Njoftimet
8-31-2017
Ndryshimi: Markimi në Hattrick
Përgatituni! Sot është data kur markimi futet në Hattrick si një element i ri në dispozicion për të gjithë menaxherët. Fillimisht do jetë i gatshëm vetëm për ndeshjet e Turneve. Sipas programeve tona do futet edhe për ndeshjet e tjera më vonë gjatë këtij sezoni ose, si maksmum, sezonin tjetër.
Me markimin po shtojmë një opsion tjetër për taktikat e juaja në Hattrick. Duke përdorur urdhërat individuale, ju do keni mundësinë ti urdhëroni një lojtari tuaj të markojë personalisht një lojtar kundërshtar dhe të mundohet ta "anullojë" nga loja. Markimi nuk do jetë opsion pa rreziqe, por nëse përdoret mbi lojtarin e duhur, në momentin e duhur, mund të ndryshojë komplet fatin e një ndeshjeje.
Si funksionon?
Ideja është që ju i urdhëroni njërit prej lojtarëve tuaj të markojë dhe të pengojë lojën e një kundërshtari. Duke përdorur këtë urdhër, lojtari juaj do japi një kontribut shumë më të vogël se sa zakonisht në vlerësimet e ekipit tuaj. Shpresa është që e njëjta gjë të ndodhi edhe me kundërshtarin dhe kjo do varet nga aftësia e lojtarit tuaj të markojë personalisht. Natyrisht puna do jetë të kuptoni kur kjo taktikë mund të sjellë frytet e sajë dhe kur do ishte më mirë ta shmangni.
Kush mund të markojë dhe kur mund ta bëje atë?
Ky urdhër mund ti jepet vetëm mbrojtësave qëndrorë, mbrojësave anësorë dhe mesfushorëve qëndrorë. Jo vetëm kaq, por ky urdhër do aktivohet nga loja vetëm nëse kundërshtari juaj do luajë si sulmues, si mesfushor anësor apo si mesfushor qëndror.
Mund të vendosni vetëm një urdhër të tillë për çdo ndeshje. Nëse kundërshtari nuk do luajë atë ndeshje ose nëse luan në një pozicion ku nuk mund të markohet, urdhëri anullohet. Në këtë rast lojtari juaj do luajë si zakonisht pa asnjë penalizim. (gjithsesi urdhëri mund të aktivohet edhe gjatë ndeshjes, nëse lojtari kundërshtar futet si zëvendësues ose nëse ndryshon rolin në fushë).
Efektet e markimit
Do ketë 2 efekte të ndyshme.
Së pari, lojari që do markojë do humbasi gjysmën e kontributit që jep zakonisht në vlerësimin e ekipit tuaj. Kjo humbje aktivohet menjëherë dhe zgjat deri sa markimi të jetë në përdorim. Gjithashtu do humbasi edhe kontributin ne taktikën e ekipt tuaj, si psh në kundërsulmet.
Së dyti do ketë penalizm edhe në kontributin e lojtari kundërshtar të përzgjedhur, por kjo do varet nga aftësitë e lojatrit tuaj në markim.
Aftësia kryesore për markimin do jetë mbrojtja. Kjo do krahasohet me aftësinë më të lartë të kundërshtarit, me përjashtim të goditjeve standarte. Do llogaritet raporti midis këtyre. Nëse mbrojtja e lojtarit tuaj do jetë më e ulët në krahasim me aftësinë kryesore të kundërshtarit, atëherë edhe efekti do jetë i ulët. Nëse do jetë e njëjtë apo më e lartë, efekti do rritet shumë. Psh: nëse një lojtar me aftësi mahnitës (nivel 10) në mbrojtje do duhet të markojë një lojtar me aftësi kolosal (nivel 15) në organizim, ky i dyti do humbasë rreth 1/4 e kontributit në vlerësimet e kundërshtarit. Në rast të kundërt, nëse markuesi do jetë hyjnor (nivel 20), kontributi i mesfushorit kolosal do ulet për rreth 2/3.
Nëse lojari që markon, do jetë edhe lojtari i përcaktuar për goditjet standarte, aftësia e tij në markim do jetë pak më e ulët.
Do ketë edhe diisa bonuse dhe penalizime të lidhura me specialitet. Lojtarët e fuqishëm dhe ato pa specialitet do humbasin më pak prej kontributit të tyre nëse i urdhërohet të markojnë një kundërshtar. Ky bonus do jetë pak më i lartë për lojtarët e fuqishëm ama.
Për sa i përket lojtarëve që markohen, Teknikët do të vuajnë më shumë se sa të tjerët (do humbin një pjesë më madhe të kontributit të tyre) kurse ata që do vuajnë më pak do jenë Të Paparashikueshmit (do humbasin më pak kontribut).
Efektet mbi lojtarët që do përfshihen në këtë urdhër do influencojnë të gjitha aftësitë e tyre, përveç Goditjeve Standarte. Pra ajo që do ndikojë në vlerësimin e ekipit do jetë kontributi i dhëne nga këto aftësi të llogaritura pas efektit të markimit.
Penalizimi për distancën
Do llogaritet në bazë të afërsisë të lojtarit tuaj në raport me kundërshtarin në fushën e lojës.
Një mbrojtës anësorë do llogaritet afër një mesfushori anësor, pa marrë parasysh krahun ku rreshtohet.
Një mbrojtës qëndror do llogaritet afër çdo sulmuesi.
Një mesfushor qëndror do llogaritet afër mesfushorëve qëndror kundërshtarë.
Në çdo rast tjetër, lojtari juaj do pësojë një penalizim për distancën që do reflektohet në kontributin e tij në vlerësimin e ekipit tuaj.