi aftësinë jashtë-tokësor trajnimi do të ngadalësohet gradualisht në krahasim me sot, dhe në nivelin hyjnor ai do të jetë shumë më i ngadalshëm.

Ne gjithashtu do të marrim më pak parasysh moshën kur është fjala për trajnim, dhe si rezultat rritja e shpejtësisë së trajnimit do të jetë më e madhe për lojtarët e vjetër. Së dyti, kjo gjithashtu do të thotë niveli ku trajnimi fillon të bëhet i ngadalshëm (krahasuar me sot) do të jetë më i madh për lojtarët e vjetër se për lojtarët e rinj.

Disa Shembuj:
- Deri në fenomenal, një lojtar 17 vjeçar do të trajnohet rreth 50% më shpejtë se sot (= 150% e shpejtësisë aktuale). Pas kësaj %-ja e përshpejtimit do të ulet gradualisht.
- Deri në fenomenal, një lojtar 23 vjeçar do të trajnohet rreth 75% më shpejtë se sot (= 175% e shpejtësisë aktuale). Pas kësaj %-ja e përshpejtimit do të ulet gradualisht. Mbi aftësinë jashtë-tokësor trajnimi do të bëhet gradualisht më i ngadalshëm se sot (dhe sa më e lartë aftësia, aq më e ngadalshme shpejtësia).
- Deri në fenomenal, një lojtar 26 vjeçar do të trajnuhet rreth 85% më shpejtë se sot (= 185% e shpejtësisë aktuale). Pas kësaj %-ja e përshpejtimit do të ulet, dhe mbi aftesinë magjike ajo gradualisht do të bëhet e ngadalshme.
- Deri në fenomenal, një lojtar 29 vjeçar do të trajnohet rreth 95% më shpejtë se sot (= 195% e shpejtësisë aktuale). Pas kësaj %-ja e përshpejtimit do të ulet, dhe mbi aftësinë utopik ajo gradualisht do të bëhet e ngadalshme.

Ju lutem vini re se një lojtar 17 vjeçar ende do të trajnohet më shpejtë se një 18 vjeçar, dhe ai nga ana e tij më shpejtë se një 19 vjeçar dhe kështu me radhë. Megjithatë diferencat do të jenë më të vogla.

Ndryshimet në Uljen e Aftësive
Mosha gjithashtu do të bëhet më pak e rëndësishëm për rënien e aftësive - kështu që rënia e aftësive në lidhje me moshën do të ngadalësohet. Megjithatë, ulja e aftësive mbi aftësine titanic do të rritet (sa më e lartë aftësia aq më e shpejtë ulja).

Një pasojë e bukur e këtyre ndryshimeve me uljen e aftësive - e shoqëruar me rritjen e shpejtësisë së trajnimit - është se lojtarët më të mirë të Kombëtareve do të trajnohen në sekondare dhe lojtarët më të mirë edhe nuk mund të jenë hyjnore në aftësinë e tyre kryesore.

Akademitë do të mbajnë Shpejtësinë Aktuale të Stërvitjes
Për të mbajtur ekuilibrin midis akademisë rinore dhe zbuluesve të talenteve (në mënyrë që akademitë të mos prodhojnë lojtarët më të mirë), lojtarët e akademive rinore do të mbajë shpejtësinë e tyre aktuale. Kjo do të thotë se trajnimi në ekipin tuaj të parë mund të jetë më i shpejtë se në akademinë rinore (në varësi të Panelit të stafit tuaj), por mbani në mend se trajnimi i një lojtar në akademi do të thotë që ju nuk do të zini një vend stërvitjeje në ekipin tuaj të parë.

Çmimet e Transferimeve mund të Ulen
Për shkak të rritjes së shpejtësisië së trajnimit tregu i çmimeve të transferimeve ka të ngjarë të bjerë pak. Kjo është diçka që ne e konsiderojmë të jetë një gjë pozitive edhe pse, si çmime për momentin janë pak të larta në opinionin tonë. çmime më të ulëta në treg do të thotë të ardhurat e ndeshjeve dhe sponsorave të bëhen më të rëndësishme, dhe ky është një efekt i bukur në anën e këtij ndryshimi.

