Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

6-23-2015 Ndryshimi: Detajet e motorit të ri të lojës

Në udhërrëfyesin tonë, një muaj më parë, ne njoftuam ndryshimet e ardhshme në motorin e lojës. Këtu janë shumë detaje në lidhje me mënyrën se si kemi në plan për të arritur një Hattrick që është më i ekuilibruar dhe që i lejon përdoruesve një gamë të gjerë të taktikave konkurruese dhe formacioneve.
Ne kemi deklaruar tri qëllime kryesore për punën e tanishme në motorin e simulimit të ndeshjeve. Ne duam të krijojmë taktika më të balancuara, duke siguruar që përdoruesit mund të përdorin një gamë të gjerë të taktikave dhe formacioneve. Ne po përpiqemi për më shumë rezultate "reale" në ndeshje, që do të thotë më pak lojëra që përfundojnë me rezultate shumë të habitshme. Duam të rrisim më tej transparencën në lojë, duke i dhënë përdoruesve informacion më të mirë dhe mjetet e nevojshme për të marrë vendimet e duhura për ekipet e tyre. Të gjitha ndryshimet e mëposhtme luajnë rol në mënyra të ndryshme.


Tërheqje e zgjuar

Tërheqja mekanike i shërben qëllimit në atë që mund të mbajë një lojë të shtrënguar, edhe në qoftë se një ekip është dukshëm më i fortë. Por ajo gjithashtu ka difekte, kryesisht se tërheqja është parë si pak e paparashikueshme dhe shumë dënuese kur ndodh. Tërheqja është I vetmi efekt në Hattrick që ndodh krejtësisht jashtë kontrollit të menaxherëve. Ajo me siguri mund të jetë frustruese, por gjithashtu shumë. Siç të gjithë e dinë psikologjinë se si një ndeshje zhvillohet, tërheqja është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe interesante e futbollit. Ne vendosëm për të reduktuar ndikimin e tërheqjes, se sa ta hiqnim fare atë, por edhe për ta bërë atë pak më të parashikueshme.

Kur një tërheqje ka ndodhur, ajo do të reduktojë sulmin me 15% (në vend të 20%), ndërsa duke shtuar një shtesë 10% të mbrojtjes (në vend të 15%, si më parë).

Tani, një ekip do të frenojë automatikisht tërheqjen në qoftë se ndeshja është e barabart. Gjithashtu, tërheqja nuk do të ndodhë kur ju keni dhënë udhëzimin "ndeshje sezoni". Gjithashtu, në qoftë se ekipi juaj është në një finale të Kupës Kombëtare, një finale të Kupës së Botës ose një finale të Hattrick Masters, tërheqjet nuk do të ndodhin.


Dinamika e ndeshjeve

Gjithashtu, ne jemi duke futur një mekanizëm të veçuar, të cilin e quajmë dinamika e ndeshjeve. Përshtatjet, që bën ekipi kur luan, janë graduale dhe jo të rastësishme, të cilat janë të prekura nga ajo që ndodh në fushë.

Efekti i parë i dinamikës së ndeshjeve që ne jemi duke shtuar është e ngjashme me tërheqjen dhe në thelb zëvendëson një pjesë të efektit të rastësishëm që kemi hequr, duke e zëvendësuar atë me një efekt të parashikueshëm. Kurdo që një ekip është dy gola përpara, ekipi natyrisht do të luajë më me kujdes, duke humbur 6,25% të vlerës së tij të sulmit dhe duke fituar 5% të vlerës së mbrojtjes. Nëse kryesoni me tre gola, efekti do të dyfishohet, në qoftë se shkoni katër gola përpara, efekti do të trefishohet, dhe kështu me radhë.

Efekti i dinamikës së ndeshjes ka të njëjtat kufizime si rasti i përditësuar i tërheqjes, që ngjarja nuk do të ndodhë kur një ekip ka shkuar për "Ndeshje sezoni", as kur është duke luajtur në një finale të Kupës Kombëtare, një finale të Kupës së Botës ose një finale Hattrick Masters.

