We use cookies - they help us provide you with a better online experience.
By using our website you accept that we may store and access cookies on your device.

Interviste me HT-Johan & Co

Kemi zhvilluar nje interviste me HT-Johan, nje nga pronaret e Hattrick-ut.
Uroj ta shijoni sa me shume! :)

1. Pershendetje Johan, faleminderit qe pranuat te beheshit pjese e kesaj interviste! Ju keni qene pjese e Hattrick-ut per me shume se 15 vite. Kur kujtoni keto vite, cfare ju vjen nder mend ne menyre te permbledhur? Si eshte gjendja aktuale e HT, kur kujtoni kete periudhe te gjate historike?

Faleminderit! Eshte pak e pabesueshme ne te vertete. Ndihem ne nje bote tjeter sot, kur kujtoj perfshirjen time ne vitin 1998. Tani, ende mund ta vendos Hattric-un ne nje pjese se jetes time, edhe pse thuajse dy dekada vone.

Brenda hattrick-ut, ka shume pjese te ndryshme te jetes sime. Ka qene si te thuash nje lufte e vdekshme ate kohe, ne nuk kishim para, asnje nuk e kuptonte ate se cfare ne perpiqeshim te benim, duhet te benim pune te dyfishte per ta bere ne fund te prekshem duke mbetur pa gjume per dite te tera dhe vetem me qellimin e vetem, per ta bere ate sa me te argetueshem.
Sot, une kam disa pergjegjesi te tjera ne jete te cilat kane nevoje te plotesohen me rolin qe une luaj ne Hattrick. Eshte puna ime por per fat, nje pune qe e kemi formuar per te qene teper fleksibel, çka me jep kenaqesine te punoj kur te dua dhe kryesisht ne gjerat qe me te vertete i shijoj.
Jam shume i kenaqur me Hattrick-un dhe jam krenar per ate se çfare kemi ndertuar gjithe keto vite.

2. Si eshte punuar me ndryshimet qe ka pesuar HT, duke qene se ekipi nuk ka qene dhe aq i madh? A ka diçka tjeter qe do te deshet ta implementonit me teper se gjendja aktuale? A eshte diçka me relaksuese apo me e veshtire?

Une mendoj se çlesi eshte te qenet me i thjeshte. Ne jemi me pak njerez, pak kohe e humbur ne menaxhim, dokumentacion dhe takime. Ne takohemi kur duhet te marrim nje vendim dhe pastaj shperndahemi perseri per punet tona.
Duke qene se ketu jane disa lloj personash, eshte gjithashtu akoma me teper qejf se c'ka qene me pare, per nje kohe te gjate. Ndoshta per nje dekade ose me teper.
Te gjithe ne kemi akoma gjera per te bere dhe me shume mundesi, gjera te vogla te detajuara, por kjo eshte akoma me relaksuese.

3. Cilat aspekte te Hattrick-ut do te donit te ndertonit ndryshe nga baza e njohurive te sotme?

Ka shume gjera teknike te cilat ne i beme gabim siç jane ndarja e ID se perdoruesit dhe ID se ekipit, per te cilat une ndjej pendese ndonjehere.
Tani, perdoruesit marrin ekipet dhe kur kjo gje ndodh, te dhenat humbasin. Nuk eshte ndonje gje shume e veshtire per ta realizuar, por kjo gje me ka merzitur per shume kohe gjate viteve.
Nga pikpamja filozogike, une do te isha shqetesuar me pak, nese do ta kishim rregulluar kete gje qe ne fillim. I kam dhene Hattric-ut shume nga emocionet e mia gjate viteve, me teper se ç'do gje tjeter dhe ne shumicen e rasteve, do te doja t'i sherbente çdokujt mire, nese une do te provoja te merrja kenaqesine e te luajturit, duke kontribuar diçka. Dhe per ta bere kete gje me mire, ndoshta duhet te kujdesemi te gjithe bashke.

4. Na lejoni te dime dicka me teper. Cilat jane tre fushat ku Hattrick-u ka nevoje te ndryshoje diçka?

Ne jemi duke pergatitur nje kercim te madh brenda teknologjise se telefonit celular dhe kjo gje, eshte fare e qarte se me cilen fushe jane duke shkuar lojrat.

Jemi duke e bere lojen me te thjeshte dhe me te argetueshme per ta luajtur nga telefonat celulare. Se dyti, doja te thoja se nje fushe e madhe qe eshte gati per t'u pare, eshte perngjasimi i lojes ne formatin simulator, te cilen, ne nuk e kemi prekur per nje kohe te gjate.

Se fundi, une besoj se ne mund te bejme akoma me shume, per te rritur komunitetin ne aspektin social, sa i perket keshillimit te skemave.

5. A mund te perballohen ndryshimet e bera ne motorin e lojes per nje periudhe te gjate? Cila eshte fusha te cilen ju keni vendosur qe te mos preket? Mendoni se mund te shtoni mundesite strategjike ne motorrin e lojes? Aktualisht, motorri favorizon qartesisht mundesine per te ngritur vleresimet ne sulmet e krahut se sa ato ne qender dhe formacione te caktuara ku disa urdhera individuale te lojtareve, kane me teper kuptim se sa te tjerat.
Mendoni se ky eshte nje problem me vete?


