Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Bota »   Njoftimet 

Njoftimet

5-7-2019 Ndryshimi: Faqja re e ndeshjes dhe Roadmap per verën 2019

Sot po lëshojmë një azhornim të rëndësishëm mbi faqet e raportit të ndeshjeve, si gjithashtu disa të reja të vogla për sa i përket ndeshjeve live. Përveç një performance më të mirë, do keni shumë informacione të tjera dhe një design komplet të ri. Do shfrytëzojmë rastin edhe për të folur mbi roadmap-in e verës.
Gjatë vjeshtës dhe dimrit u munduam të nxirrnim disa lëshime të vogla gati çdo javë, kurse kohët e fundit numri i tyre ka qëne shumë më i vogël. Kjo natyrisht nuk do të thotë që nuk kemi punuar fare "mbrapa skenës", përkundrazi!

Faqja e raportit të ndeshjes është një nga aspektet kyçe të Hattrick, dhe nuk ka ndryshuar për rreth 20 vjet. Gjatë vitit të fundit kemi punuar për të ndryshuar faqen e urdhërave të ndeshjes, faqen e lojtarëve dhe atë të transferimeve. Tani erdhi koha për tu kujdesur edhe për faqen e raportit të ndeshjes.

Gjëja parë që mund të vini re është një design komplet i ri që do ju duket shumë i ngjashëm me live viewer. Faktikisht nuk ka kuptim që vlerësimet e lojtarëve dhe të sektoreve në fushë të paraqiten në një mënyrë gjatë ndeshjes dhe komplet ndryshe pas saj.

Në çdo ndeshje të përffunduar mund të gjeni një pamje të përbashkët me një përmbledhje të ndeshjes: nese klikoni aty mund të mund të shihni fushën me lojtarët dhe vlerësimet për çdo sektor, pikërisht si në Live Viewer. Do shikoni momentet më të rëndësishme sipas rradhës, dhe kemi shtuar disa gjëra të vogla që deri tani ishin implementuar në Foxtrick. Midis këtyre mund të gjeni ikona dhe përshkrime të reja mbi ngjarjet e ndryshme që ndodhin gjatë ndeshjes, gjë do tju thjeshtësojë analizën e saj. Do ketë edhe një opsion "Kopjo tek Shënimet", me të cilën do të keni më të lehtë të kopjoni në forum të dhënat e ndeshjes. Gjithsesi, ndrushimi më i madh i frymëzuar nga Foxtrick, do jetë një krahasim i ri i vlerësimeve midis sektoreve që do quhet "Vlerësimet Efektive". Do keni mundësinë të shikoni konkretisht sa është diferenca në atë sektor, në vend numrave statike që ishin më parë. Në këtë mënyrë do jetë edhe më e qartë se si punon motori i lojës. Përshembull: një ekip me mesfushë 9 që luan kundër një tjetri me mesfushë 6 nuk do tregohet më duke pasur një avantaxh prej 66 %, por një më të lartë. Natyrisht do keni edhe mundësinë të përdorni mënyrën e vjetër të paraqitjes, nëse e dëshironi.

Tek Live Viewer, nuk do ketë një design të ri, por të gjitha statistikat e raportit të ndeshjes (Vlerësimet efektive, përshkrimet dhe ikonat e reja) do gjënden edhe këtu. Përveç kësaj kemi përmirësua edhe vëzhgimin e ndeshjes në Live Viewer, duke bërë më të thjeshtë të kaloni ngjarjet përpara apo mbrapa dhe të shikoni më me kujdes momentet kyçe të ndeshjes. Mbi të gjita ama tani Live Viewer do punojë shumë më shpejt, do karikohet më thjesht dhe nuk do ketë vonesa gjatë azhornimit.

Mbas këtij lëshimit mund ti kthehemi punës për pjesën e mbetur të roadmap.

Në dy muaj e fundit kemi punuar duke ndjekur dy rrugë. Njëra prej tyre ka qënë rinovimi i ekipeve kombëtare dhe për këtë arsye kemi ftuar në një forum të dedikuar të gjithë tranjerët aktualisht në krye të NT dhe paraardhësit e tyre. I kemi shpjeguar që ideja jonë është drejtuar mbi krijimin e një sistemi të ri për NT dhe për Kupën e Botës, në mënyrë që më shumë ekipe të kenë mundësinë për të bërë një rrugë më të gjatë. Kjo do sjelli edhe më pak hile dhe sabotime, si gjithashtu ka për qëllim të agazhojë përdoruesit në mënyra të ndryshme. Përgjigjet që morëm na kënaqën shumë dhe kjo na frymëzojë të vazhdojmë akoma më të bindur drejt kësaj rruge. Kemi në plan të prezantojmë sistemin e ri në një Editorial të veçantë nga fundi i Majit, duke futur në lojë rinovimet e para që nga fillimi i Qershorit dhe prezantimin e formatit të më vonë gjatë këtij viti.

Gjëja tjetër mbi të cilën kemi punuar është më pak intuitive për përdoruesit, por gjithashtu e rëndësihme për lojën: si ta raklamizojmë lojën edhe më tej. Përse tani? Në 6 muajt e fundit kemi parë sinjale pozitive nga vazhdimi i lojës për userat e ri. Janë më shume se në të kaluarën përdoruesit që e vazhdojnë lojën në vend se ta braktsin pak më vonë se ta kenë provuar. Kjo është shumë e rëndësishme për çdo lojë inline dhe jemi të kënaqur. Duke llogaritur këtë aspekt, bëhet e domosdoshme të reklamizohet loja sa më mirë, sepse më shumë përdorues të rinj që mund të afrohen do kenë mundësinë të rrinë me ne.

Kemi filluar të punojmë në këtë aspekt, sidomos duke përmirësuar daljen tonë në motoret e kërkimeve, aspekt ky i fundit në të cilin Hattrick kishte ngelur shumë mbrapa. Kemi punuar nja dy javë mbi këtë dhe do vazhdojmë edhe gjatë Majit, me shpresën që të përmirësojmë statusin e Hattrick në mënyrë që të jetë më e thjeshtë për përdoruesit e ri ti afrohen lojës. E lidhur me këtë është edhe përmirësimi i aktivitetit tonë në rrjetet sociale, për të arritur më thjeshtë sa më shumë njerëz.

Gjithsesi ne mendojmë se arsyeja më e rëndësishme për besimin e përdoruesve të rinj është ndryshimi i politikës tonë mbi lëshimet. Disa lëshime të vogla dhe të shpeshta sjellin më shumë fryte se sa periudha të gjata heshtjeje për të punuar mbi projekte titanike. Do mundohemi me të gjitha forcat të vazhdojmë në këtë rrugë, edhe sepse kjo i bën gjërat më argëtuese jo vetëm për ne por edhe për ju!
 
Server 071