Ndryshime në Rrogat e Lojtarëve
Lidhur me këtë do të doja të ju lajmëronim, që kemi në plan për të rritur pagat e lojtarëve më të vjetër në sezonet e ardhshme. Kjo do të shoqërohet bashkë me heqjen e trajnimit të formës (shih më poshtë) - për të mos bërë lojtarët të vjetër më të dobishëm sesa tashmë janë.

Në të njëjtën kohë ne do të ulim pagat për lojtarëve me aftësi shumë të lartë. Në të ardhmen ne duam që lojtarët më të mirë në lojë të jenë të përballueshëm në seritë e lartë, dhe kjo - së bashku me ndryshimet e trajnimit - do të jenë një hap në këtë drejtim.

Gjithashtu do të Heqim Stërvitjen e Përgjithshëm
Ne do të donim të ju lajmëronim që kemi në plan heqjen e trajnimit të përgjithshëm (siç e njohim ne), si një opsion trajnimi. Ne e kemi mbështetur mendimin e të paturit një mundësi për të rritur formën e lojtarëve aktuale një herë në shumë kohë, por kjo nuk duhet të jetë diçka që ju mund të përdorni jave pas jave.

Ndryshime në Staf
Siç kam përmendur në editorialin e vitit të kaluar "Pikëpamje jonë e Hattrick-ut", ne duam të pastrojmë fushat e lojës nga opsionet që përmbajnë "rrugë pa fund" dhe sistemi i stafit është një nga ata. Gjithashtu kam përmendur se ju keni për të bërë një zgjedhje në mes të strategjive të ndryshme (ku nuk do të jeni në gjendje të përdorin të gjitha strategjitë në maximum në të njëjtën kohë).

Me këtë në mendje, ne tani do të bëjmë disa modifikime në sistemin e stafit. Këto ndryshime (shih më poshtë) do të hapin rrugën për një sistem tërësisht të ri të stafit, i cili aktualisht është duke u hartuar.

- Trajnerët e portierëve do të bashkohen me asistent-trajnerët.
- Kontabilistët do të hiqen
- Ju nuk do të jeni në gjendje të punësoni më shumë se 10 persona të stafit të të njëjtit lloj.
- Ju nuk do të jeni në gjendje të keni më shumë se 30 persona të personelit në total.

Nëse në fillim të sezonit të ardhshëm, ju keni më shumë se 30 persona të personelit të punësuar, bordi do të heqë së pari psikologët (por do të lërë të paktën 1). Në qoftë se nuk është e mjaftueshme ata do të heqin fizioterapist (por do të lënë të paktën 1), dhe pastaj mjekët.

Me pak fjalë reth Ndryshimeve të Stafit
Synimi ynë me sistemin e stafit të ri është se ai duhet të ndihen shumë më personal dhe të sigurojnë reagime më të mirë në efektet e ndryshme të personave të stafit. Ajo gjithashtu do të shërbejë si një pikë referimi kur është fjala për zgjedhjen e strategjisë tuaj të lojës, se cila opsionet strategjike (dhe deri në çfarë mase), ju doni ti përdorni.

Do të ketë persona të rinj në staf si agjentët, për të cilët do të vihet një limit për kapacitetet tuaja tregtare. Dhe në qoftë se ju doni të maksimizoni tregtinë kjo do të thotë gjithashtu që ju do të keni më pak hapësirë për të përmirësuar trajnimin dhe efektet e ndeshjes, etj.

Ndryshimet në Shpërndarjen e Rasteve të Veçanta
Siç ju mund ta dini, sa më shumë që të dominoni mesfushën sot, aq më të larta keni mundësi për të marrë një rast të veçantë. Sezonin tjetër ne do të bëjmë mesfushën më pak të rëndësishme, për shpërndarjen e rasteve të veçanta. Ajo tani do të jetë pikërisht e bazuar në posedimin e topit.

Kjo do të thotë që nqs keni 55% zotërim topi do të keni 55% mundësi për të marrë çdo rast të veçantë (ju duhet gjithashtu të keni lojtarë me specialitetetin e duhur për të marrë një ngjarje të veçantë).

Arsyeja për këtë ndryshim është të bëjmë mesfushën më pak të rëndësishme se është tani. Si hap i dytë në të ardhmen, ne do të lidhim gjithashtu shpërndarjen e rasteve te vecanta me vlerësimet e sulmit dhe mbrojtjes.
 
Server 070