Jo, sigurisht qe lloje te tilla ndryshimesh, kane ndodhur disa here ne historine e HT. Sic thashe me siper, eshte nje fushe ne te cilen ne i mbajme syte hapur, ose te pakten, une e bej nje gje te tille.

6. Nje teme qe çuditerisht nuk disktutohet shume, eshte sistemi i stervitjes. Stervitja eshte nje zone e rendesishme ne HT, por nuk eshte nje fushe per te cilen, ju nuk keni marre nje vendim shume shpesh. Ne shumicen e rasteve, behet nje ndryshim i vogel te stervitja dhe pastaj, lihet e pa prekur per muaj te tere. Duke u nisur nga kjo logjike, nuk eshte nje fushe e cila mund te preket sa here te kemi qejf.
A keni nje mendim per ta ndryshuar kete. Per shembull, a mund te preket ideja per te dhene urdhera per nje lloj stervitje per disa lojtare te caktuar? Kjo do te jepte mundesine qe shume ekipe te stervisnin lojtare te rinj ne ekip, sepse jo domosdoshmerisht, dikush mund te sterviti lojtarin per vite me rradhe vetem ne nje lloj stervitje.


Mendoj se eshte nje ide e mire. Stervitja eshte nje nga zonat te cilat puna jone e ka pare gjithmone me perparesi, por sic ju deklaruat, eshte me te vertete nje fushe me vete ne Hattrick dhe ne kete kuptim, mundesite per te bere ndryshime jane jo shume te medha edhe pse duhet ta bejme ate me argetuese dhe me strategjike. Nuk ka plane per te bere ndryshime por eshte me te vertete nje ide interesante.

7. Cili eshte vendi i Akademise Rinore ne axhenden tuaj? Shume menaxhere, mendojne qe tipari qe shoqeron stervitjen aty, eshte e ardhmja e ndritur, ne kuptimin qe stervitja aty eshte me interesante, por qe per shume kohe, ju keni qendruar te heshtur ndaj saj dhe pas ndryshimeve qe keni bere me stafin e ri, aty nuk eshte bere asgje ne menyre qe te ndihen ndryshimet.
Eshte e dukshme qe tregu eshte i fokusuar ne lojtare me moshe shume te re dhe secili lojtar i cili nuk promovohet ne moshen 17.0, ka disavantazh ne stervitje, ne krahasim me lojtaret e stervitur ne ekipin e pare. Kjo sepse dikush fiton aq shume para per nje lojtar te ri dhe shume te mire se sa per te gjithe lojtaret e tjere se bashku.
Kjo perforcon edhe faktorin random ne AK. Pra, suksesi varet jo se sa mire menaxhon stervitjen, por se sa, scout-i yt, vendos te te japi nje lojtar te mire dhe ne moshe 15 vjecare. A keni ndonje plan sa i perket kesaj? Ose ndoshta plane shtese per Akademine?


Ne nuk kemi ndonje plan per te azhornuar Akademite.
Ketu eshte nje grumbull i vogel gjerash te cilat mua me pelqen ti ndryshoj, por ka disa gjera te cilat kane te bejne me ndertimin e faqes dhe qe ne nuk u kemi dhene rendesine e duhur qe kur sistemi eshte nisur.
Problemi me akademite, është se aty është me të vërtetë është një nënsistem i madh, i cili kërkon shume "fuqi mendore" për të shkuar deri aty sa te fillojme vlerësimin e kodit. Jam i sigurte se ne do t'i afrohemi nje dite, por ne momentin qe aty do te duket dicka premtuese per te zhvilluar.

8. Mund te tregoni dicka rreth sjelljes dhe influencimit te menaxhereve ndaj stafit te ri? Jane shpenezuar shume para per te? A eshte shpejtesia e stervitjes mesatarisht me e shpejte per shkak se shume menaxhere kane zgjedhur ndihmes trajnera? Kryesisht, a keni bere analiza duke nxjerre diçka konkrete rreth tyre?

Nuk kemi asgje per te treguar ne kete pike, por sigurisht ne mbajme syte ne ate se si ndryshimi i sistemit prek ekonimine dhe menyren e te luajturit gjate kohes.

9. Mendoni se eshte e mundur qe ju te pershtatni efektet e llojeve te sfafit pas disa kohesh? A keni plane per lloje te reja sfafesh? Per shembull, per nje agjent transferimsh po diskutohet se fundi... Apo po mendoni qe aktualisht te kufizoni transferimet duke pasur parasysh tregun?

Nese eshte e nevojshme, absolutisht qe nuk ka problem per te bere rregullime ne çdo funskion te lojes, ashtu siç kemi bere shume here edhe ne te kaluaren.

