Njoftimet
2-12-2016
Ndryshimi: Një mënyrë e re për të ndjekur ndeshjet dhe shume gjëra të tjera
Në këtë radmap të re duam tju tregojmë mbi projektin më të madh që kemi për këtë pranverë, një mënyrë komplet inovative për të ndjekur ndeshjet live. Do të ketë edhe disa përmbledhje të vogla për disa gjëra mbi të cilat po punojmë dhe një azhornim mbi si po zhvillojet ekonomia në lojë.
Vitin e kaluar futëm disa ndryshime në zhvillimin e lojtarëve dhe në ekipin e stafit, duke pasur si synim ekuilibrimin e lojës dhe stabilizimin e ekonomisë. Që atëherë kemi punuar shumë mbi backend-in e Hattrick, duke rishkruajtur motorin e lojës dhe duke e transferuar në ambient zhvillimi modern. Për sa i përket përdoruesve, ky ndryshim ka mundësi mos të ndihet fare në kohët e para, por kjo bën një diferencë të madhe për zhvilluesit e lojës, sepse do ta kenë shumë më të thjeshtë të punojnë mbi kodet e Hattrick-ut, të zhvillojnë funksione të reja, të gjejnë bug-et dhe ti eliminojnë shpejt. Gjithashtu kjo do ndihmojë një formim më të shpejtë për zhvilluesit e ri dhe përgithsisht një punë më të thjesht mbi gjithë ata që punojnë mbi motorin e lojës.
Siç ndodh përherë kur "bllokohemi" gjatë duke punuar mbi back end-in, kemi edhe dëshirën të krijojmë diçka të që të jetë menjëherë e ndjeshme edhe për përdoruesit tonë. Projekti i madh që kemi për këtë pranverë është diçka mbi të cilën kishim kohë që kishim menduar për të realizuar, dhe që tashmë u bë e mundshme më në fund. Po punojmë mbi një mënyrë të re mbi ndjekjen e ndeshjeve në live, duke kërkuar që ta bëjmë plot me aksione, emocione, informacione dhe interagime. Duke e thëne me pak fjalë, duam ta bëjmë më dëfryese dhe të meritojë që ju të kaloni një apo dy orë mbi ndeshjet apo mbi diçka tjetër. (Dhe jo, nuk po ndërtojmë një 3D viewer - ne preferojmë ta mendojmë këtë si “Hattrick siç duhet të ishte bërë që nga fillimi!)
Mënyra e re do ketë një efekt më "viziv" dhe to tju japi më shumë efektin e ndekjes live se sa ndodh aktualisht. Ideja që po na drejton është dhënia e maksimumit të informacioneve të mundëshme, duke gjetur mënyra të reja për rrëfyer atë që ndosh gjatë ndeshjes dhe që përpara nuk tregoheshte. Duam edhe të krijojmë një lidhje më të ngushtë midis ndeshjeve dhe gjërave që ndodhin rreth saj, në kampionat, në kupë apo në statistikat e ndryshme. Kemi një plan që nuk do jetë e mundur të realizohet për versionin e parë që do nxjerrim, por mendojmë se rezultati që do arrijmë verën e ardhshme do jetë me të vërtetë diçka e bukur dhe do të përmisojë shumë situatën e sotme.
Gjithashtu, kemi edhe disa projekte të tjera.
Duke filluar nga sezoni i ardhshëm do hiqen edhe efektet e fundit të sistemit "të vjetër" të tërheqjes, dhe kto efekte do mbulohen nga nga sistemi i ri dhe më i parashikueshëm i zhvillimit të ndeshjes. Ju lutemi të shikoni në manualin e lojës për informacione të plota mbi si ekipet do modifikojnë lojën e tyre sulmuese në bazë të rezultatit që kanë arritur në atë moment.
Një ndyshim i vogël, që do shtohet pas disa javësh nga fillimi i sezonit, do jetë ai i tregimit serish të skilleve sipër nivelit Hyjnor. Një nivel sipër Hyjnor-it do të tregohet si Hyjnor (+), hy nivele Hyjnor (++), tre apo me shume nivele si Hyjnor (+3), (Hyjnor+4) etj.
Sistemi i tutorazhit është treguar tmerrësisht i efektshëm mbi qëndrimin në Hattrick të përdoruesve të rinj, prandaj ne po planifikojmë një zhvillim të mëtejshëm të këtij sistemi për të krijuar më shumë interes si për mësuesit, ashtu edhe për nxënësit.
Do të bëjmë disa përmirësime dhe për sa i përket sistemit të Kombëtareve, duke punuar mbi një listë dëshirash në të cilat kanë votuar menaxherat e kombëtareve. Ndyshimi kryesor do të jetë që tranjerat nuk do të jenë më lojtarë të vjetër të konvertuar, por të gjitha Kombëtaret do të kenë mundësinë të zgjedhin midis tranjerësh me të njëjtën aftësi si edhe mundësinë të ndihmohen nga Ndihmësat taktik që futëm verën e kaluar. Ky sistem do të jetë më i barabartë. Po krijojmë edhe një faqe të re për urdhërat e ndeshjes, ku çdo ndryshim në 4 orët e fundit para fillimit të ndeshjes nuk do ketë mundësi të shihet prej askujt përveç menaxherit të Kombëtares. Kjo do të jetë një çlirim i madh sidomos për ato menaxherë që jetojnë në zona ku ndeshjet e kombëtareve luhen natën vonë. Po shtojmë edhe statistika ne kohë reale gjatë ndeshjes të Kombëtareve dhe një link që do lejojë një lidhje të menjëhershme tek takimi për përdoruesit që dëshirojnë të mbështesin Kombëtaren e tyre kur ajo po luajn një ndeshje.
Së fundi, një azhornim mbi mdryshimet që futëm vitin e kaluar dhe mbi ekonominë. Ekuilibri midis fitimeve dhe shpenzimeve të ekipeve u stabilizua, sidomos për efekt të sistemit të ri të stafit. Besojmë që kjo, bashkë me ndryshimin e shpejtësisë së stërvitjes e shkaktuar nga stafi i ri, do të ketë një impakt pozitiv mbi tregun e lojtarëve në kohët e ardhshme. Pra, tani për tani, ne jemi të kënaqur me atë që po shikojmë. Nuk është në plan asnjë ndryshim tjetër për sa i përket ekonomisë por, si gjithmonë, do vazhdojmë të monitorojmë situatën.