Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

4-11-2012 Ndryshimi: Lajmet e Zhvillimeve

Puna për lëshimin e turneve ishte fantastike për ne, pasi ajo u vlerësua shumë nga komuniteti. Tani, le të shohim nëse ne mund të vazhdojmë më mirë!

Siç ju kemi informuar tashmë ne po punojmë në versionin e ardhshëm të turneve, por ne kemi filluar gjithashtu duke punuar në një projekt të shumëpritur: Vlerësimet e detajuara të ndeshjeve. Këto dy gjëra kanë qenë prioritetet tona për disa kohë mëparë.
Siç e kam përmendur në editorialin e lëshuar rreth turneve, plani ynë ishte që të kemi një version të ri të turneve të gatshëm brenda disa muajsh. Ky plan nuk ka ndryshuar, por megjithatë ne do të ndajmë këtë version në dysh në mënyrë që të vejmë disa karakteristika në dispozicion për ju më shpejt. Unë nuk mendoj se ju keni ndonjë gjë kundër kësaj, apo jo?

Versioni tjetër i Turneut
Pra, versioni tjetër i turneut - ne mund ta quajmë atë 1.1 - do të përfshijnë si në vijim:

- Liga me ndeshje kupe për 12 dhe 16 ekipe
- Format i thjeshtë kupe me eliminime për 4, 8 dhe 16 ekipe
- Raft i ndarë për trofetë
- Një opsion për krijuesin e kupës për të paguar për të gjithë pjesëmarrësit
- Mundësia për ti bllokuar, nëse ju nuk doni të merrni ndonjë ftesë turneu.

Qëllimi ynë është që ta kemi këtë version gati në një kohë disa javore.

Për versionin e pas kësaj, versionin 1.2 atëherë, ne do të përfshijmë:

- Turne të hapura (cdo person mund të bashkohet, nuk ka nëvojë për ftesa)
- Opsioni për të krijuar një turne pa luajtur vetë në të
- Opcioni për jo-Përkrahësit për të krijuar turne nëpërmjet ingranazheve
- Përmirësime të vogla në përdorshmërisë dhe grafikë

Qëllimi ynë është që ta kemi këtë version gati përpara verës (Evropiane).

Kuptohet që do të ketë azhornime më pas këtyre dy versioneve, nuk është si ne do të ndalemi pas kësaj. Vetëm që ju ta dini.

Vlerësimet e detajuara të ndeshjeve
Përmirësimi i vlerësimeve të detajuara të ndeshjeve ka qenë në fazën e planifikimit për një kohë të gjatë, shumë më parë, ju ndoshta më keni dëgjuar mua duke folur në lidhje me të më herët. Dhe ky është një projekt shumë i dashur për mua, është shumë qendror në përvojën e lojës, kështu që unë jam i kënaqur të jem në gjendje të them se ne kemi filluar të punojmë për këtë tani. Ne jemi ende mjaft herët në procesin e zhvillimit, por gjatë përparimeve të mëtejshme ne do të ndajmë më shumë informacione (ju e dini, si grafikë dhe gjëra) në faqen tonë dev blog.

S'është nevoja të thuhet por kjo do të bëjë lojërat dhe raportet tuaja të përputhen në mënyrë shumë më interesante për të lexuar dhe për tv gërmuar në të. Kjo gjithashtu do të bëjë analizë më të mirë të ndeshjeve tuaja dhe një mirëkuptim më i mirë se si punon motori lojë, e cila nga ana e saj do ta bëjë më të lehtë për ju për të kuptuar (ose të gjeni një shpjegim për të) në rezultatin përfundimtar në një ndeshje.

Kjo është ajo që do të thotë
Mënyra parazgjedhur për të treguar vlerësimet do të jetë vlerësimi mesatar për gjithë lojën, ashtu si sot (edhe pse ajo natyrisht do të marri një vështrim të ri dhe më të mirë). Por ju gjithashtu do të jeni në gjendje për të parë:

- Vlerësimet e sektorit për kohë të ndryshme në ndeshje (në intervale të shpeshta)
- Grafikët e zhvillimit të vlerësime të sektorit gjatë gjithë ndeshjes
- Vlerësimet e lojtarit (Vlerësimet me yje) për kohë të ndryshme në ndeshje (në intervale të shpeshta)
- Grafikët e zhvillimit të vlerësime të lojtarit gjatë gjithë ndeshjes
- Theksimi i ngjarjeve, për të parë se si një ngjarje (një zëvendësim për shembull) ndikoi vlerësimet

Nuk mund të them tani saktësisht se çfarë intervali kohor për Vlerësimet do të jetë e mundur në fund, por ajo do të jetë të paktën çdo 10 minuta.

Yjet do të jenë të verdhë
Me këtë, ne gjithashtu do të heqim ngjyra të ndryshme mbi yjet, dhe vetëm do tregojmë vlerësimin mesatar me yje të verdhë. Për të qenë të ndershëm ngjyrat të ndryshme nuk kanë qenë kurrë veçanërisht një mënyrë e mirë për të treguar se si lojtarët lodhen, kjo është e vështirë për të kuptuar se çfarë do të thotë - dhe tani nuk ka nevojë për të treguar ngjyrat e ndryshme më pasi ju do të keni grafikët.

Lëshimi i Vlerësimeve
Kur do të dalë kjo? Përgjigja më e mirë që unë mund të ju jap është: kur ne mendojmë se është gati për t'u lëshuar. Ne jemi ende në fillim të procesit dhe si kjo është diçka që është shumë e rëndesishme për lojën - ne duam ta bëjmë atë me të vërtetë mirë. Ne nuk duam që ta nxitojnë atë dhe të lëshojmë diçka që ne nuk jemi të kënaqur me. Më mirë të presim që megjithëmend t`ja vlejë.
 
Server 071