10. Thuajse te gjithe perdoruesit mendojne se disa gjera ne Hattrick, nuk jane te balancuara mire. Per shembull, gjendja shpirterore e fansave peson ulje drastike, veçanerisht nese ekipi kalon nje faze jo te mire por edhe pas nje ndeshjeje te vetme, ndersa ngritja eshte shume e ngadalte.
A mendoni te ndryshoni disa gjera por ketu ka tema te tjera me me shume rendesi. Per gjendjen shpirterore te fansave, duket qe mund te rregullohet dicka duke levizur pak parametra.


Duket keshtu, por aktualisht, gjendja e fansave eshte nje nga me te veshtirat ne Hattrick, per fat te keq. Ne kete kontekst, nese do te jepja nje shembull, eshte sikur dikush te perpiqet te ndaje me zgjuarsi dicka shume-shume te holle dhe ne perfundim edhe ta shkurtoje...
Ne mendojme se tani eshte me mire se çfare kemi bere me pare, por perseri, eshte nje nga faturat qe ka nevoje per nje analize te madhe te dhenash dhe azhornim, keshtu qe le te themi se duhet te presim ende per kete gje.

11. Si mund ta imagjinojme se cila mund te jete tema tjeter qe do te trajtoni? Sa flisni per gjera te bukura? Per shembull, kur eshte fjala tek perqindja e vlerave ne karakteristika te veçanta?
A ju ben dikush propozim si fillim dhe pastaj ju filloni te flisni? A simuloni ju?
Cili eshte roli qe luan forumi ne kete proces? Ndikoheni pak nga nje postim i vetem apo kur shikoni se ka shume interes per te?
Nga ana tjeter, a ka gjera te cilat do te donit qe t'i ndryshonit pozitivisht ne loje, por nuk i beni sepse e shikoni se komuniteti do te "protestoje"?


Per shembull, ne kemi patur nje teme, qe ndonjehere jemi perpjekur ta zhvillojme lojen ne nje stad me te larte. Nje shtytje te lehte per perdoruesit e rinj, per seri me aktive, pa ekipe bot etj. Kemi shtuar opcione shoqerore si per shembull duke u derguar ftese vendeve bosh ne seri ne ligen ku ndodhen, te krijojme Kupa te reja dhe te rrisim shperblimet ne vlere monetare etj, keshtu qe ka dicka per te cilen ia vlen te luftosh.

Ka shume pjeseza te vogla dhe ne nuk presim qe te gjitha ato te kene shume impakt, por si nje e tere, ne ndjejme se po e drejtojme lojen ne rrugen e duhur dhe kjo eshte me e rendesishmja per ne. Une mendoj se qellimisht ndaluam nga perpjekjet per te futur forumin ne ç’do pjese te rruges. E kemi provar ne te kaluaren dhe perfunduam te “paralizuar” dhe te pavendosur kur degjonim dhe merrnim pjese shume.
Por kur ne vendosem te ndryshojme, atehere ishim shume te lumtur qe te perdornim energjine dhe kreativitetin e forumeve ne menyre qe te shpejtonim dhe te permiresonim procesin e zhvilimit.

12. Tjeckeni tha ne nje editorial se ne te ardhmen, kenaqesia e lojes nuk duhet te ndertohet ne faktin se efektet dhe te kuptuarit e disa gjerave nuk jane shume te qarta dhe perdoruesit nuk mund ti kuptojne lehte, por mbi te gjitha duke qene mundesisht sa me shume transparent, keshtu qe perdoruesit te mund te perdorin njohurite e tyre per nje strategji me vendosmeri. A eshte kjo gje veçanerisht në axhendën tuaj? A mendoni se eshte e mundur qe ju te perdorni mekanizmat ekzistues, si per shembull gjitheperfshirjen e kuptimit per lojtaret e rinj apo aspektet e llogaritjes se SE?

Eshte akoma ne axhende, por mbase nuk mund te jete prioritare si me pare. Sistemi i ri i stafit eshte me shume transparent, por une nuk jam i sigurt se transparenca e ben kete me argetuese! Por ne zgjedhjen midis fshehtesise dhe transparences, basti jone eshte perfundimisht mbi transparencen, tani dhe ne te ardhemen.

13. Cili eshte emri i maces tuaj? Dhe a do te kete akoma Hattrick gjate 10 viteve?

Une jam nje adhurues i maceve, por per fat te keq e dashura ime nuk eshte, keshtu qe ne vendosem te kemi femije :)
Unë mendoj se ka shume shanse qe Hattrick-u te jete edhe gjate 10 viteve dhe mendoj se do te jete edhe vitet e ardhshme pas kesaj periudhe.



Nese jeni te interesuar per te lexuar akoma per ate se çfare mendojne apo thone njerezit qe punojne per HT, ketu jane disa pergjigje te ndryshme te HT-Artspam (16570966.119) dhe HT-Bodin (16570966.99).

Shenim i editorit: Ju pelqeu artikulli? Mos harroni te beni "like" ne fund te faqes. Mund te diskutoni per te ne temen ne Global ne kete link: (16730604.1)

2014-12-25 13:32:24, 2927 views

Link directly to this article (HT-ML, for the forum): [ArticleID=18468]

 
Server 071