Njoftimet
9-3-2012
Ndryshimi: Konkursi mirëpritës i Kupës së Botës XIX
Është koha për edicionin e gjashtë të konkursit të mirëpritjes. Këtë herë fituesi do të presi ose Kupën Botërore XIX ose Kupës së Botës XIX për U20: oferta fituese do të zgjedhi.
Për shtetet që duan të presin Kupën e Botës, vendosni komunitetin të bëjë një video që tregon pse vendi juaj duhet të presë Kupën e Botës.
Kush?
Ne do të pranojmë një kandidaturën për shtet. Në mënyrë që të siguroheni që vetëm një kandidaturë është hedhur, ajo do të duhet të shpallet në forumin tuaj lokal. Mbani në mend se në qoftë se vendi juaj ka pritur WC në të kaluarën, ajo mund të mbahet kundër kandidaturës tuaj. Dhe sigurisht fituesit e fundit Izraili, Trinidat Tabako, dhe Polonia, dhe të dytët e herës së kaluar Finlanda, nuk mun të marrin pjesë në këtë kompeticion.
Kur?
Konkursi do të hapet nga sot deri të Enjten 20 Shtator në orën 23:59 Ora HT.
Votimit do të zhvillohet nga të Hënën 24 Shtator deri në 30 Shtator, dhe fituesi do të shpallet javën që vjen.
Si?
Personi zyrtar i kontaktit për ofertën duhet të jetë nga ai vend në Hattrick, dhe ata do të dërgojnë:
- adresën e videos tuaj, të ruajtur në Youtube, që më vonë do të përfshihet në Kanalin zyrtar të Youtube Hattrick.
- një adresë për temën zyrtare në forumin e shtetit tuaj duke deklaruar se kjo është me të vërtetë oferta zyrtare.
- dërgoni me mesazh formularin nëpërmjet kontaktit në Ekipin e Administratës Kombëtare (NTA) me temë ofertën e Kupës së Botës XIX duke deklaruar dëshirën për te mirëpritur U20 apo NT (sigurohuni që të merrni një mesazh konfirmimi mbrapa).
Ju lutemi të mbani në mend se këto video do të shihet në nivel global, në këtë mënyrë anglishtja duhet të jetë, të paktën, njëra prej gjuhëve që është e paraqitur.
Kriteret
- Përpjekjet e Komunitetit
- Kreativiteti
- Cilësia e Punës
Nga të gjitha ofertat, ne do të përzgjedhim 5 më të mirat për ti paraqitur për votim në komunitet.
Juria :
Ka 3 vota :
- Një votë nga komuniteti (ju nuk do të mund të votoni për vendin tuaj)
- Një votë nga trajnerët e NT dhe U20
- Një votë nga NTA's
Në rast të një barazimi, vendi që renditet më lartë nga komuniteti do të marrë pikën (fituese) shtesë.
Fituesi do të zgjedhë të presë Kupën e Botës XIX ose kupën e Botës U20 XIX dhe ndjekësi do të organizojë atë që nuk zgjidhet!
Dalshi faqebardhë të gjithë!