Të keni lojtarë që reagojnë sipas kontekstit të lojës është një ide krejtësisht e re në Hattrick, por ne duam të vazhdojmë ndërtimin e saj. Në këtë version të parë, ne kemi marrë disa nga efektet ekzistuese nga ngjarja "tërheqje" dhe e përdorëm atë për të krijuar një ndeshje dinamike rreth diferencës së golave ndërsa loja është duke u luajtur. Por ka shumë gjëra të tjera që ne mund t'i shtojmë më vonë, si reagime ndaj tifozëve, ndaj kartonave, ndaj kohës së mbetur në lojë, dhe kështu me radhë. Ky është një hap i parë dhe ne kemi vendosur për ta kufizuar veten në territorin e njohur të tërheqjeve tani për tani, por më shumë ndryshime ka gjasa të vijnë në sezonet e ardhshme.


Reforma e kontributeve të lojtarëve

Ndryshimi më i madh është rregullimi që kemi bërë me kontributet e lojtareve, se në ç’mënyrë efikase një lojtar jep kontribute të caktuara në lidhje me aftësitë e tij individuale. Disa pozicione dhe kombinime aftësish kanë mbizotëruar dhe duhet të zhvlerësohen pak dhe të tjerat të marrin një nxitje të vogël. Një temë kryesore është se fuqia e sulmit të krahut është reduktuar në kurriz të sulmit qendror. Në përgjithësi, ne zvogëluam paksa efikasitetin e sulmit të ekipeve, i cili gjithashtu ka efekte të mira për lojën si një e tërë. Ne kemi parë që me kontributet e reja të lojtarëve, më pak gola do të shënohen, por edhe në shumë raste të dalë fitues ekipi më i mirë. Kjo është në përputhje me dëshirën tonë për më pak rezultate të pamundura në ndeshje.

Lojtarët e krahut

Lojtarët ofensiv të krahut janë shumë të fuqishëm sot, dhe gjithashtu taktika individuale që është jashtëzakonisht e përdorur për krahun. Ne do të zvogëlojmë fuqinë e lojtarëve ofensiv të krahut, duke bërë taktikat e tjera për lojtarët e krahut më praktike.


Lojtari i krahut (Normal)
Rritje e pasimit 16 % në sulmin qendror
Reduktim i krahut 13 % në sulmin anësor

Lojtari i krahut (I tërhequr/Defensiv)
Reduktim i krahut 20 % në sulmin anësor

Lojtari i krahut (I avancuar/Ofensiv)
Reduktim i organizimit 20 % në mesfushë
Reduktimi i mbrojtjes 20 % në mbrojtjen qëndrore
Reduktim i krahut 14 % në sulmin anësor

Lojtari i krahut (Drejt qendrës)
Rritje e organizimit 10 % në mesfushë
Rritje e pasimit 25 % në sulmin anësor
Rritja e krahut 7 % në sulmin anësor

Mbrojtësit

Sot është shumë e vështirë për të ndërtuar një mbrojtje anësore të besueshme. Kjo do të bëhet pak më e lehtë tani. Ne gjithashtu kemi rritur kontributin në mesfushë të mbrojtësve ofensiv, një opsion taktike që sot është i papërdorur.

Mbrojtës qëndror (Normal)
Nuk ka ndryshim

Mbrojtës qëndror (I avancuar/Ofensiv)
Rritje e organizimit 21 % në mesfushë

Mbrojtës qëndror (Drejt krahut)
Reduktim i mbrojtjes 9 % në mbrojtjen qëndrore
Rritje e mbrojtjes 6 % në mbrojtjen anësore

Mbrojtës krahu (Normal)
Reduktim i mbrojtjes 8 % në mbrojtjen qëndrore


Mesfushorët e qendrës

Të gjithë mesfushorët tani do të kontribuojnë në sulmin qëndror nëpërmjet aftësive të tyre. Ky hap është për më shumë lojtarë të aftë dhe kombinime të reja të trajnimit.

