Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Editorialet

Roadmap, azhornim: Dimri 2019


2019-02-11 11:51:00

Që nga muaji Tetor kemi pasu si objektiv të bënim nga një lëshim çdo javë, dhe duhet të pranojmë që ka qënë argëtuese të punonim mbi projekte të vogla. Gjithashtu, duke parë statistikat e lojës, duket se edhe komuniteti i ka aprovuar këtë të reja. Tani erdhi koha për të parë si kemi ndërmen ti mbajmë premtimet e tjera dhe çfarë kemi në plan për vitin 2019.


Kur doli roadmap in fundit, në Tetor, ne sapo kishim mbaruar një projekt të madh: app për telefonat celular. Përdoruesit e kanë mirëpritur këtë gjë, por kjo ka kërkuar një punë të gjatë dhe nuk jemi kujdesur shumë për sitin web, zemrën e lojës. Për këtë arsye nisëm disa projekte të vogla, të cilat mund të përgatiteshin dhe të lëshoheshin brenda dy javësh. Gjatë kësja kohe na erdhën edhe këshilla dhe kërkesa të ndyshme të përdoruesve dhe vazhduam me këto projekte pak më gjatë se sa kishim planifikuar.

Ja një përmbledhje e vogël mbi premtimet e Tetorit dhe lëshimet që kemi bërë:

* HT-mail me diskutimet e mëparshme
* Përmirësimi i sistemit të miqësoreve
* Përmirësimi i Akademive Rinore
* Rritja e ngjarjeve gjatë kohës shtesë
* Përmirësimi i kritereve të kërkimit të transferimeve dhe i hotlist
* Parashikimi i stërvitjes për akademitë rinore (vetëm për Supporter, pasi u votua nga Supporterat Platinum)

Gjithashtu kemi shtuar 5 kampionate të tjera në Hattrick, një faqe të re mbi historikun e lojtarëve, me më shumë të dhëna, kemi lëshuar mundësinë për të organizuar menjëherë një ndeshje teke, statistika të tjera dhe fanella të personalizuara për Akademitë Rinore (edhe kjo vetëm për Supporter). Kemi gjithashtu lëshuar një mënyrë të re për paraqitjen e karakteristikave dhe statistikave të lojtarëve, gjë që nuk u pëlqye nga të gjithë por që u sistemua duke lënë mundësinë për ti parë më mënyrën e vjetër për ata që e dëshironin.

Siç kemi thënë në editorialin e kaluar, po punojmë për një design të ri për Hattrick, por do ta bëjmë këtë hap pas hapi dhe me kujdes maksimal. Nuk kemi nevojë të ndryshojmë sa për të ndryshuar, pa asnjë kuptim; përkundrazi dëshirojmë të përmirësojmë disa aspekte për ta bërë lojën më harmonike. Faqja e ardhshme që do të ndryshojë është ajo e Live-it, që po testohet ne Stage dhe me shumë mundësi do lëshohet brenda dy javësh; më pas dë jetë rradha e faqes mbas ndeshjes.

Nuk kemi lëshuar Training Camp për përmirësimin e stërvitjes, megjithëse ishte në premtimet tona. Nuk kemi gjetur formulën më të saktë për ta implementuar dhe sinqerisht nuk është në prioritetet tone në këtë moment sepse kemi plot karakteristika të tjera më interesante mbi të cilat po punojmë.

Sisitemi i ri i rënditjes, për të cilin kemi folur në Tetor, po vazhdon në mënyrë të kënaqshme zhvillimin e tij: do tju japim më shumë të reja kur të kemi diçka për të treguar.

Pra çfare të rejash do ketë Hattrick në vitin 2019?

Nga muaji Tetor objektivi ka qënë një lëshim në javë dhe në të shumtën e rasteve e kemi arritur qëllimin. Për ne është argëtuese të punojmë në një mënyrë të tillë dhe duket se edhe përdoruesit e kanë aprovuar këtë gjë. Në muajit e fundit numri i përdoruesve që janë larguar nga Hattrick ka qënë më i ulër se vitet e fundit dhe natyrisht kjo për ne është shumë inkurajuese! Si përherë ka edhe përdorues që i bashkohen lojës për herë të parë. Kohët e fundit kemi bërë pak reklamë lojës në Izrael dhe Portugali, duke rritur numrin e pjesëmarrësve në këto kampionate, por gjëja më e rëndësishme për ne është mbajtja e atyre që janë në lojë tani. Nëse arrijmë të mbajmë këtë ritëm, nuk do jetë e pamundur që në Vitin 2019 Hattrick të kthehet sërisht në rritje, dhe kjo do ishte fantastike! Një nga temat e vitit 2019 do jetë një ripamje e marketingut tonë dhe të ashtuquajturave “growth hacks” (strategji me pak shpenzime por inovative) për të mbajtur gjallë interesin e përdoruesave tonë dhe për të terhqur lojtarë të tjerë.

Takimi ynë kryesor për zhvillin e lojës do jetë në Mars dhe me shumë mundësi aty do vendosim projektet e ardhshme. Kemi akoma sistemin e ri të rënditjes dhe kemi një ide për të përmirësuar ekipet Kombëtare dhe përgjithësisht të gjithë pamjen ndërkombëtare të lojës duke e bërë më të thjeshtë për përdoruesit. Por kohët nuk janë akoma të pjekura për tu futur më thellë me detajet.

Deri atëherë ju pret edhe një muaj me lëshime të tjera të vogla dhe diçka më shumë kur të jetë gati faqja e re e Live. Siò ju kemi premtuar, eksperienca e Live do jetë më e thjeshte dhe më interesante në disa aspekte.


HT-Johan
Lista e të gjithë editorialeve

Reagimet e komunitetit

Akoma nuk është shkruar ndonjë komunikatë për shtyp mbi këtë nga askush.

 
 
Server 081