Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

1-25-2011 Ndryshimi: Kemi një ekip i ri në qytet

Gjysëm viti më parë kemi lëvizur bazën tonë kryesore të zhvillimit në Malmö në pjesën jugore të Suedisë, për të ndërtuar një ekip më të fortë, ku të gjithë personat kyç të punës të jenë nga i njëjti vend. Gjatë Vjeshtës njerëz të rinj u bashkuan me ne për të zëvendësuar ata që zgjodhën të mos lëvizin me ne. Tani të gjitha - përvec njërit - vendet e lira janë mbuluar dhe ekipi i ri HT është i gatshëm të bëjë namin. Ju lutem më lejoni të prezantojmë grupin.

(Dhe nëse pyesni për pozicionin e lirë, ju do të gjeni edhe atë informacion)
Si një anëtar nga fillimi në 2001, unë jam duke marrë gjithë udhëtim nga fillimi; prej kur zyra jonë ishte një dhomë të vogël për një person (dhe vështirë) të vendosur në dhomën e pasme të një dyqani lulesh dhe të gjithë duke punuar si vullnetarë, deri kur fara e vogël ishte rritur në lojën më të madhe online të futbollit në botë dhe të gjithë ne mund të jetojmë nga zhvillimi i Hattrick-ut. Kështu që unë mendoj se është e drejtë të them se unë i kam përjetuar të gjitha. Por mund të them se lëvizja e tërë zyrës rreth 650 km në jug në një qytet krejt të ri ishte diçka e re.

Dhe si gjithmonë, kur përballesh me ndryshime si ky,shqetësohesh shumë se si do ecin gjërat por në fund del që gjithshka punon më mirë sesa kishe shpresuar ose imagjinuar. Edhe ky ndryshim doli kështu. Gjatë verës unë u merakosa shumë, pastaj ekipi ë ri filloi të rritej pak nga pak dhe tashmë është një ekip ë fortë dhe i gatshëm. Tani nuk shqetësohem më, përbiles e kundërta. Ndjehem më energjik për të ardhmen.

Në rregull, kalojmë tani te prezantimi:

Ekipi Hattrick i 2011 është një miks i lezetshëm midis HTve të vjetër me eksperiencë dhe të rinj entuziast. Disa prej të rinjve janë marrë nga komuniteti i Hattrick, të tjerë janë nga jashtë. Ajo që na bashkon është një interes i madh për lojrat dhe/ose komunitetin, dhe shumica nga ne janë gati e të njëjtës moshë (të mahnitëshmet tridhjeta, ose mosha e ndërrimit të napave) kështu që ndajnë eksperienca të ngjashme me Hattrick.

Ekipi i Hattrick është i organizuar shumë thjeshtë, por si çdo organizëm i madhësisë sonë, nuk do funksiononte pa një menaxhim në krye. I yni nuk është i ndryshëm.

Grupi menaxhues
Jacob është CEO i Hattrick Ltd, kompania që ju ofron këtë lojë. Zhvillimi i bisznesit, kontratat biznesore dhe disa gjëra të tjera lidhur me biznesin – Jacob pra thjesht kujdeset për biznesin.

Menaxhim zhvillimi
Drejtori Krijues për ne është Johan. Johan është në përgjithësi përgjegjës për dizenjon e produkteve. Merr pjesë dhe në ekipet e tjera po ashtu, shiko më poshtë.

Chris është CEO i Spelkultur (kompania e re në Malmö, përkthyer nga Suedishtja Spelkultur do të thotë kulturë Loje), dhe i yni menaxhues zhvillimi. Siç sygjeron titulli, ai drejton ekipin e zhvilluesve (dev team) dhe përveç kësaj ai jep kontributin e tij dhe duke shkruar pak kodë vetë.

Daniel është CTO i Spelkultur dhe arkitekti ynë i sistemit. Ai ka marrë kontroll të plotë mbi sistemin e Hattrick dhe funksionalitetin e zemrës së tij.

Dizenjo e Lojës
Dua të them se në secilin prej nesh që jemi në ekipin e Hattrick gjëndet një pjesë e dizenjos së lojës, dhe kjo është qëllimisht kështu – kështu duam që të jetë. Ne duam që i gjithë ekipi të jape kontributin e tij sesa ta lëmë të jetë misioni i një njeriu të vetëm. Ajo që kemi është Këshilli i Lojës, i cili është një forum për diskutime mbi vizionin tonë afat gjatë mbi lojë dhe cilat përmirësime të lojës janë më të vlefshme tani.

