Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

10-22-2016 Ndryshimi: Azhornim mbi Hattrick Roadmap

Projekti ynë mbi roadmap vazhdon edhe gjatë vjeshtës, ku do punojmë mni disa aspekte më të vogla të lojës. Akademia rinore do ketë nevojë për më shumë kujdes, dëmtimet do bëhen më dinamike, dhe do shtohen variante të tjera në Live Viewer, duke e bërë ndjekjen e ndeshjeve edhe më interesante.
Live Viewer-i që lëshuam këtë verë ka qënë një sukses i madh deri tani: nurmi i ndeshjeve të ndjekura Live çdo javë është rritur rreth 20 %. Gjithashtu jemi shumë të kënaqur nga reagimet tuaja mbi faqen e re të Analizimit të Ekipit, i cili ju ndihmon të studioni kundërshtarët dhe të rreshtoni ekipin tuaj sa më mirë. Nëse nuk i keni përdorur akoma këto opcione, ju lutemi ti provoni sepse mendojmë se do tju pëlqejnë jasht mase!

Nëpër zyrat e Hattrick, puna nuk ka ndaluar kurrë dhe po zhvillohen funksione të tjera. Disa javë më parë kemi pasur edhe mbledhjen tonë tremujore ku kemi vendosur planin e punës për muajt e ardhshëm. Kësaj rradhe kemi disa projekte më vogla mbi të cilët do të punojmë.

Akademitë Rinore

Së pari, sistemi i akademive do të revisionohet. Synimi ynë është të lehtësojmë punën që duhet bërë. Kjo do të arrihet duke zgjidhur disa probleme të vjetra me ndërfaqen e tyre por edhe duke shtuar funksione të reja si përshembull një analizë financiare mbi shpenzimet dhe fitimet e akademise tuaj gjatë kohës.

Gjithashtu do të mundohemi të balancojmë sistemin e "ri" të Akademive me atë të "vjetrin", në mënyrë që zgjedhja midis tyre të jetë më e vështire se sa duket sot. Nuk do të jetë një projekt komplet i ri, por disa ndreqje dhe përmirësime të cilat do të jenë të gatshme para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Paketa e dëmtimeve

Do të shtojmë një thellësim dhe një kontekst të ri në sistemin e dëmtimeve në Hattrick. Motori i lojës do të fillojë të analizojë çfarë dëmtimi lojtari do të pësojë dhe në bazë të kësaj do të shtojmë ngjarje të reja. Sistemi i ri do të bëjë që, disa herë, menaxheri do të duhet ta analizojë mirë situatën e një lojtari para se të vendosi formacionin. Do të punojmë edhe mbi përmirësimin e parashikimit mbi kohën e duhur për tu shëruar prej dëmtimit.

Live viewer

Në kohë për fillimin e sezonit të ri, do të kompletojmë Live Viewer-in duke i paraqitur përkthyesve tonë variantet e tjera mbi ngjarjet e ndeshjes. Kjo do të bëjë një diferencë të madhe mbi ekseriencën live të ndeshjes. Shpresojmë të shohim Live Viewer-in të përkthyer në sa më shumë gjuhë të jetë e mundur gjatë sezonit tjetër.

DHe akoma disa gjëra...

Një përmirësim i vogël do të jetë që për disa ndeshje të luajtura në fushë asnjëanëse në Kupë, Master apo ndeshje Ndërkombëtare, tani do të shtohen përkohësisht disa vende shtesë, nëse stadiumi i zgjedhur nuk do jetë i përshtatshëm për ndeshjen në fjalë. Kjo do të ndodhi kur pronari i stadiumit do ta ketë ulur kapacitetin kohët e fundit ose kur nurmi i vendeve nuk është optimizuar më së miri. Në këtë mënyrë, nuk do ketë ndikim mbi numrin e tifozëve dhe gjithashtu mbi lekët për shitjen e biletave. Ky ndryshim është implementuar që tani dhe në Tanzani ka ndodhur një rast ku ka pasur nevojë për të.

Duam të shtojmë që do heqim çmimin mbi “Lojtarin më keq në fushë” dhe do të përmirësojmë atë mbi “Lojtarin më të mirë”, ku do të analizohen disa parametra që kanë inflencuar me të vërtetë mbi ndeshjen.

Përveç kësaj, do të punojmë mbi disa shtime të vogla në Hattrick Gears, extra të vogla që do keni mundësinë të përdorni duke blerë Kredite. Do të puojmë edhe mbi disa përmirësime të vogla mbi për ti thjeshtuar eksperiencën e lojës fillimtarëve, por do jenë gjëra që, me shumë mundësi, pjesa më e madhe prej jush as nuk do vejë re.

Kjo është e gjitha për tani! Shumë faleminderit që lexuat!
 
Server 070