Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

10-20-2017 Ndryshimi: Koha për të hedhur edhe një herë syrin mbi faqen e urdhërave

Faqja e re e urdhërave të ndeshjes është lëshuar në Gusht, dhe që atëherë kemi bërë disa ndrushime aty, pra mendojmë që ka ardhur koha për ti parë edhe një herë. Nëse nuk ishit shumë të bindur në fillim, tani mund ta çmoni më shumë! Sot do lëshojmë edhe një element të ri: opsionin "votoni këtë faqe".
Faqja e re e urdhërave ka qenë projekti me i madh që kemi realizuar këtë vit, prandaj është tepër e rëndësishme për ne që kjo pjesë e domosdoshme e lojës të dali sa më mirë. Që nga data e lëshimit ne kemi vazhduar ta përmirësojmë këtë faqe. Sot menduam që do ishte mirë të përmblidhnim këtë ndyshime!

Ju lutemi edhe atyre që kanë vazhduar të përdorin faqen e vjetër, ti japin një mundësi të dytë faqes së re. Mendojmë që problemet me të cilat mund të keni hasur në fillim, tani të jenë plotësisht të ndrequra. Ndoshta tani mund ta gjeni më të bukur, dhe nëse nuk është kështu do dëshironim të ta thonit çfarë tjetër mund të bëjmë për ta përmirësuar atë.

Pra, kush janë funksionet e reja?

* Kur futeni tek faqja, nuk do jetë më e nevojshme të kaloni nga skeda e parë, ku mund të karikohen formacionet e shpëtuara apo ato të ndeshjeve të kaluara . Nëse i keni dhënë më parë urdhërat për atë ndeshje ose nëse asaj ndeshjeje mund ti aplikohet një nga formacionet e shpëtuara, tani do tju paraqitet direkt faqja e formacionit, pra mund të kurseni kohë. Natyrisht, nëse keni nevojë, mund të shkoni vetë tek skeda e parë dhe aty të karikoni formacionet që dëshioni. Në rast se formacioni që keni vendosur për një ndeshje do jetë i pavlefshëm, si në rastin e ndonjë dëmtimi apo nëse një nga lojtarët është shitur, do futeni direkt tek skeda e parë.

* Shumë nga ju donin të mbanin sistemin e vjetër për rreshtimin e lojtarëve në bazë të aftësisë parësore në vend të të riut që bën llogarinë në bazë të pozicionit. Tani kemi shtuar sërish edhe këtë opsion kështu që të keni mundësinë ti rreshtoni lojtarët si të dëshironi.

*Kur kaloni me mausin mbi një lojtar, tani skeda e tij nuk do hapet më brenda listës, por në një vend të posatshëm në fund të saj. Kjo do të thjeshtësojë disi edhe kontrollin e lojtarëve, duke llogaritur që kemi shtuar edhe disa përmirësime të vogla për ta bërë më të "butë" eksperiencën gjatë seleksionimin e formacionit .

* Kemi shtuar një ikonë për Specialitet e ndryshme të lojtarëve të zgjedhur për formacionin, duke ju dhënë një pamje më të mirë mbi specialitet në fushë. Gjithashtu kemi shtuar edhe numrat e fanellave në pamjen e formacionit.

* Kemi thyer edhe “shiritin blu” i cili ju senjalon në ndeshjet e mesjavës, cilët lojtarë kanë zbritur në fushë në fundjavën e kaluar. Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë menaxhimin e stërvitjes.

* Kemi bërë më të qartë edhe menaxhimin e urdhërave individuale. Tani lojtari i përzgjedhur do ketë një sfond me hije. Kemi edhe ndryshuar ngjyrën e shigjetave. Sfondi i ri ka objektivin që ta bëjë më të qartë ndarjen midis lojtarëve duke ulur rrezikun që të deseleksionohet lojtari mbi të cilin po përqëndroheni në atë moment.

Përveç këtyre përmirësimeve të përgjithshme në pamjen e faqes, kemi përmirësuar edhe eksperiencën e vendosjeve të formacioneve për celularë dhe tablet. Aspekti më i rëndësishëm është përmirësimi i ospionit "kliko dhe seleksiono" i cili ndoshte që të mos funksiononte disa herë.

Se fundi edhe një fjalë për urdhërat e ekipit rinor. Tani të gjithë mund të shikojnë potencialin e aftësive në skedën e lojtarit, dhe kjo vlen edhe për ata që kanë dizaktivuar boshtin e aftësive.

Ne do vazhdojmë ta përmirësojmë faqen e urdhërave por menduam se ishte e nevojshme tju benim këtë përmbledhje, duke ftuar edhe një herë ata që kanë zgjedhur të mos ta përdordin, ta bëjnë edhe një provë. Nuk ju kushton asgjë sepse mund të ktheheni tak opsioni i vjetër sërish në çdo moment!

Opsioni i ri "Votoni këtë faqe"

Edhe një gjë tjetër! Këtë javë kemi lëshuar elementin e ri, "Votoni këtë faqe". Ky është një funksion shumë shumë i thjeshtë që ju lejon të votoni çdo faqe në Hattrick në shkallën nga 1 në 5 yje. Nuk është diçka që duhet bërë doemos, mund ta injoroni pa asnjë problem dhe për mos të bezdisur do vendoset në fund të faqes. Nuk do keni mundësinë të shkruani komente dhe nuk do tju japim asnjë feedback mbi votat që keni dhënë. Atëherë pse është shtuar?

Thjeshtësisht do na duhet për të kuptuar nëse kemi ndonjë faqe që nuk punon mirë për përdoruesit tanë, dhe gjithashtu për të verifikuar si ndryshojnë vlerësimet e faqes mbasi bëhet ndonjë ndryshim. Nëse votat na thonë që një faqe nuk punon mirë, ne do ta analizojmë dhe nëse është e nevojshme do kërkojmë edhe opinioni tuaj duke bërë sondazhe ose diskutime në forum, para se të bëjmë ndonjë ndryshim.
 
Server 071