Unë (Tjecken) jam kryetari i këshillit dhe une drejtoj punën me dizenjon (e ardhëshme) të lojës. Unë jam gjithashtu ai që përballet me komunitetin (shiko më poshtë).

Klas është tashmë një veteran zhvillues (developer). Klas ka një ndjenjë të pastër dhe të madhe për atë që është Hattrick-u, diçka që ka dalë në pah në punën e tij si zhvillues.

Johan dhe Daniel janë po ashtu pjesë e Këshillit të Lojës.

Ekipi zhvillues
Ekipi zhvillues (development team) është kolektivisht i përgjegjshëm për gjithë sitin, pra asnjë zhvillues (dev) nuk është specifikisht i përgjegjshëm për një zonë specifike, gjë e cila qëndronte në të shkuarën.

Mammo ju bashkua ekipit në Gusht, si një nga të parët në ekipin e “ri”. Ai kishte eksperiencën e duhur për Hattrick meqë kishte punuar për një nga sitet më të mëdha për komunitetin në Suedi para se të bashkohej me ne.

Ulf po ashtu erdhi në ekip në Gusht. Menjëherë do bëhej HT që zotëron më shumë lojra tavoline (të paktën mbi njëqind), gjë e cila është arritje duke marrë parasysh numrin e të apasionuarve (geek) për lojra tavoline që janë në ekip.

Michael erdhi në ekip pak para Krishtlindjeve dhe ka një eksperiencë të gjatë si software zhvillues dhe konsulent teknik, gjithashtu është i prirur në përdorimin e teknologjisë Web në mënyra kreative të reja.

Oxidus nuk është sigurisht një pa eksperiencë (newbie), ky zotëri Anglez ka luajtur Hattrick që nga 2003. Ai është pjestarë i ekipit prej 4 vitesh tashmë dhe bën pjesën më të madhe të lifting kur vjen puna te dizenjo e faqes komunikuese.

Erik është dizenjuesi artistik yni dhe gjithashtu zhvillues webi. Ju bashkua ekipit gjatë vjeshtës dhe adhuron modelet e helikopterëve.

Bodin është gjetja jonë e fundit, ai është përdoruesi Suedez i njohur më pare si bodinaren. Marcus ka një passion të madh për CHPP dhe ekipet kombëtare, një pasion që mund të lejohet dhe të rritet edhe më shumë tani?

Jens është administratori ynë i ri i sistemit dhe i database, e po ashtu do përkujdeset për shumë të dashurit serverat tanë. Një xhentelmen i vërtet, ai nuk do lërë kurrë një zonjë vetëm në dyshemenë e kërcimit.

Gusy (deri tani afër i njohur si Mod-Gusyta) u bashkua muajin e kaluar, dhe ajo do largohet nga Venezuela për në Suedi menjëherë sapo zyra e imigracionit të mbaroj çështjen.

Klas, Daniel dhe Chris janë po ashtu pjesë e ekipit zhvillues.

Ekipi i komunitetit dhe marketingut
Ekipi i komunitetit/marketingut merret me komunikimet dhe informacionin, dhe po ashtu programon dhe ekzekuton aktivitetet e komunitetit dhe të marketingut.

Anne ju bashkua ekipit një vit më pare. Menaxher komuniteti dhe pa dyshim pjestari i ekipit më i pranishëm në forume.

Aartspam është përgjegjësi ynë për zyrtarët e lojës (GM-të, Mod-ët. LA-të, administrator CHPP dhe editorët).

Durelas është përgjegjësi ynë në Amerikën Latine. Ai është duke zhvilluar tregun e Amerikës Latine nga Meksika deri në Patagonia.

Johan dhe unë vetë jemi po ashtu pjestarë të ekipit për komunitetin dhe marketingun, dhe Jacob është gati natyrisht gjithashtu pjesë e biznesit të marketingut.

Vend i lirë
Une e thashë në fillim se ka akoma një vend të lirë në ekip, dhe ky është një zhvillues webi (web developer) me shumë eksperiencë në dizenjo webi (web design) dhe punë përdorueshmërie (usability work), preferohet me lojra dhe/ose komunitete. Nëse kjo ngjan me ju dhe jeni i gatshëm të lëvizni në Malmö, kontrolloni punoni për ne për informacion të mëtejshëm.

Këta janë njerëzit që zhvillojnë lojën për ju. Nëse jeni duke u hamëndur se mbi çfarë po puojmë tani dhe cilat do jenë të rejat në lojë: kjo do jetë tema e editorialit tim tjetër, që do publikohet javës tjetë. Shihemi aty.
 
Server 070