Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

3-7-2011 Ndryshimi: Kupa XVI e Botës për U20 - Kompeticioni i Mirëpritjes

Këtë sezon ne kemi vendosur për të rritur pak kompeticionin. Ju do të keni vetëm një javë për të përgatitur videot tuaja! Ne e dimë që ju djema jeni të aftë për të gjëra të mëdha, dhe do ta prisni këtë sfidë të re shkëlqyeshëm!

Ne ju kemi dëgjuar dhe kemi ndryshuar mënyrën e votimit.
Kush?

Ne do të pranojmë një kandidaturën për shtet. Në mënyrë që të siguroheni që vetëm një kandidaturë është hedhur, ajo do të duhet të shpallet në forumin tuaj lokal. Mbani në mend se në qoftë se vendi juaj ka pritur WC në të kaluarën, ajo mund të mbahet kundër kandidaturës tuaj. Dhe sigurisht dy fituesit e fundit India dhe Bosnje-Hercegovina, nuk mun të marrin pjesë në këtë kompeticion.

Kur?

Konkursi do të hapet nga 7 Mars deri 15 Mars në orën 23:59 Ora HT.

Votimit do të zhvillohet nga 17 Mars deri në 20 Mars, dhe fituesi do të shpallet në 24 Mars.

Si?

Personi zyrtar i kontaktit për ofertën duhet të jetë nga ai vend në Hattrick, dhe ai do të dërgojë:

- adresën e videos tuaj, të ruajtur në Youtube, që më vonë do të përfshihet në Kanalin zyrtar të Youtube Hattrick.

- një adresë për temën zyrtare në forumin e shtetit tuaj duke deklaruar se kjo është me të vërtetë oferta zyrtare.

- dërgoni formularin nëpërmjet kontaktit në Ekipin e Administratën Kombëtare (NTA) me temë ofertën e Kupës së Botës XVI U20 (sigurohuni që të merrni një mesazh konfirmimi mbrapa).

Ju lutemi të mbani në mend se këto video do të shihet në nivel global, në këtë mënyrë anglishtja duhet të jetë, të paktën, njëra prej gjuhëve që është e paraqitur.

Kriteria

- Kreativiteti

- Cilësia e Punës

- Përpjekjet e Komunitetit

Bonus : Perspektiva e përdoruesve të rinj dhe vëmendja e mediave.

Nga të gjitha ofertat, ne do të përzgjedhim 5 më të mirat për ti paraqitur për votim në komunitet.

Juria :

Ka 4 vota :

- Një votë nga komuniteti (ju nuk do të mund të votoni për vendin tuaj)

- Një votë nga trajnerët e NT dhe U20

- Një votë nga NTA's

- Një votë nga HT-Johan

Në rast të një barazimi, vendi që renditet më lartë nga komuniteti do të marrë pikën (fituese) shtesë.
 
Server 071