Mesfushor qëndror (normal)
Rritje pasimi 5 % në sulmin qëndror
Shënimi në sulmin qëndror i njëjtë si sulmuesit normal, 21 %

Mesfushor qëndror (I tërhequr/Defensiv)
Reduktim pasimi 20 % në sulmin qendror dhe anësor
Shënimi në sulmin qëndror i njëjtë si sulmuesit normal, 12 %

Mesfushor qëndror (I avancuar/Ofensiv)
Rritje pasimi 5 % në sulmin qendror
Reduktim i mbrojtjes 25 % në mbrojtjen qendrore
Reduktim i mbrojtjes 25 % në mbrojtjen anësor
Shënimi në sulmin qëndror i njëjtë si sulmuesit normal, 31 %

Mesfushor qëndror (Drejt krahut)
Rritje pasimi 6 % në sulmin qendror


Sulmuesit

Sulmuesit që luajnë normal do të kontribuojnë më pak në organizim. Sulmuesit drejt krahut do të kontribuojë vetëm në një anë të sulmit.

Sulmues (Normal)
Organizimi në mesfushë i njëjtë si mesfushorët normal, 25 %

Sulmues (Drejt krahut)
Organizimi në mesfushë i njëjtë si mesfushorët normal, 15 %

Ky përditësim është ndryshimi më i madh në motorin e lojës në të paktën pesë vite. Duke patur parasysh madhësinë e ndryshimeve, ai nuk do të aktivizohet direkt në motorin kryesor të Hattrick deri në sezonin 60 (sezoni që fillon në fund të tetorit). Në sezoni e ardhshëm, Sezoni 59, motori i ri i lojës do të përdoret vetëm në sistemin "Turne". Në këtë mënyrë, ne do të marrim shumë të dhëna për të verifikuar se si ndryshimet punojnë dhe se si ne mendonim se ato do të funksiononin përpara se sa t'i zhvendosim në lojën kryesore. Gjithashtu, ne shpresojmë se duke marrë një tjetër sezon për të menduar dhe për të vëzhguar se si këto ndryshime do të punojnë, do t'i japim përdoruesit kohë të mjaftueshme për të kërkuar dhe për t'u përgatitur për ndryshimin. Kjo vlen për të gjitha ndryshimet e motorit të lojës: tërheqja, dinamika e ndeshjeve dhe kontributet e lojtarëve.


Trego të gjitha shanset

Në mënyrë që t'i bëjmë ndeshjet më të lehtë për t'u analizuar pasi ato janë luajtur, ne do të bëjmë të mundur shfaqjen e statistikave për të gjitha shanset në ndeshjet që janë luajtur. Sot, disa shanse janë "fshehur" - ato ndodhin si pjesë e simulimit të ndeshjes, por nuk çojnë në asgjë dhe kështu që nuk raportohen. Këto shanse të fshehura ende nuk do të shfaqen në raportin tuaj të ndeshjes, por pas perfundimit të ndeshjes ju do të jeni në gjendje për të parë një pasqyrë të të gjitha shanseve që janë krijuar në lojë. Kjo e bën analizën tuaj shumë më të lehtë.


Paralajmërim: Trajneri taktik i ri

Sistemi me trajnerë me tipare sulmuese dhe mbrojtëse ka qenë gjithmonë i pranishëm në Hattrick, por kjo nuk do të thotë se ky është mekanizmi më i mirë i mundshëm. Pothuajse çdo menaxher konkurrues do të zgjedhë një trajner neutral, që e bën këtë një zgjedhje jointeresante. Gjithashtu, bashkëngjitur një opsion taktike për një trajner të shtrenjtë do të thotë se ka shumë pak fleksibilitet për të bërë ndryshime të shpejta. Ndërkohë, ne kemi parë në Ekipet Kombëtare mundësinë për të ndryshuar më lehtë trajnerët.

Ajo që ne do të bëjmë në Hattrick është të kompletojmë trajnerët që kemi me një anëtar të ri të stafit, Trajner Taktike. Duke pasur një trajner me një stil të caktuar do të vazhdojë të jetë e mundur, por ekipet me një trajner Taktike do të kenë mundësi për të zgjedhur ndonjë orientim sulmues apo mbrojtës, pa marrë parasysh stilin e preferuar të trajnerit. Gjithashtu, një Trajner Taktike do të japë mundësinë për më shumë urdhra individuale për ekipin.

Trajneri i Taktikës do të futet në fillim të sezonit 60.
 
Server 070