Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

10-21-2010 Ndryshimi: Kupa e Botës XVI - Konkursi i Mirëpritjes

Sezonin e kaluar, ne u mahnitëm të gjithë nga videot e pabesueshme të bëra nga vendet konkuruese. Pra, është koha edhe një herë për të marrë kreativitetin e mëndjes tuaj për konkursin e mirepritjes së Kupës së Botës XVI. Pas eksperimentit sezonin e kaluar, ne kemi ndryshuar pak rregullat për të bërë më të argëtueshme konkurencën dhe mënyren e votimit.

Këtë sezon, vëndet që do të konkurojnë do ti duhet të krijojnë një video duke na treguar pse vendi juaj duhet të jetë mirëpritesi i Kupës së Botës. Mos harroni… Përfshini Komunitetin Tuaj!!
Kush?

Ne pranojmë një kandidaturë për shtet. Në mënyrë që të sigurohemi që ka vetëm një kandidaturë të vlefshme, ajo do të duhet të shpallet në forum-et tuaja lokale. Mbani mend se në qoftë se vendi juaj ka pritur në të kaluarën Kupën e Botës, ajo mund të mbahet kundër kandidaturës tuaj. Dhe natyrisht fituesja e sezonit të kaluar, Bosnje-Hercegovina, nuk mund të marri pjesë në këtë garim.

Kur?

Gara do të jetë e hapur nga 22 Tetori deri më 21 Nëntor ora 23:59 ora HT.

Votimit do të zhvillohet nga 25 deri në 30 Nëntor, dhe fitues do të shpallet në fillimin e javës datë 29.

Si?

Personi zyrtar i kontaktit për kërkesën duhet të jetë nga ai vend në Hattrick, dhe ai do të dërgojë:

- adresën e videos tuaj, të ruajtur në Youtube, që më vonë do të përfshihet në Kanalin Zyrtar Youtube Hattrick.

- një link për në forumin zyrtar të vendin tuaj duke deklaruar se kjo është me të vërtetë oferta zyrtare.

nëpërmjet formularit të kontaktit me Administratën e Ekipit Kombëtar (NTA) me subjektin Ofertë për Kupën e Botës XVI (sigurohuni që të ju kthehet një mesazh konfirmimi). Ju lutemi të kujtoni se oferta do të shihet në nivel global, kështu që anglisht-ja duhet të jetë, të paktën, një nga gjuhët e ofertës që do të paraqitet.

Kriteret

- Kreativiteti

- Cilësia e Punës

- Përfshirja e komunitetit

Bonus :Perspektiva e përdoruesve të rinj dhe vëmendja e mediave lokale.

Nga të gjitha ofertat, ne do të përzgjedhim 5 më të mirat për ti paraqitur për votim të komuniteteve .

Juria :

Ka 5 vota :

-Një votë prej komunitetit (ju nuk do të mund të votoni për vendin tuaj)

-Një votë prej Trajnerëve te Kombëtareve dhe U20

-Një votë prej NTA's

-Një votë prej HT-Johan

-Një votë prej HT-Anne
 
Server 071