Njoftimet
12-6-2016
Ndryshimi: Ju urojmë mirëseardhjen në Hattrick International!
Në Janar, do fillojë sezoni i parë i një kampionati të ri që do quhet Hattrick International. Për herën e parë në histori, i japim mundësinë të gjithëve menaxherëve në Hattrick të marrin pjesë në sfidën më të dëshiruar: të krijojnë një ekip të ri, në një ligë të re ku të gjithë pjesëmarrësit do ta nisin aventurën nga fillimi.
Në Hattrick International, nuk do të ketë ekipe të vjetra me xhepat plot me lekë, me të cilat duhet të ndesheni. Përkundrazi, do konkuroni kokë më kokë me menaxherët më të motivuar në Hattrick, të cilët do të fillojnë nga seritë më të ulëta, pikërisht si ju, me shpresën që të arrijnë majën më shpejt se kushdo tjetër.
Ekipi i International do të menaxhohet veçantërisht prej ekipit tuaj të përhershëm, me të cilin, natyrisht, do të keni mundësinë të vazhdoni të luani si zakonisht. Për tju bashkuar kampionatit të ri, duhet të jeni supporter Platinum ose Diamond dhe gjithashtu të nënshkueni në kampionatin e ri për të paktën 3 sezone. Në ditët e ardhshme, do tju japim më shumë detaje mbi çmimet dhe programin e lëshimit të ri.
Hattrick International, çfarë është ekzaktsisht?
Hattrick International është një ligë e re në Botën e Hattrick, shumë e ngjashme me ligat kombëtare që luhen aktualisht. Mund ta fondoni ekipin tuaj në çdo shtet që dëshironi, dhe lojtarët tuaj do të jenë gjithashtu prej atij shteti. Por liga në vetvete do të jetë ndërkombëtare dhe në serine tuaj, mund të gjeni ekipe nga e gjithë Bota. Së bashku, do të merrni pjesë në një ligë që zhvillohet si çdo ligë tjetër në Hattrick - i njëjti kalendar i sezonit, të njëjtat Kupa, të njëjtat çmime me lekë dhe i njëjti program stërvitjeje. Do të ketë edhe një flamur për tu koleksionuar nga kërkuesit e tyre!
Një diferencë e rëndësishme do jetë që International, për arsye të kuptueshme, nuk do të ketë një ekip kombëtar. Dhe, për momentin, nuk do të ketë vende në Hattrick Masters, por kjo mund të ndërrohet në të ardhmen.
Hattrick International do të integrohet plotësisht në botën e Hattrick, që do të thotë se ju mund të blini dhe të shisni lojatrë në tregun botëror, të stërvisni lojtarë për kombëtaret dhe të luani ndeshje miqësore ku dëshironi. Motori i lojës do të jetë i njëjti. Pra mund të shfytëzoni të gjitha njohuritë që keni fituar në këto vite për tu nisur në mënyrën më të mirë në Hattrick International!
Do të keni nevojë për të, sepse sigurisht kjo do të jetë një nga ligat më të vështira në botën e Hattrick, një ligë e mbushur me menaxherë aktiv që do japin çdo gjë për të fituar edhe avantazhin më të vogël, dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Do kujdesemi personalisht për pozicionimin e ekipeve nëpër seritë e ndryshme, si dhe për rregullat e promovimeve gjatë sezoneve të para, për të qënë të sigurtë që lojtarët të ndeshen me lojtarë të tjerë sa më shumë të jetë e mundur.
Si ti afroheni
Hattrick International është një ekip shtesë që menaxhoni veçantërisht me ekipet e tjera. Ky slot i tretë për ekipin, do të jetë i përfshirë në ofertën për supporter Diamond dhe do të kushtojë [#priceInEur] në vit për supporter Platinum.
Ka gjithsesi një zgjidhje për supporter-at Platinum për të evituar këtë shpenzim shtesë.
Ne dëshirojmë që Hattrick International të ketë nisjen më të mirë të mundshme, dhe një pjesë e rëndësishme do jetë afrimi i menaxherëve të motivuar. Për këtë arsye, kemi një ofertë speciale: Kushdo që blen, përmirëson ose shyen supporterin e tij Platinum për të paktën një vit, do të ketë mundësinë ti bashkohet Hattrick International nga fillimi i saj dhe do mbajë ekipin e tretë pa asnjë shpenzim shtesë për 3 sezonet e para.
Gjithashtu, kur të afrohet Sezoni 4 nga Dhjetori i vitit të ardhshëm, do ti japim mundësinë supporterave Platinum të vazhdojnë të luajnë në Hattrick International pa paguar asnjë lek shtesë. Në këtë pikë, supporterat Platinum do kenë mundësinë të zgjedhin të mbajnë një ekip të dytë në një ligë tjetër kombëtare apo të përdorin këtë slot për ekipin e tyre në Interational. Pra, duke qënë supporter Platinum do të paguani për International vetëm nëse doni të keni 3 ekipe nën kontrollin tuaj.
Nëse jeni që tani supporter Platinum me më shumë se sa 1 vit të mbetur në abonimin tuaj, dhe nuk dëshironi të shfrytëzoni ofertën dhe ta shtyni akoma më shumë Supporter-in tuaj, mund të paguani [#priceInEur] për të aktivuar ekipin tuaj në Hattrick International në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Shpresa jonë është që kjo të jetë një mënyrë e re zbavitëse për të luajtur Hattrick, ku përdoruesit më aktivë të ndeshen me njëri tjetrin në fushën e lojës, aty ku niveli të jetë më i larti që mund të imagjinohet!