Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

8-8-2016 Ndryshimi: Prezantojmë Live Viewer-in e ri

Erdhi koha që të prezantojmë Live Viewer-in e ri për të ndjekur direkt ndeshjet e HT. Ky ka qënë projekti më i madh që kemi pasur këtë vit dhe kemi punuar me shumë entuziazëm mbi të. Qëllimi ynë ka qënë të ndryshohet plotësisht mënyra e ndjekjes të ndeshjeve live në Hattrick, duke e bërë më emocionuese, me më shumë statistika që do azhornohen edhe gjatë zhvillimit të ndeshjes. Gjithashtu do tju jipet mundësia që të komunikoni me menaxherë të tjerë në chat-in e ndeshjes. Gjithë kjo do të paraqitet me një design më të bukur dhe modern, të cilin shpresojmë që do ta pëlqeni aq sa ne.
Komenti i ndeshjes është zemra e Hattrick dhe për gati 20 vjet, mënyra aktuale me tekstet që dalin avash avash i ka pëlqyer përdoruesve tanë, dhe shumë prej nesh preferon ta ndjeki ndeshjen direkt nga faqja e web-it, megjithëse tashmë shumë veta e kanë komplementuar këtë me app-et dhe notifikimet në celular. Në gjithë këto vite, kemi preferuar mos të krijojmë një 3D viewer për ndeshjet e Hattrick, sepse do ishte vetëm një mënyrë për të mbuluar motorin e lojës pa shtuar asgjë tjetër dhe mendojmë se kjo gjë, do të behet e mërzitshme në një kohë të shkurtër. Nëse do të vendosnim të vinim dorë mbi eksperiencën e ndjekjes së ndeshjes, kjo duhet doemos të bazoheshte mbi pikat kryesore të Hattrick, duke llogariur veçantërinë e lojës në vetvete, dhe jo të prezantoheshte si diçka që në të vërtetë nuk është.

Koment i ri live

Duke u bazuar mbi këtë, kemi vedosur ti rishkuajmë edhe një herë nga e para të gjitha tekstet e ndeshjes. Kemi menduar një koment komplet të ri, ku ndeshja do të ndiqet hap pas hapi dhe gjërat që ndodhin do të prezantohen sekon për sekond në zhvillimin e tyre. Këto ngjarje janë të lidhura me njëre tjetrën dhe një e tillë që fillon në një mënyrë mund të mbarojë në disa mundësi të ndryshme, pra nuk do të jetë e mundur të parashikohet çfarë do ndodhi, deri sa komenti të ketë mbaruar.

Kemi shtuar edhe një kategori tjetër lajmesh, ku komentatori jep pikëpamjen e tij nbi ndeshjen - për shembull si shanset e ekipit për të fituar kampionatin do të ndryshonin në rat fitoreje apo humbjeje, apo nëse një lojtar arrin një rekord personal gjatë ndeshjes. Këto informacione të reja nuk janë aq të rëndësishme për tu vënë në fund të komementit të ndeshjes, por do bëhen shumë interesante nëse komunikohen gjatë zhvillimit të saj. jemi mundurar të përmirësojmë paraqitjen e ndeshjes, me më pak kohë bosh, kur nuk ndodh asgjë e rëndësishme.

Shumë ngjarje janë përpunuar në mënyrë që të zhvillohen ashtu siç do shkonin në realitet. Për shembull disa dëmtime që mund të ndodhin gjatë zhvillimit të ndeshjes, do të kenë një azhornim pas disa kohësh, mbasi mjeku të ketë pasur mundësinë të vizitojë lojtarët dhe të japi parashikimin e tij mbi kohën e shërimit. Shembull tjetër është numri ekzakt i spektatorëve, që nuk do të jepet më në fillim të ndeshjes por gjatë zhvillimit të saj.
Komentet e ndeshjes siç janë tani do të rrinë në memorjen e lojës mabs fundit të ndeshjes, duke qënë si një përmbledhje e vogël, kurse komentet e detajuara që do të jepen gjatë ndeshjes do të shuhen mbas një jave nga fundi i saj.

Minutat shtesë

kemi modifikuar zhvillimin e ndeshjes duke e bërë më realistik dhe duke futur minutat shtesë. Kur një ndeshje ka pasur shumë ngjarje brenda saj, arbitri mund të vendosi të shtojë disa minuta shtesë në fund të kohës së rregullt! Kjo nuk do jetë "sa për teatër" sepse disa ngjarje që mund të kishin ndoshur gjatë kohës së rregullt do të kenë një mundësi të vogël që të ndoshin gjatë kohës shtesë. Sa do të jetë koha shtesë ekzaktisht, do të varet nga sa ngjarje do të ketë gjatë ndeshjes, dhe do të komunikohet nga arbitri afër fundit të kohës së rregullt, tamam si në realitet.

Të gjitha rastet për gol do të tregohen

Deri tani, jo të gjitha rastet që ndodhin gjatë lojës raportohen në komentin e ndeshjes. Në Live Viewer-in e ri do të jemi më "bujarë" dhe do ti tregojmë të gjitha. Për përdoruesit që nuk ndjekin ndeshjen live këro rast natyralisht do të paraqiten në komentin në fund të ndeshjes, si pjesë e statistikave të saj.

Pamja e fushës

Pika kyçe e viewer-it të ri do të jetë pamja e fushës, ku do të shihen të dy ekipet, lojtarët dhe formacionet e momentit gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes. Kjo do ketë edhe një komponent dinamik ku do të tregohet koha atmosferike, lojtarët në stol dhe "highlight" kur diçka e rëndësihme është duke ndodhur. Pamja do të ketë tre skeda ku ju mund të shikoni formacionet, vlerat e shprehura në sektoret e ndyshme të fushës dhe rendimentin e lojtaëve. Këto statistika do të azhornohen të gjitha në kohë reale, në mënyrë që të keni mundësi të shikoni në çdo moment si po shkojnë punët.

Skeda të lojtarëve dhe të ekipit

Gjatë zhvillimit të ndeshjes, nëse kilkoni mbi emrin e një lojtari apo të një ekipi, kjo do të hapi një skedë mbi detajet e kërkuara direkt në faqen e viewer-it, pa pasur më nevojë të shkohet në një faqe "statike" të web-it që përdpret zkonisht. Skedat do të kenë informacionet e azhornuara me atë që ka ndodhur gjatë ndeshjes, si për shembull golat e shënuar apo dëmtimet. Kjo do tju japi mundësinë të kontrolloni saktësisht statistikat e lojtarëve apo vlerësimet e kundërshtarit, pa pasur nevojë të dilni nga viewer-i.

Ndjekja e ndeshjeve të tjera

Siç ndosh edhe tani, do tëm keni mundësinë të ndiqni plot ndeshje të tjera duke përdorur Live Viewer-in. Kemi shtuar disa opcione në faqen e përgjithshme të viewer-it ku senjalohen disa ndeshje që mund tju interesojnë, siç mund të jenë një ndeshje e rëndësishme e Kombëtares apo ndeshje të tjera të serisë tuaj. Kur hapet një ndeshje në Live Viewer, të gjtha detajet do të jenë të dukshme në faqen e përgjthshme, si përshembull rezultatet e të gjitha ndeshjeve që po ndiqni.

Chat-i

Chat-i ju jep mundësinë të komunikoni me menaxherë të tjerë që janë në linjë në atë moment. Chat-et janë të lidhuar me ndeshjen që po luhet apo me kompeticionin ku po merrni pjesë. Megjithëse ju mund të lexoni çfarë po shkruhet në chat-in e ndeshje që po ndiqni, ju do të keni mundësinë të shkruani vetëm në chat-et e kometicioneve ku po merrni pjesë. Për sa i përket serisë tuaj, chat-i ndeshjes është i lidhur me atë të serisë dhe mund të komunikoni me të gjithë menaxherët e asja serie (por jo me menaxherë të serive të tjera të të njëjtit divizion). Për sa i përket Kupës, në raundet e para, çdo ndeshje do të ketë një chat më vete por, në raundet e fundit, chat-i do ti hapet të gjithëve menaxherëve të mbetur. Në turnetë private, çdo menaxher mund të bisedojë më të tjerët. Chat-et e web-it janë të lidhura me ato të celularëve, dhe ju mund të vazhdoni pa problem të shkruani aty brenda edhe nëse keni ndërruar dispozitiv gjatë kohës.

Si do funksionojë lëshimi

Shumë punë po bëhet për Live Viewer-in e ri, dhe kjo vlen akoma më shumë për gjithçka që ka lidhje me tekstet e reja, që ka nevojë të rishkruhen nga fillimi. Kjo ka sjellë shumë punë për LA-të tonë fantastikë, që kanë përkthyer tekstet në gjuhët e ndryshme. Por kjo nuk ka qënë e mundur të bëhet në kohë për lëshimin e parë nga të gjitha ekipet e punës.

Kur vizitoni Live Viewer-in ju do të kaloni automatikisht në gjuhën tuaj, nëse përkthimi për të ka mbaruar. Nëse nuk do jetë kështu, do tju ofrohet mundësia të zgjidhni Anglishten apo ndonjë gjuhë tjetër që do jetë e mundur të zgjidhet në atë moment. Kjo do të ketë ndikim vetëm mbi Live Viewer-in, dhe nuk do të influencojë pjesën tjetër të lojës. Kur gjuha juaj të bëhet gati, do të futet automatikisht, pa pasut nevojë që ju të bëni asgjë.

Nëse NUK doni të përdorni një gjuhë tjetër, do të keni gjthsesi mundësinë të përdorni Live Viewer-in, por do të lexoni komentet siç janë tani, dhe jo ato live, të paktën deri sa gjuha juaj të jetë gati.
 
Server 070